Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Profeti Muhammed a. s - shembulli më i mirë për rininë e sotit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Profeti Muhammed a. s - shembulli më i mirë për rininë e sotit

Mesazh nga melika prej Thu Apr 22, 2010 5:59 pm

Rinia sot shohin shumë salltanate dhe ceremoni kur vjen çështja te politikanët dhe liderët...

Nga: Idris TAWFIQ

"Muhammedi a. s nuk është baba i askujt në mesin e juaj, por ai është i dërgur i Zotit, dhe vula e pejgamberëve, dhe Allahu është i Gjithëdijeshëm për cdo gjë" (Al-ahzab: 40)

Rinia sot shohin shumë salltanate dhe ceremoni kur vjen çështja te politikanët dhe liderët. Duket sikur keni shumë autoritet, më shumë qilimi i kuq është i rezervuar, më shumë veshje speciale dhe stolira jeni i propozuar për t'i mbathur, dhe më shumë liri ju duhet për të shprehur mendimet tuaja – nëse ato janë të mbështetura me fakt ose jo, dhe s'ka gjë sa shumë mund ato t;i ofendjnë të tjerët.
Por le ti hedhim një sy Pejgamberit të fundit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe shih plotësisht dallimin në mes cka është tash dhe cka ishte më para.
"Cili është Muhammedi?" Aq modest ishte i dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), saqë të huajt shpresonin se ky duhej kërkuar në xhaminë e Medinës. I ulur në safin e besimtarëve për lutjet ditore Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), me thjështësinë e tij dhe sjelljet modeste, nuk mund të ishte i hijshëm nga të tjerët (nuk u dallu nga të tjerët).
Ai ishte aq i butë, aq i shquar, tepër i qetë kështu që asnjë nuk mund ta veconte jashtë si udhëheqës. Fëmijët dhe të rinjtë mund t'i drejtoheshin atij për të pranuar një përshendetje të ngrohtë ose për ta pyetur këtë fisnik, tashmë modest, një pyetje ose disa këshilla. Ai dukej si një njeri i thjeshtë në lutjet e qeta. Nuk kishte asnjë shenjë të luftëtarit të madh, ishte ndermjetësues i aftë në kohën e luftës dhe paqës, ishte burrështeti. Nuk kishte asnjë shenjë se ky ishte burrë, nga mesi i gjithë burrave, ishte i zgjedhur për të pranur mesazhin përfundimtar të Krijuesit për tërë njerzimin. Në xhami, përkushtimi i tij ishte vetëm në Allahun e Lartësuar.
Ai ishte sikur çdo musliman, të cilët hynin për t'u falur. Dhe tashmë, ndryshe nga muslimanët e tjerë, ai ka qenë i zgjedhur si vulë e Pejgamberëve, më i nderuari dhe më fisniku prej njerëzve. Ai ishte i vetmi të cilin Allahu e zgjodhi për t'a udhëhequr gjithë njrëzimin.

Pengesat në rini

Ishte jetim prej moshës 6 vjecare dhe lindi në një rajon relativisht të parëndësishëm të botës, në nje familje të thjeshtë, Mhammedi a. s s'dinte as lexim as shkrim. Kur u urdhërua nga meleku Xhibril për t'i recituar ajetet e para të lavdishme nga Kur'ani, Muhammedi a. s mundej vetëm të pergjigjet se nuk ishte i aftë për t'i lexuar ose recituar ato.
Profeti Muhammed (paqja dhe mëshira qofshin mbi të) nuk kishte as fuqi as pasuri. Ai nuk ishte i pajisur me gjërat të cilat bota i konsideronin të rëndësishme. Tashmë Allahu e zgjodhi atë prej të gjithë njerëzve në botë që të jet sic thuhet në Kur'an "mëshirues i mbarë njerëzimit".

Mëshira

Ky është roli që muslimanët e rinj duhet marrë përsipër në këtë botë e cila është aq shumë e mbushur me çrregullime dhe urrejtje. Rinia janë bartësit e mesazhit nga Muhammedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe ai është mesazh i mëshirës. Në personalitetin e tij, Profeti Muhammed (paqja dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të) ishte mëshirë për të gjithë njerëzit në tokë. Një njeri aq i sjellshëm, aq besimtar, aq i devotshëm në lutje dhe i bindur në urdhërat e Allahut ka qenë i zgjedhur udhërrëfyes për gjithë njerëzimin. Ne duhet ta pyesim veten tonë, sa afër jemi duke e jetuar jetën tonë në pajtim me mesazhin e Muhammedit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)? Nëse ne jemi duke jetuar në këtë rruge, asnjë problem nuk do të jet tepër i madh për të na mposhtur, e ardhmja jonë do të jet e sigurt para nesh, dhe kundërshtimi i rinisë në moshën madhore do të duket i vogël. Nëse muslimanët e rinjë bashkanjgjiten në radhët e ndjekësve të Muhammedit (s.a.v.s.), ata do t'u bashkangjiten radhëve të të mëshirshmëve, besimtarëve, dhe pikërisht njerëzit nga të gjitha moshat, prej fillimit të kohës. Me të vërtetë, Allahu xh. sh hap rrugën për ata të cilët sinqerisht i binden Atij xh. sh dhe të dërguarit të Tij.

Shokët e tu

Njerëzit e mirë duhet rethuar veten me shoqëri të mirë. Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ishte i rrethuar me njerëz të cilët e arritën kënaqësinë e Allahut. Pyete veten: Me cilin shoqërohesh dhe pse? Shokët e tu pasqyrojnë se kush je ti. Në fund të jetës së tij, kur Profeti Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ishte i qetë për të pushuar në tokë, varrimi i tij ishte shoqëruar me zemër të thyer nga shokët dhe bashkëudhëtarët e tij. Ata kishin qenë bashkë për shumë kohë, madje edhe para shpalljes së Kur'anit Famëlartë, dhe tani kishin mbetur të vetëm, pa një udhëheqës për herë të parë për aq shumë vite. Imagjinoje veten tënde sikur të ishe në kohën e Profetit (paqja dhe meshira e Allahut qoftë mbi të); Imagjino duke ecur nëpër gjurmët e tij të bekuara. Nëse ndjek Sunnetin e tij, ti je duke ecur në gjurmët e tij sot!
Trupi i tij nuk ishte i qetë të pushonte në disa varreza të mëdha si një forcë shpresuese për një njeri aq të rëndësishëm dhe me ndikim të madh. Më saktë, ishte vendosur poshtë në tokë, në një vend ku ai përdorte një hasër të thjeshtë për të fjetur. Ebu Bekri për ta mbledhur turmën e njerzve para tijë paraqiti arsyen e kësaj tragjedie. Në momentin kyç të përhapjes së Islamit, ata prisnin që Ebu Bekri, shoku më i ngushtë i Profetit, duhet ketë për të thënë. Fjalët e tij për ato ishin të mbushura me mençuri. "O njerëz" ai tha "Nëse ndokush e do Muhammedin, le ta dijë se Muhammedi është i vdekur. Por nëse ndonjëri adhuron Allahun, le ta dijë se Ai është i Gjallë dhe nuk dotë vdes kurrë".

Vetëm humaniteti

Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënqur me të) u tregoi muslimanëve besimtarë se Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ishte njeriu më fisnik që ka jetuar, por ai nuk ishte Zoti i të gjitha krijesave. Ai ishte njeri si gjithë njerëzit. Dhe ky është model i Islamit, pra, i pazakonshëm. Tashmë në botë përafërsisht ka 2 milijard muslimanë, dhe ne jemi të vëmendshëm në atë çfarë tha dhe veproi Pejgamberi jonë i dashur (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Çdonjëri prej nesh falet së paku 5 hërë në ditë. SE NUK KA HYJNI TJETËR, PËRVEÇ ALLAHUT DHE MUHAMEDI ËSHTË ROB DHE I DËRGUAR I TIJ. Ky është thelbi i besimit tonë. Në të njëjtin frymëzimin në të cilin ne deklarojmë besimin e Një Zoti të vërtetë të njerëzimit dhe gjithçka që ekziston, ne deklarojmë besimin në të derguarin e tij. Dashuria dhe nderi që ne kemi për Profetin Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është si njëra edhe tjetra e vërtetë e serioze. Ne shohim atë si më fisniku, më i sjellshmi dhe më i ëmbli nga njerzit dhe ai ende për mbetet më i përpikti njeri. As një zot e as një i shenjtë. Ne nuk i atribojmë Pejgamberit tonë aftësi magjike. Kjo mund të jetë sharje kundër fesë në bëjshim kështu. Ne shohim si një njeri i thjeshtë, i zgjedhur në mesin e njerzve, me të njejtin kujdes dhe shqetësim që këmi ne. Por në Profetin Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ne shohim se është për neve të dedikojm gjithë jetën tonë për Allahun duke jetuar nën mbikqyrjen eTij, ende jetojmë në mënyrë mesatare jetën. Jo zot por njeri si ne, Profeti Muhamed na tregoi ne për jetën e tij dhe shembullin se islami është rruga e përkryer e mënyrës së jetesës dhe kjo është mundësia për të arritur lumturi me pasimin e kësaj rruge. Nëse ti kupton se jeta yte është duke të marrë në një drejtim tjetër, ndalu dhe mendo. Mos merr vendime në rininë tënde të cilat do të çojnë në një rrugë tjetër, e cila të drejton larg nga rruga e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Diçka e veçantë

Në Islam nuk ka klerikë dhe papë. Kështu që, ndoshta, ëshë sekret i Islamit. Nuk ka njohuri speciale të rezervuara për një cilësi të besimtarit profesional. Nuk ka ndërmjetës në mes të Krijuesit dhe krijesave. Islami është i juaji për ta marur. Sa prej neve zgjatet dhe mendon se cfarë Islami ka për të ofruar?Sa prej neve jemi model i ndritshëm i mëshirës dhe drejtësis që Islami mund ta zhvilloj tek ne ?Cili prej neve mund të bie i rraskapitur përpara jush Krijus dhe të thot çfar ka nevojë për të thënë pa ndihmën e askujt. Vetëm ju dhe krijuesi juaj!Ne mund ta shohim këtë në mënyrë të qart brenda ndonjë xhamie. Muslimanët burra dhe gra, secili në vendin e tyre, mbledhen në xhami për t'u falur pesë her në ditë. Ata falen së bashku si një bashkësi, në grumbullim, pranojnë bekimin për shumë vepra, ende është e qartë për çdo kënd i cili shikon në atë, se çdo musliman është i interesuar të flas me Zotin e tij ose saj indivdualisht. Ndoshta kjo është ideal, më shumë se cdo gjë tjetër, për t'u bërë vendbanimi i Pofetit Muhammed aq fuqishën në zemrën e çdo muslimani. Muhammedi s. a. ë. s ishte një njeri dhe ai themeloi atë të mundshmen, me ndihmën e Allahut, për t'a mbijetuar çdo nevojë, nga Islami. Kështu që ti dhe unë, pastaj, mund të mundohemi për ta bërë të njenjtën dhe, me ndihmën e Allahut, ne mund ta mbajm gjallë besimin tonë sikur i dashuri jonë Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).


IDRIS TAWFIQ është një musliman Britanez i cili jeton dhe punon në Egjipt. Ai kishte harxhur disa vjet duke punuar me të rinjtë. Ai ishte një kryetar i edukimit fetar në shkolla të ndryshme në Britanin e Madhe dhe, ndoshta shumë i mrekullueshëm, para se t'a përqafoj Islamin ai ishte një prift katolik. Ju mund ta vizitoni webfaqen www. idristawfiq. com.

Përktheu nga anglishtja: Zeqir ESATI - Kumanovë

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi