Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Citime nga selefët për jetën e kësaj bote

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Citime nga selefët për jetën e kësaj bote

Mesazh nga melika prej Thu Apr 22, 2010 5:55 pm

Citime nga selefët për jetën e kësaj bote
Sufjan ath-Thauri ka thënë"Dashuria e njeriut për jetën e kësaj bote tregohet në mënyrën se si ai i përshëndet njerëzit".

[Shiko një njeri të varfër...asnjeri nuk i flet. Njerëzit e përshëndesin me shumë kujdes sikur kanë frikë se mund të preken nga varfëria e tij. Por shikoni si mirëpritet një i pasur edhe nëse nuk falet. Njerëzit ngrihen në këmbë duke buzëqeshur dhe secili kërkon ta përshëndesë i pari. Vini re ndryshimin mes një burri që është i madh tek Allahu dhe një tjetri që nuk peshon as sa krahu i një mushkonje – por kjo është jeta!.


Tregon Muhamed ibn Abi Imrani: "Dëgjova një burrë që po pyeste Hatim al-Asammin: "Ku e ke bazuar besimin tënd tek Allahu?\' Ai u përgjigj: \'Në katër pika: e dija që furnizimi im nuk mund të hahej nga dikush tjetër dhe jam i sigurt për këtë; e dija që detyra ime nuk mund të bëhet nga një tjetër, prandaj u angazhova ta kryeja atë. E dija se vdekja do të më vinte papritur, prandaj u përgatita për të. E dija se kudo që isha Allahu më shihte, prandaj kam gjithmonë turp prej Tij".



Abdullah ibn Mubarak ka thënë: "O njeri! Përgatitu për botën tjetër. Bindu Allahut në atë shkallë që ke nevojë për Të dhe zemëroje atë në shkallën e durimit tënd në ferr".



Abu Safuan as-Ruwinin e pyetën: "Cila jetesë dënohet nga Allahu në Kuran dhe që njeriu i arsyeshëm duhet ta shmangë?" Ai u përgjigj: "Ajo që do në këtë botë duke kërkuar përfitime të kësaj bote dënohet dhe ajo që do duke kërkuar përfitime për botën tjetër lavdërohet".



Jahja ibn Muadhi ka thënë: "Sa i ngratë është njeriu, nëse i frikësohet ferrit po aq sa i frikësohet varfërisë, atëherë do të hyjë në parajsë".



Ali ibn Al-Fudayl ka thënë: "Dëgjova babanë t\'i thotë Ibn Al-Mubarakut: \'Ti na urdhëron të heqim dorë nga kënaqësitë e kësaj bote dhe të kënaqemi me minimum, ndërsa po blen mallra, çfarë është kjo?\' Ai u përgjigj: \'E bëj për të mbrojtur veten dhe nderin tim dhe kjo më ndihmon t\'i bindem Zotit tim\'. Babai im tha: "Sa mirë nëse kjo arrihet të kuptohet".



Një asket tha: "Nuk njoh asnjeri i cili ka dëgjuar për ferrin dhe parajsën dhe harxhon një orë të jetës së tij pa u falur, pa e përkujtuar Allahun, apo pa bërë një vepër të mirë". Një burrë tha: "Unë qaj shumë". Ai i tha atij: "Të qeshësh dhe të pranosh mëkatet e tua është më mirë se sa të qash dhe të jesh krenar për veprat e tua". Burri tha: "Kam nevojë për këshillën tënde". Ai u përgjigj: "Lëre jetën e kësaj bote tek banorët e saj, ashtu si ata ua kanë lënë jetën tjetër banorëve të saj".



Shumait ibn Ajlan thoshte: \'Dy njerëz mundohen në jetën e kësaj bote: i pasuri të cilit i është dhënë shumë pasuri, e cila e mban të zënë me kënaqësitë e kësaj bote dhe i varfri të cilit kënaqësi të tilla i janë privuar, por të cilat i dëshiron me zemër në dorë".



Al-Hasan ka thënë: "Sa e mirë është jeta e kësaj bote për një besimtar, sepse ai e përdor atë për të përgatitur furnizimin e tij për në parajsë. Dhe sa e keqe është për një jobesimtar i cili e përdor atë për të përgatitur furnizimin e tij në ferr".



Jahja ibn Muadhi ka thënë: "Jeta e kësaj bote është një shtëpi veprash dhe jeta e përtejme është një shtëpi tmerresh. Njeriu mbetet mes veprave dhe tmerreve derisa të vendoset në ferr apo në parajsë".



Njëri prej selefëve ka thënë: "Kujdes nga jeta e kësaj bote sepse magjia e saj është më efikase se ajo e Harutit dhe Marutit. Këto të fundit ndajnë një burrë nga gruaja e tij, ndërsa jeta e kësaj bote ndan njeriun nga Zoti i tij".



Ebu Darda ka thënë: "Çdo njeri ka një papërsosuri të dijes dhe urtësisë, nëse pasuria e tij rritet, ai gëzohet shumë edhe pse dita dhe nata po punojnë për të shkatërruar jetëgjatësinë e tij. Pra çfarë vlere ka pasuria që rritet ndërkohë që jetëgjatësia ulet?".



Al-Hasan al-Basri ka thënë: "Habitem nga ata njerëz, të cilët urdhërohen të përgatisin furnizimin e tyre, pastaj lajmërohen për fillimin e udhëtimit, por prapëseprapë ata mbeten të shkujdesur në diskutimet e tyre të kota dhe në veprat e tyre të padobishme".



Një burrë shkoi të këshillohej me Sufjan ath-Thaurin dhe ai i tha: "Puno për hir të kësaj jete, në atë shkallë sa do të rrish në të dhe për jetën tjetër në atë shkallë sa do të rrish në të".



Al-Fudayl ibn Ayyad ka thënë: "Frika e njeriut ndaj Allahut është e barabartë me dijen e tij për Të dhe heqja dorë nga kënaqësitë e kësaj bote është e barabartë me dëshirën e tij për botën tjetër".



Salman ibn Dinar ka thënë: "Atë që do ta kesh në botën tjetër duhet ta favorizosh sot dhe atë që e urren ta kesh me ty, duhet ta braktisësh sot".



Një poet ka thënë: "Mos kërko gjë tjetër përveç kënaqësisë, sepse aty është lumturia dhe rehatia e trupit tënd. Pastaj merr parasysh rastin e një personi, cili zotëron gjithë botën, por a mund të marrë ai me vete në varr më shumë se një qefin?".

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi