Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Rasti i parë i ngjalljes së të vdekurve nga Isai a.s.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rasti i parë i ngjalljes së të vdekurve nga Isai a.s.

Mesazh nga melika prej Thu Apr 22, 2010 6:06 pm

Rasti i parë i ngjalljes së të vdekurve nga Isai a.s.

Rasti i parë i ngjalljes së të vdekurve ka ndodhur ditën,kur një herë,kaloi pranë një gruaje,e cila qëndronte afër një varri duke qarë.Ky pyeti:“ ç`ke,oj grua?“ „Më ka vdekur vajza e hasretit,andej i jam betuar Zotit se edhe unë nuk do të largohem nga ky vend,përderisa nuk e shijoj vdekjen sikurse ajo,ose përderisa Allahu nuk ma ngjall,e ta shoh sërish.“,u përgjigj ajo.Në këtë Isai tha:“çka mendon ,nëse do ta shihje sërish,a do të largoheshe prej këtu ?“ „Po“,u përgjigj ajo.Isai i fali dy rekate namaz,iu afrua varrit,u ul afër tij dhe thirri:“O ti,filan-filanja,ngrihu,me vullnetin e Allahut të Mëshirshëm dhe dil jashtë!“ Në këtë varri u drodh ,e ai përsëri thirri,ndërsa varri u hap,sipas vullnetit të Allahut.Pastej thirri edhe herën e tretë,e ajo u ngrit,duke shkundur pluhurin nga koka.Atëherë Isai e pyeti:“Përse nuk u ngrite menjëherë?“ „Kur më erdhi thirrja e parë“,tha ajo,“Allahu ma dërgoi engjëllin ,i cili ma dha formën.Pastej më erdhi thirrja e dytë,e ai ma frymëzoi shpirtin,e, pas thirrjes së tretë,u frikësova se kjo ishte thirrje për Ditën e Kijametit ,andej nga frika m`u thinjën edhe flokët ,edhe vetullat,edhe qerpikët e syve.“Atëherë ajo u kthye kah nëna e vet,e tha:“Oj nënë,çka të shtyri e të shijoj dy herë hidhërimin e vdekjes ?Oj nënë,ki durim dhe mbështetu në Allahun,ngase unë për këtë botë nuk kam kurrfarë nevoje.O Fryma e Zotit,dhe Fjalë e Tij,lute Zotin që të më kthejë në atë botë dhe të ma lehtësojë hidhëtine e vdekjes!“Isai kërkoi këtë nga Zoti i tij,e Ai sërish e mori tek Vetja,duke shafitur sërish në dhe. (Rrëfime për të Dërguarit e Allahut,faqja 638)

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi