Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Shpendi i cili thirri në Tevhid

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shpendi i cili thirri në Tevhid

Mesazh nga melika prej Thu Apr 22, 2010 6:13 pm

Shpendi i cili thirri në Tevhid

Hud`hudi ky shpend i cili thirri ne Tevhid kaloi para një populli i cili i bënin Allahut shok në adhurimin e tij , dhe nuk u pajtua me këtë vepër që ata e bënin , e paraqiti këtë qeshtje para atij që mundet të bën ndryshimin e të keqes e paraqiti te Sulejmani – alejhi selam - .

Ndegjo se q`far thotë Kurani Fisnik duke e përshkruar këtë ngjarje shum precize :

20. Dhe vështroi shpendët e tha: "Ç'është që nuk e shoh Hud`hudin ? Jo, ajo nuk qenka këtu!"

21. Unë do të dënoj atë më një dënim të ashpër ose do ta therrë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).

22. Ajo nuk zgjati shumë e tha: "Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt".

23. Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (Popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.

24. Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.

25. (i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.

26. All-llahu është një, nuk ka Zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh. Neml 20-26

Ne do të ndalemi në disa pika :

Pika e parë : Sulejmani – alejhi selam – e humb atë që e kishte nen përgjegjësi dhe pyet për të , kjo është prej bazave të rendesishme në shtetin Islam.

Pika e dytë: Tri ligje duhen të zbatohen për atë që e thyen urdherin e Halifes Kryetarit të Muslimanve :

1 . Denimi : Argument fjala e Allahut : Unë do të dënoj atë më një dënim të ashpër.

2 . Egzekutimi : Argument fjala e Allahut : Ose do ta therrë atë.

3 . Pyetja rreth shkaqeve te vonimit dhe argumentet e arsyetmit : Argument fjala e Allahut : Ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim). dmth argument të qart ose arsye të pranuar.

Pika e tretë : Hud`hudi nuk u pajtua me gjendjet e popullit të Sebeit sepse ata kishin thyer natyrshmerin në të cilen i kishte krijuar Allahu dhe ju kishin nenshtuar një mbretreshe që adhuronin diellin .

Pika e katert : Hud`hudi nuk u pajtua me këtë vepër të keqe që e bënin ai popull që adhuronin dikë tjetër veq Allahut dhe kjo ishte se ata i bënin sexhde diellit e jo Allahut dhe pasiqe ai e pa se nuk mundi ta ndryshonte këtë gjë të keqe e paraqiti qeshtjen tek ai që mundet me ndryshuar dhe u nis menjeher .

Pika e pestë : Si u argumentua Hud`hudi për egzistencen e Allahut ? Që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë.

Hud`hudi është krijes shum interesante , ai shkon në një vend ku njeriu nuk shef asgjë dhe ai prej atij vendi ku gjindet e leshon shikimin e tij dhe e shef krymbin ne mbrendesi të tokes dhe e han atë , mirpo bëhet pyetja : Si e shef atë kur dihet se ajo është e fshehur në mbrendesi të tokes ?

Thojn Shkenctaret : Allahu i ka krijuar Hud`hudit në syt e tij disa qeliza me të cilat shef me to në mbrendesit e tokes për ta marr rrizkun që Allahu ia ka caktuar .

I lartësuar qoft Allahu i cili ka krijuar dhe persosur ka caktuar q`do send dhe e ka udhëzuar .

Përktheu: Ebu Ammar

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shpendi i cili thirri në Tevhid

Mesazh nga Zeid prej Thu Apr 22, 2010 11:10 pm

Allahu ju shperbleft moter per ket tem te dobishme

Zeid
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 2
Points : 2
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 08/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shpendi i cili thirri në Tevhid

Mesazh nga melika prej Fri Apr 23, 2010 12:01 am

amin edhe ty vellah inshallah

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shpendi i cili thirri në Tevhid

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi