Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Hadithi i Ebu Umames me tahrixh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hadithi i Ebu Umames me tahrixh

Mesazh nga melika prej Thu Apr 22, 2010 6:41 pm

HADITHI I EBU UMAMES,RADIJALLAHU ANHU,ME TAHRIXH
(marre nga libri’’DEXHALLI’’ nga sheikh Albani)

1.O njerez!Prej kur krijoi All-llahu pasardhesit e Ademit,nuk ka pate sprove me te madhe se sprova e dexhallit.

2.Cdo i Derguar i All-llahut ia ka terhequr verejtjen popullit te tij nga dexhalli.

3.Une jam pejgamber i fundit ,ndersa ju jeni ummet i fundit.

4.Ai(dexhalli)patjeter do te shfaqet tek ju.

5.Nese shfaqet duke qene une mes jush,atehere do te jem mbrojtes per cdo musliman.Por,nese del pas meje,atehere secili duhet ta mbroje veten.E All-llahu eshte zevendesi im per cdo musliman.

6.Ai do te dale nga nje vend mes SHamit dhe Irakut dhe do te beje crregullime djathtas-majtas,o ju roberit e All-llahut,andaj perqendrohuni!

7.Une do t’ua pershkruaj ate ,me nje pershkrim qe asnje pejgamber para meje nuk e ka bere;

8.Ai ne fillim do te thote;Une jam pejgamber,e nuk ka pajgamber pas meje.

9.Eme pas do te thote;Une jam Zoti i juaj.Por,ju dijeni se Zotin tuaj nuk mund ta shihni para se te vdisni.

10.Ai eshte i verbet ne nje sy,ndersa All-llahu i vertete nuk eshte i verbet.

11.Eshte e shkruar mes dy syve te tij KAFIR.

12.Do ta lexoje ate cdo besimtar,di apo nuk di te lexoje.

13.Nga sprova e tij eshte se ai posedon xhenet dhe zjarr.Por,dijeni ;zjarri i tij eshte xheneti,ndersa xheneti i tij eshte zjarri.

14.Ai qe sprovohet me zjarrin e tij,le te kerkoje ndihme nga All-llahu dhe le t’I lexoje ajetet e par ate sures Kehf.

15.Atehere zjarri i behet i ftohte dhe shpetues,sikurse qe u be zjarri per Ibrahimin.

16.Nga sprova e tij eshte poashtu ,t’I thote dikujt;Cka thua nese une te ringjalli baben tend dhe nenen tende.Ado te deshmosh se une jam Zoti yt?NJeriu thote;Po.Atehere,dy djaj do te personifikohen ne forme te babes dhe nenes se tij,dhe do t’I thone;Obiri yne,shko pas tij,se eshte Zoti yt.

17.Prej sprovave te tij;te kape nje njeri e ta vret.

18.Pastaj e prete me sharre pergjysme derisa ta beje dy.Pastaj thote;SHikoni kete robin timin,une do ta ringjalli e ai serish mendon se ka zot tjeter.Pastaj,do ta ringjalle ky i felliquri dhe do t’i thote;Kush eshte Zoti yt?THote’Zoti im eshte All-llahu,ti je armik i All-llahut,ti je dexhall.Vallahi,ceshtjen tende,me te qarte se sot asnjehee nuk e kam patur.

19.Poashtu prej sprovave te tij eshte qe kur ta urrdheroje qiellin te leshoje shi,do te bjere shiu dhe kur ta urrdheroje token te mbije,do te mbijne bimet.

20.Poashtu prej sprovave te tij eshte qe kur te kaloje ne ndonje vend e banoret e tije pergenjeshtrojne,bagetite do te shkaterrohen.

21.Poashtu prej sprovave te tij eshte qe kur te kaloje ne ndonje vend e banoret e tij e besojne ,ai e urrdheron qiellin qe te leshoje shi,dhe do te bie shi,do ta urrdheron token te mbije,dhe do te mbije,Ashtu qe ate dite ,bagetitedo t’u trashen dhe riten,do t’u fryhen anetdhe do t’u mbushen gjinjte sikurse asnjehere.

22.Nuk do te mbetet gje ne toke pa e shkelur dhe sunduar,pervec Mekkes dhe Medines.

23.Ne cdo hyrje qe do te mundohet ta kaloje per te hyre ne ato dy qytete,do ta takojne meleke me shpata te nxjerra nga kellefi.

24.Dhe,ashtu,derisa te arije te kodrina e vogel,te vendi I shellirte.

25.Pastaj,do te ndodhinne Medine tri dridhje te forta,ashtu qe nuk do te mbetet asnje dyfytyresh apo dyfytyreshe pa dale tek ai(dexhalli).

26.Dhe keshtu(keto dridhje),do ta pastrojne Medinen,ashtu si e pastron gjyryku ndryshkun e hekurit.

27.Kjo dite do te quhet dita e pastrimit.

28.UmmuShurejki bija e Ebul Akrit tha;O i Derguar,po ku do te jene arabet atebote?Tha;Atebote ata do te jene pak.

29.Shumica e tyre do te jene ne BejtulMakdis.

30.Udheheqes i tyre (imam) do te jete nje njeri I mire.

31.Gjate kohes kur ky imam do te dale per t’ua fale njerezve sabahun,befasi do te zbrese Isai I biri I Merjemes.Imami fillon te ece mbrapa me qellim qe Isai te dale imam.Isai I vendon doren mes dy shpakullave dhe I thote;Ec perpara dhe falu,sepse ikameti u thirre per ty.Ashtu qe del imam.

32.Pas namazit,thote Isai;Hapeni deren,e hapin dhe ja aty dexhalli.

33.Me te jane 70000 jehudij,qe te gjithe me shpata dhe mantele te gjelber.

34. Dexhalli posa qe ta sheh Isain ,do te filloje te shkrihet ashtu si kripa ne uje.

35.Do te mundohet te ike.Por,Isai,alejhiselam do t’I thote;Kam per te goditur me nje goditje qe nuk mund t’I ikesh assesi.

36.E,pastaj do ta zeje te dera e Ludd-it,nga ana e lindjes,dhe aty do ta vrase.

37.Keshtu,All-llahu do ta sjelle triumfin ndaj jehudive.Cdo gje pas te ciles do te mundohen te fshihen jehudite,All-llahu do ta beje qe te flet.qofte gure,dru,apo kafshe pervec drurit garkad(lyceum arabicum),ai eshte prej drunjve te tyre,ai nuk do te flet.Ndersa,gjerat tjere do te thone;O rob I All-llahut,o musliman,ketu ka nje jehudi,eja dhe vrite.

38.Ai do te qendroje katerdhjete vjet.

39.Nje vit sa gjysme viti,nje vit sa nje muaj,e muaji sa nje jave.

40.Editet tjera sikurse xixat.

41.Do te gdhini te njera dere e qytetit (Medines),e derisa te arrini te dera tjeter do t’ju zeje mbremja.

42.Ithane;Si do te falemi ne keto dite te shkurta?Tha;Do t’I percaktoni kohet e namazit ashtu si I percaktoni ne keto dite te gjata,pastaj faluni.

43.Pastaj,Isa,i biri i Merjemes,alejhiselam,do te behet gjykates dhe udheheqes I drejte ne ummetin tim ,do ta thyeje kryqin,do ta there thiun,dhe nuk do ta pranoje as xhizjen as lemoshen.Askush nuk do te nxiton pas deleve e as deveve.Do te huimbet inati dhe urrejtja.Do te zhduket helmi nga cdo gje qe permban helm,saqe femija fute doren ne goje te gjarperit e nuk do t’I beje dem.

44.Vajza e vogel do ta ndjeke luanin,e ai do te ike e nuk do ta demtoje,ujku per kopene do te jete sikurse qeni rojtar.

45.Do te mbushet toka me paqe ashtu si mbushet ena me uje,fjala do te jete nje,do te adhurohet vetem All-llahu,lufterat do te ndalen dhe kurejshitet di ta marin sundimin ne dore.Egjithe toka do te jete si nje tryeze e argjendit ,qe do te jep fryte sikurse ne kohen e Ademit ,saqe nje grup njerezish mund te hane nga nje kalavesh rrushi e te ngopen dhe mund te hane nga nje shege e te ngopen.Nje dem do te kushtoje shume shtrenjte,ndersa kali do te shitet per disa dirheme.

46.Thane;O I Derguar!Pse kali te jete kaq lire?Tha;Nuk shalohet per lufte me.

47.Thane;Po pse demi kaq shtrejte?Tha;Do te mund te levrohet tere toka.

48.Por,para se te paraqitet dexhalli ,do te jene tre vite shume te renda,ku njerezit do t’I godase uri e madhe.Ne vitin e parfe All-llahu do ta urrdheroje qiellin te ndale nje te treten e shiut dhe do ta urrdheroje token qe ten dale nje te treten e bimeve.Ne vitin e dyte do te urrdheroje qiellin qe ten dale dy te tretat e shiut dhe do te urrdheroje token qe ten dale dy te tretat e bimeve.Ndersa,vitin e trete do te urrdheroje qiellin qe te ndale shiun krejtesisht,ashtu qe nuk do te pikoje asnje pike ,dhe do ta urrdheroje token qe most e mbine asgje,ashtu qe nuk do te mbije asgje e gjelbert dhe do te shkaterrohet cdo thundror,pervec asaj qe do All-llahu ta le.

49.I thane;Cka do t’I mbaje njerezit ne jete ne ate kohe?Tha;tehlili(thenia;La ilahe ilAll-llah),tekbiri(All-llahu ekber),tesbihu()dhe tehlili(el-h).Keto fjale do te jene si ushqim per ta.

TAHRIXHI I HADITHIT

Keshtu plotesisht,hadithin e ka bere tahrixh Ibn Maxhe(2\512-516)ndersa er-Ruani shkurtimisht(30\8\2-9\2 dhe 10\1)nga Ismail iben Rafie,nga EbuZur’a es –Sejbani Jahja ibn Ebi Amer iben Abdullah el-Hadrami,nga Ebu Ummame el-Bahlili,I cili ka thene;

‘’Na ligjeroi Resulullahu salAllahu alejhi we selem,pjesa me e madhe e ligjerimit ishte duke na folur rreth dexhallit dhe duke na e terhjekur verejtjen nga ai,na I tha keto fjale…’’e permendi hadithin plotesisht.

Them;Ky eshte zinxhir i dobet.Nga Amer iben Abdullah el-Hadrami nuk ka transmetuar askush pos es-Sejbaniut,te cilin nuk e vlereson askush per te plotebesueshem(thikah)pos ibn Hibbanit(1\185).Per kete shkak ,ibenHaxheri per ate ka thene;Makbul(I pranueshem).

Ndersa transmetuesi Ismail iben Rafie ka memori te dobet.

Por,ate transmetim nga e njejta gjenerate(mutabeah)e ka transmetuar edhe Damreh iben Rebia,thote;Na ka treguar es-Sejbaniu…hadithi plotesisht,perpos;Thane;O i Derguar!Pse kali te jete aq lire”?...e deri ne fund te hadithit.
Kete transmetim e ka bere tahrixh Hanbel iben Is’hak esh-Shejbani –djali I migjes se Imam Ahmedit-ne librin’el-Fiten’’(doreshkrim 52\1-53\2);

Temmami ne ‘el-Fevaid’(3\37\1-38\1),el –Axhur-ri ne ‘’esh-SHeria’’(faq.375),por nuk e ka sjelle tekstin e hadithit,eshte mjaftuar duke udhezuar ne hadithin e Nevvasit(I cili vijon);

Ibn Ebi asimi ne ‘’es-Sunneh’’(nr.391 me censurimin tim);
Abdullah ibn Ahmedi ne ‘’es-Sunneh’’(fq.138-139);

Ebu Davud(2\213);

Taberaniu ne ‘’el-Mu’xhemul kebir’’(8\7645 dhe 25\295\48) dhe,

Ibn Asakiri ne et-Tarih’’(1\611-614 e botuar).

Them;Per Damre iben Rebian,Ibn Haxheri ka thene;i drejte(saduk),gabon ngapak.

Po ashtu ate trensmetim nga e njejta gjenerate (hadith-ndihmes)e ka transmetuar edhe Atae el-Hurasani nga Jahja,te njejtin hadith,pervec;’’…pastaj faluni.Pastaj,Isa I biri I Merjemes alejhiselam,do te behet gjykates…’’’e deri ne fund te hadithit.

Kete e ka bere tahrixh Hakimi(4\536-537)dhe ka thene;’’I vertete sipas kushteve te Muslimit.’’Ne kete e ka pelqyer Dhehebiu.

Them;Kjo eshte nga iluzionet e tyre,sepse Muslimi nuk ka bere tahrixh asnje hadith te Amer el-Hadramiut.Ndersa,nga Atau-ibn Muslim el Hurasani-edhepse Muslimi ka transmetuar hadith,prape nuk ka argument,ngase Atau gabon shume dhe ben tedlis,a ne kete hadith nuk ka theksuar se e ka degjuar hadithin.E si mundet qe ky zinxhir te jete i vertete?!

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi