Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Karzai thirri talebanët të ndalojnë luftimet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Karzai thirri talebanët të ndalojnë luftimet

Mesazh nga melika prej Thu Apr 22, 2010 6:20 pm

Presidenti i deritanishëm afgan, Hamid Karzai, u bëri një thirrje sot talebanëve me rastin e festës së Fiter Bajramit, që ti japin fund luftimeve dhe shkatërrimit të vendit të tyre.

"Edhe një herë, u bëj thirrje të gjithë vëllezërve afganë të zemëruar, apo atyre të kampit kundërshtar t'u japin fund luftimeve, të ndalojnë së shkatërruari vendin e tyre dhe së vrari bashkatdhetarët e tyre", deklaroi Karzai.


"Ata duhet të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë në paqe në vendin e tyre", tha ai. Karzai udhëheq bindshëm në zgjedhjet presidenciale të mbajtuar kohë më parë dhe në rast të konfirmimit të fitores, ka premtuar të fillojë negociatat me talebanët, kryengritja e të cilëve është intensifikuar gjatë muajve të fundit. Deklaratat e presidentit të deritanishm bëhen në kohën kur lideri i talebanëve afganë, mollah Omari, siguroi dje se trupat e huaja në Afganistan do të njohin së shpejti një "humbje të qartë".

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi