Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e sakrificës së Ibrahimit

Shko poshtë

Historia e sakrificës së Ibrahimit Empty Historia e sakrificës së Ibrahimit

Mesazh nga melika Thu Apr 22, 2010 6:11 pm

Vëllezër dhe motra, të gjithë ne e dimë historinë e sakrificës së Ibrahimit, alejhis-selam, dhe ne themi se ishte një test nga Allahu, subhanehu ve teala. Por a e kuptojmë me të vërtetë se çfarë kaloj Ibrahimi? A e kuptojmë se çfarë do të ishim në vend të Ibrahimit? A mund ta marrim me mend çfarë ndodhi? Pse e konsiderojmë Ibrahimin si babain e besimit? Çfarë ishte ajo që ai arriti?
Ibrahimi, alejhis selam, është i dalluar në Kur’an me titullin halil-ul-Allah (mik, i dashur, i afërt, i Allahut). Në suren en-Nisa Allahu thotë: ”Kush ka fe më të mirë se ai i që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin për të dashurin më të ngushtë”. [en-Nisa: 125]
Ai është gjithashtu i përshkruar në Suren en-Nahl si një model: ”Vërtet, Ibrahimi ka qenë shembëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët”. [en-Nahl: 120]
Ibrahimi ishte i lindur në mesin e adhuruesve të idhujve dhe të yjeve, në shtëpinë e Azerit, baba i tij, i cili ishte një idhujbërës. Ibrahimi ishte midis kufarëve por nuk ishte prej tyre. Ai ishte si një lule tevhidi që rritej mes barishteve të shirkut.
”Përkujtoju (o i dërguar) kur Ibrahimi i tha babait të vet Azerit: “A statuja (idhuj) adhuron për zota? Unë po të shoh ty dhe popullin tënd në një humbje të sigurt”. [En’am: 74]
Nga Shtëpia e Azerit Ibrahimi sfidoi politeizmin e njerëzve të tij. Me të vërtetë Ibrahimi është i njohur si thyesi historik, si vendosës i monoteizmit dhe thyes i injorancës.
Gjenden ajete të shumta në Kur’an të cilat përshkruajnë sesi Ibrahimi debatoi kundër adhuruesve të idhujve, argumentet e tij racionale kundër skeptikëve dhe atyre të cilët adhuronin trupa qiellorë, sesi ai trajtonte jobesimtarët, sesi ai i ligjëronte njerëzve të tij. Në suren Bekare Allahu thotë: ”A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje! ” Ai tha: “Edhe unë jap jetë dhe vdekje! ” Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi? ” Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin mizor”. [bekare: 258]
Në një tjetër shembull në Suren Enbija: ”Ne i dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne kemi njohur mirë atë. Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: “Ç'janë këto statuja që i adhuroni? ” Ata thanë: “I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin”. Ai u tha: “Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur! ” Ata thanë: “Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh! ” Atëherë ai tha: “Jo, por Zoti juaj është Zoti i qiejve e i tokës, është Ai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë! ”Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t'ia bërë atë që duhet statujave tuaja! Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata e me shpresë se atij do t'i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu). (Kur u kthyen i panë) Ata thanë: “Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel! ”(pastaj) thanë: “Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim”. Ata thanë: “Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojmë)”. I thanë: “A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim? ”Ai tha: “Jo, por atë, e bëri i madhi i tyre, ju pyetni ata nëse janë që flasin? ” Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: “Vërtet, ju jeni mu ata të gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)”. Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi) dhe thanë: “Po ti e ke ditur se këta nuk flasin! ”Ai tha: “A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi? ”Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni? ”Atëherë ata thanë: “Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t'u ndihmoni! ”. [Enbijah: 51-68]
Si zakonisht kur gënjeshtra është e shkatërruar në baza intelektuale reakcion janë plane të këqija dhe shtypje. Përgjigjja e njerëzve të Tij për daven (thirjen) e tij është dhënë në Suren el-Ankebut: ”Po përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thotë: “Mbyteni atë (Ibrahimin) ose digjeni”. [Ankebut: 24]
Ibrahimi mund ta kishte dorëzuar mesazhin e tij dhe besimet e tij për të shpëtuar veten e tij nga zjarri i Nemrudit. Megjithate ai zgjodhi të bie dëshmorë. Ai zgjodhi të vdes e që mesazhi i Allahut të rrojë. Ai zgjodhi të futej në zjarrin e injorancës dhe tiranisë për të shpëtuar njerëzimin nga zjarri i injorancës dhe tiranisë. Kështu ai ishte hedhur në zjarr.
Por Allahu kishte një caktim të ndryshëm për Ibrahimin dhe ai nuk u dëmtua gjë: ”Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Për një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse”. [Ankebut: 24] Allahu gjithashtu ka thënë: ”Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin! ”[Enbija: 69]
Kjo mrekulli nuk i frenoi adhuruesit e idhujve nga planet e tyre makabre, persekutimet, abuzimi, egërsia dhe izolimi ndaj Ibrahimit. Por ai qëndroi i pa kompromituar, i patundshëm në besimet e tij, i durueshëm në vuajtjet e tij, i sjellshëm në edukatën e tij derisa bëri hixhretin për tek vendet e Aramit dhe Kenanit.
Ai u largua nga vendi i babait të tij për tu bërë një i huaj në tokën e premtuar. Vëllezër dhe motra, ishte me të vërtetë një tokë e premtuar. Një tokë ku Ibrahimi vazhdoi luftën, davetin, lëvizjen duke mbajtur i vetëm përgjegjësinë e rëndë të misionit të Tevhidit në një kohë errësire, shtypjeje, kohë paragjykimesh dhe injorance. Ibrahimi nuk kishte fëmijë. Në pejgamberllëk dhe shërbim ndaj Zotit, kur Ibrahimi filloi të plakej, dëshira e tij për të pasur një fëmijë u rrit më shumë.
“Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve! ”. [Saffat: 100] ishte lutja e tij drejtuar Allahut.
Allahu ia plotësoi premtimin duke e bërë Ibrahimin nismë të linjës së pejgamberëve: ”Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm)”. [Saffat: 101]
Allahu solli mëshirë një të dërguari të moshuar, të vetëm. Për Ibrahimin, Ismaili nuk ishte vetëm një djalë për një baba pa fëmijë, i një jete në pritje, shpërblimi i një shekulli vuajtjesh, ishte fryti i jetës së tij, shpresë dhe një fëmijë për një njeri të moshuar.
Ismaili duke qenë premtimi për gjeneratat e ardhmshme ishte në një farë sensi e gjithë bota për Ibrahimin.
Kështu kishte gëzim dhe hare në shtëpinë e Ibrahimit ndërkohë që Ismaili po rritej nën diellin e dashurisë së babait të tij.
Vëllezër dhe motra, Ibrahimi do të sprovohej edhe një herë. Ibrahimi kishte parë një ëndërr në të cilin i ishte urdhëruar nga Allahu për të sakrifikuar djalin e tij të vetëm.
Vëllezër dhe motra, pse duhet Ibrahimi, jeta e të cilit ishte përkushtuar pejgamberllëkut, xhihadit për të hequr injorancën, e për të vendosur bazat e tevhidit të sprovohej edhe një herë?
Kjo sepse njeriu nuk duhet të pushojë?
Kjo sepse njeriu nuk duhet të mashtrohet nga njëqind vjet në xhihad dhe fitore?
Kjo sepse ai nuk duhet të mendojë për veten e tij se është pa dobësi?
Kjo sepse çfarëdo që ne do të rregullojmë në këtë botë do të na verbojë neve?
Dhe së fundi sepse sa më shumë të rritemi shpirtërisht më i lartë është rreziku i të rënit?
Vëllezër dhe motra, nuk është e mundshme për të përcjellë me fjalë ate çka për Ibrahimin ishte të urdhëruarit nga Allahu, subhanehu ve teala, që ai të sakrifikon djalin e tij të vetëm.
Si mund Ibrahimi të marrë djalin e tij të dashur, frutin e jetës së tij, gëzimin e zemrës së tij, kuptimin e jetës së tij, ismailin e tij dhe ta mbajë atë në tokë, t’i mëshojë një thikë në fyt dhe ta vrasë?
Nëse do të ishte të sakrifikuarit e Ibrahimit në duart e Ismailit, sa e lehtë do të kishte qenë (për Ibrahimin)! Por jo! Ismaili i ri duhet të vdesë dhe plaku dhe i moshuari Ibrahim duhet të jetojë!
Ibrahimi, thyesi i idhujve, duhet të jetë ndarë më dysh!
Brenda tij do të kishte qenë një luftë, xhihadi më i madh. Cila luftë? Dilema, vështirësia e zgjedhjes!
Kë duhet të zgjedh Ibrahimi?
Dashurinë për Allahun apo për veten?
Pejgamberllëkun apo të qënurit babë?
Besnikëri ndaj Zotit apo besnikëri ndaj familjes?
Besim apo emocione?
Të vërtetën apo realitetin?
Vetdijen apo instiktin?
Përgjegjësinë apo kënaqësinë?
Detyrën apo të drejtën?
Tevhidin apo shirkun?
Të bëhet apo të jet?
Kë duhet të zgjedh Ibrahimi?
Vëllezër dhe motra, Ibrahimi ... u tund nën forcën e ankthit të dhimbjes. Pas paraqitjes së tretë ai vendosi të kryejë urdhërin e Allahut. Kjo që në ritet e haxhit është goditja më gurë e tre idhujve që përfaqsojnë Iblisin (shejtanin) i cili ngacmoi Ibrahimin për të kundërshtuar Allahun.
Kur një e vërtetë zbukuron jetën tokësore të dikujt, shumë njerëz bëhen kërkues të vërtetës. Por kur një e vërtetë kundërshton këtë jetë dhe shpie në probleme, humbje dhe rreziqe, kërkuesit e të vërtetës janë të paktë në numër.
Iblisi punon kudo ku ai gjen gjurmë frike, dobësie, dyshimi, dëshpërimi, zilie dhe madje edhe dashuri të madhe për dikend. Iblisi ngandonjëherë paraqet arsyet logjike, intelektuale dhe justifikimet fetare për të arritur rezultatin e tij.
Për shembull ne mund të imagjinojmë që nën presionin e ankthit të tij dhe dhimbjes mund të ishin përdorur shumë justifikime. Ndoshta se kuptimi i dhebh (prerrje me thikë) është vetëm një metaforë për të vrarë egon tuaj. Ndoshta Ismail mund të jetë një emër i përgjithshëm dhe jo i biri i Ibrahimit. Ndoshta “sakrifikimi i Ismailit” aktualisht do të kuptohej si “sakrifikimi i dashurisë për Ismailin”.
Por Ibrahimi, Halil-ul-Allah, kishte besim tek Allahu dhe ai e dinte që Allahu, subhanehu ve teala, kërkonte sakrificën. Vetdija e Ibrahimit do jet tallur me të gjitha këto justifikime logjike dhe arsye.
Ibrahimi zgjodhi Zotin dhe dorëzoi Ismailin.
Vëllezër dhe motra, në Mina, një bisedë e çuditshme ndodhi mes një babai dhe djalit të tij. Ibrahimi i tha Ismailit: ”O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti? ”[Saffat: 102]
Çfarë fjalësh të frikshme, për një fëmijë ato ti dëgjojë!
Por Ismaili kishte gjithashtu besim. Ai iu nënshtrua vullnetit të Allahut. Duke e kuptuar të atin, Ismaili i tha këto fjalë ngushëlluese: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve! ”[Saffat: 102]
Ibrahimi është konsultuar me djalin e tij i cili me dëshirë ofroi veten e tij urdhërit të Allahut. Zgjedhja e Ibrahimit ishte sakrifica. Ajo e Ismailit ishte vetsakrifica: rënia dëshmor.
Kjo i dha Ibrahimit fuqi. Ibrahimi e lidhi zemrën e tij tek Zoti, ai mori Ismailin e jetës së tij në një dorë dhe thikën e besimit në dorën tjetër dhe eci derisa arriti tek vendi i sakrificës. Ende ai u uli Ismailin në tokë duke ia larguar fytyrën e tij nga ai, dhe kështu ai morri të presë Ismailin. Por nga mëshira e Allahut thika nuk preu. Ibrahimi mori një dash dhe ishte thirrur nga Allahu: “O Ibrahim! ”Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët! ”. [Saffat: 104-105]
Vëllezër dhe motra, Ibrahimi fitoi çdo gjë dhe mbajti Ismailin. Zoti dëshironte që Ibrahimi të bëhej kasapi i Ismailit. Kur ai u bë, prerrja me thikë rra.
Njerëzimi ka nevoja por Zoti nuk ka nevoja. Ai është Kajjum (i vetmjaftueshëm). Allahu, subhanehu ve teala në urtësinë e Tij e rriti Ibrahimin në pikën më të lartë, ate të sakrifikimit të ismailit të tij, pa e sakrifikuar Ismailin. Allahu, subhanehu ve teala, e bëri Ismailin sakrificën më të madhe pa i sjellur atij asnjë dëm.
Kjo ngjarje është përfeksionim i njerëzimit, liri nga burgu i instikteve dhe egos personale.
Kjo ngjarje monumentale përmes Ibrahimit na mëson neve që jeta njerëzore, jeta e Ismailit, jeta e Ibrahimit dhe e çdo kujt kërkon të kuptuarit dhe vlerat e saja nga Zoti dhe jo nga natyra. Do të thotë që gjërat e mira në jetë marrin vlerat e tyre jo nga vetë fakti që ata ekzistojnë dhe që mund të vlerësohen, të shijohen, por vetëm nga Zoti. Në njëfar mënyre kjo ishte që Ibrahimi ta jep Ismailin për ta rimarrë atë përsëri mbi baza të vërteta.
Vëllezër dhe motra, njerëz të ndryshëm, në mënyrë të ndryshme, e organizojnë besnikërinë e tyre ndaj Zotit, ndaj familjes dhe ndaj popullit ose shtetit. Për një mendje sekulariste, për një mendje ateiste, Ibrahimi ishte duke vrarë Ismailin por për një vetdije fetare ai ishte duke sakrifikuar Ismailin. Ibrahimi na mëson ne që ne duhet t’ia dedikojmë detyrimin absolut vetëm Zotit dhe është marrëdhënia jonë me Zotin ajo e cila duhet ti tejkalon dhe të vendosë marrëdhëniet tona me familjen/popullin dhe jo e kundërta.
Vëllezër dhe motra, ka ende shumë për të kuptuar dhe zbuluar rreth kësaj ngjarjeje monumetale. Vëllezër dhe motra, Ismaili ishte djali i Ibrahimit. Po Ismaili juaj kush është? Çfarë është? Diploma juaj? Reputacioni juaj? Paratë tuaja? Shtëpia? Makina? Bashkëshorti ose bashkëshortja? Familja? Dija? Titulli? Veshja? Fama? Bukuria? Fuqia? Karriera juaj?
Si çka?
Mirë, ju e dini këtë vetë.
Çfarëdo që është ajo që në sytë e juaj zen vendin e Ismailit në sytë e Ibrahimit!
Çfarëdo që ju dobëson ju në rrugën e besimit!
Çfarëdo që ju ndalon ju në lëvizjen tuaj!
Çfarëdo që sjell dyshime tek përgjegjësitë tuaja!
Çfarëdo që ju burgos nga liria juaj!
Çfarëdo që ju çon ju për të kompromentuar dhe justifikuar!
Ajo gjë që ju shurdhon veshët tuaj përballë mesazhit të vërtetë!
Çfarëdo ju thërret të ndaleni!
Çfarëdo që ju shkakton të braktisni detyrën tuaj!
Çfarëdo ose kushdo që ju mban të qëndroni me të/atë!
Le të kërkojmë për ato tek vetet tona dhe le t’i sakrifikojmë ato për të ecur drejt Allahut, subhanehu ve teala dhe për të hequr thikën e vërtetë nga fyti i muslimanëve të shtypur...Vëllezër dhe motra, le të revoltohemi kundër vetes kur adhurues pandjenja të jemi bërë. Përkujtohuni se ky bajram i ynë nuk është Bajram i fitores. Është Bajram i sakrificës (ad-ha).

Marrë nga: Islaam.com
Përktheu: Ammar Ardit Kraja

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi