Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

A e do lumturinë,oj motër!?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

A e do lumturinë,oj motër!?

Mesazh nga Ebu Amar prej Wed Feb 17, 2010 12:10 am

A e do lumturinë,oj motër!?

Falënderimi absolut i takon vetëm Allahut, lavdërimi dhe paqja e Tij qofshin mbi Pejgamberin Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij!


Motër e dashur! Kujto se nuk je duke jetuar në jetën e lumturisë, porse në një jetë përplot me rreziqe e brenga. Mjafton ta kuptosh realitetin e saj, kur kujton se ajo është burg për besimtarët dhe xhennet për jobesimtarët.

Motër, pyete veten se edhe sa të ka mbetur për të jetuar dhe se edhe sa shpreson të jetosh! Njëzet vjet, dyzet apo më tepër?! Vallë, si mund të shpresosh kështu kur sheh se befasitë ditë e natë po i godasin njerëzit?!

Motër, meditoje këtë thënie të Pejgamberit Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sikur ai të cilit i drejtohen këto fjalë je ti: “Jeto sa të duash, do të vdesësh! Duaje kë të duash, do të ndahesh prej tij! Puno çfarë të duash, atë do ta gjesh!”

Motër, paramendo sikur meleku i vdekjes të ka ardhur në këtë moment për të ta marrë shpirtin! A do të ishe e kënaqur të vdisje në këtë gjendje?!

Motër, a ke menduar për natën tënde të parë në varr, ku do të jesh e vetmuar dhe kur dheu të bëhet shtrati yt, kur bukuria jote të shkojë, kur epshet tua të largohen dhe të mbesin vetëm keqardhja dhe pasojat?!

Motër, a e dëshiron xhenetin dhe begatitë e tij, ndërkohë që ti vazhdon të këmbëngulësh në mëkate?! Apo, mos vallë dëshiron lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër, duke mos u larguar nga shejtani dhe partia e tij?!

Motër, disa njerëz janë mashtruar nga butësia e Allahut dhe mëshira e Tij e gjerë, ndërkaq kanë harruar se dënimi i Allahut është i ashpër dhe Ai është i Plotfuqishëm, Shpagimtar, dhe se të tillët nuk kanë punuar për të fituar mëshirën e Allahut, porse kanë bërë vepra, me të cilat fitohet hidhërimi dhe dënimi i Tij i dhembshëm.

Motër, paramendo sikur të kesh arritur të gjitha kënaqësitë dhe epshet e kësaj bote, kurse përfundimi yt të jetë zjarri, a mendon se do të kujtohen begatitë e kaluara duke qenë në zjarr?!

Motër, kujto ditën kur kundër teje do të dëshmojnë dëshmitarët dhe kur gjymtyrët tua dhe lëkura jote do të zbulojnë.... a do të gjesh vend për ikje?! Dëshmitarët prej teje, kurse dëshmia kundër teje...! Shihe pra, o njeri i gjorë, gjymtyrët me të cilat dhe për të cilat po i bën mëkate Allahut, në Ditën e Kijametit do të dëshmojnë kundër teje!

Motër, falënderoje Allahun që ta ka zgjatur jetën dhe nuk ta ka marrë shpirtin duke qenë në humbje, devijim dhe pakujdesi!

Motër, pendohu menjëherë dhe largoje nga vetja jote pluhurin e pakujdesisë. Dije se dera e pendimit është e hapur, se Allahu është Bujar dhe se të mirat e kësaj bote shkojnë e vijnë! Dije gjithashtu, se i penduari nga mëkati është sikurse ai që nuk ka bërë mëkat, se Allahu veprat e këqija t’i shndërron në të mira dhe se Ai gëzohet për pendimin tënd!

Së fundi i përgëzoj të penduarit se Allahu i Lartmadhërishëm i do ata.
Ai thotë: “Me të vërtetë, Allahu i do ata që pendohen dhe ata që pastrohen.” (Bekare).
Tani, a e kuptove se sa e madhe është fatkeqësia dhe se sa e rëndë është çështja?

përktheu nga arabishtja:Jusuf Kastrati


Selamu alejkum we rahmetullah

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi