Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Flalorth për termat islamike

Shko poshtë

Flalorth për termat islamike

Mesazh nga melika prej Thu Apr 22, 2010 7:06 pm

FLALORTH PËR TERMAT ISLAMIKE


A


Azze ue xhel-le- Krenari dhe i Larti

Akide- besim

Ahiret- bota e ardhme, jeta tjetër pas vdekjes

Ahlak- moral, vyrtit

Avret- pjesët e turpshme të njeriut, të cilat nuk lejohet të zbulohen para të tjerëve

Adet- traditë

As' habë- çdokush që e takoi Muhammedin alejhis selam gjatë jetës së tij, i besoi dhe vdiq si besimtar.

B


Bidat- fjalë apo vepër e shpikur në fenë Islame pa argumente nga Kur'ani apo Tradita e të Dërguarit, ndërsa personi që i bën ato quhet bidatçi

Besmele- të thënit:Bismilahirr rrahmanirr rrahim (Me emrin e Allahut, Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit)

D

Dave, davet- thirrje islame

Delalet- lajthitje, humbje, gjë e kotë

Dunja- kjo botë

DH


Dhikër- përmendja, lavdërimi, madhërimi, falënderimi dhe lutja e Allahut

E


Ehlu Sunne uel Xhemaa- Pasuesit e traditës të të Dërguarit të Allahut dhe bashkësisë së muslimanëve, grupi më i drejtë dhe më i madh i muslimanëve

Elh- falënderimi i takon Allahut
Ehlul Kitab- hebrenjtë dhe të krishterët që besojnë në librat e shpallura para Kur'anit (Tevrat dhe Inxhil)

Estagfirullah- kërkoj falje nga Allahu

F


Farz- detyrim, detyrë e dorës së parë, nëse e kryen shpërblehesh në të kundërtën meriton dënimin

Fetva- Përgjigje fetare rreth ndonjë çështje

G


Gajb- gjërat të fshehta, të cilat i di vetëm Allahu

Gusëll- pastrimi i tërë trupit me ujë

H


Halif- kryetar i shtetit Islam

Hallall- e lejuar

Haram- e ndaluar

Hadith- fjalët dhe veprat e të Dërguarit të Allahut

Hajmali- send i vogël që e mbajnë disa njerëz, me besimin se ajo sjell shërim apo mbron prej sëmundjeve, syrit të keq, sihrit, etj

Hyrije- gratë e Xhennetit

Hajr- mirësi, mirë

Hixhret- shpërngulja prej vendit joislam në vend islam

Hajz- menstruacione

Hutbe- ligjërimi që mbahet nga minberi ditën e Premte

Hafiz- njeri, i cili e di përmendësh Kur'anin

Hatme- përfundim i leximit të Kur'anit

Hisab- llogari

Hamdi- falënderimi i cili i bëhet vetëm Allahut dhe askujt tjetër

Hukëm, hukmi- vendim, dispozitë

I


Iblis- djalli, shejtani

Imam- personi, hoxha që drejton namazin e besimtarëve në xhami

Iman- besim, bindja në Allahun

Insha Allahu- në dashtë Allahu

Ikamet- thirrja për të filluar faljen e namazit farz

Ibadet- adhurim

K


Kabe- tempulli i shenjtë, Bejtullah- shtëpia e Allahut në Mekke

Kafir- jobesimtar, mohues, mbulues, femohues

Kufër- mosbesim, mohim

Kurban- bagëti që therret në shenjë adhurimi ndaj Allahut subhanehu we teala

Kiamet- dita e shkatërrimit, mbarimi, fundi i kësaj bote

Kible- të kthyerit e muslimanit kah Kabja, Meka, gjatë faljes së namazit

M


MashaAllah- çka do Allahu bëhet

Mesxhid- xhami, faltore, vend për të bërë sexhde

Melek, melaqe- engjull

Mushrik- politeist, besim në shumë zotra

Medhheb- çdo mendim apo qëndrim i një dijetari, shkollë juridike islame, drejtim

Muhaxhir- shpërngulës, përdoret për ata që u shpërngulën me të Dërguarin e Allahut prej Mekes në Medine

Minber- vendi ku hypë hoxha ditën e xhuma për të ligjëruar

Muezin- personi që e thërret ezanin

Muhaddith- ai që merret me shkencën e hadithit

Mustehab- e pëlqyer

Mekruh- e urrejtur

Murtedd- renegat, njeri i cili e braktis islamin, pasi që ka qenë musliman, tradhtar

Mus' haf- Kur'ani në formën e librit

Mahrem- Mashkull nga familja e një gruaja, me të cilin nuk i lejohet martesa, siç janë babai, vëllai, axha, daja etj

Mesele- çështje

Munafik- dyftyrësh, hipokrit

Muxhize- vepër apo dukuri e jashtzakonshme, të cilat i bënin vetëm pejgamberët për të dëshmuar pejgamberinë e tyre

N


Nijet- vendosje


R


Resulull llahu- i Dërguari i Allahut

Rizk- furnizim

Rija- puna sa për sy e faqe

Radijall-llahu anhu- Allahu qoftë i kënaqur me të

S


Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të

Subhanehu ue teala- I Lavdëruari dhe I Larti

SubhanAllah- I Madhëruar qoftë Allahu
Selefi- Tri gjeneratat e para të arta të muslimanëve të cilat i lavdëroi Pejgamberi as

Sunet- 1.vendimi i sheriatit për një vepër, e cila nuk është e domosdoshme të veprohet, 2.praktika e të Dërguarit të Allahut në përgjithësi

Sahabij, as' habë- shokët e të Dërguarit të Allahut

Sure- kaptinë e Kuranit

Sebep- shkak

Sihër- magji

Sadaka- lëmoshë

Salavate- lutjet për të Dërguarin e Allahut dhe familjen e tij

Sahih- autentik, i vërtetë

Selam- përshëndetje islame, shpëtim, paqe

SH


Sheriat- 1.sistem për qeverisjen e shtetit për të instalu në mesin e shoqërisë rend, begati, komoditet sipas ligjeve të Kuranit dhe sunetit 2.çdo gjë që ka treguar Allahu apo i Dërguari i Tij

Sherr- fatkeqësi, keq

Shefat- ndërmjetësimi i të Dërguarit të Allahut në botën e ardhme

Shehid- dëshmorë

Shirk- politeizëm, paganizëm, besimi në shumë Zota, të përshkruarit shok Allahut të Lartësuar


T


Teuhid- njëshmëria e Allahut

Tabiin- quhet ajo gjeneratë, e cila u takua me shokët e të Dërguarit, por jo edhe me të Dërguarin

Tevekkul- mbështetja në Allahun

Tekbir- të thënit: Allahu Ekber

Teshehhud- ulja në namaz

Tavaf- rrotullimi rreth Qabesë, Kabes

Takvallëk- devotshmëri

Tesbih- lavdërim, falënderim dhe madhërim i Allahut, (të thënurit subhanallah, elh dhe Allahu Ekber)

Tespih- rruza me të cilat numrohet lavdërimi, falënderimi dhe madhërimi i Allahut

Teube- pendim


U


Ummet- të gjithë muslimanët, të gjithë pasuesit e ndonjë pejgamberi

Ulul azmi- pejgamberët e dalluar, Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhammedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta


V


Vaxhib- vendim i sheriatit për një vepër, e cila domosdosmërisht duhet të veprohet

Vasijet- porosi

Vakëf- lërja e ndonjë pasurije për qëllime bamirësije

Vesvese- ngacmime, dyshime për çdo gjë


XH


Xhel-le she nuhu- Ai është I Lartë

Xhibrili- engjëlli nëpërmjet të cilit Muhammedit alejhis selam i ka ardhur shpallja e Allahut të Lartësuar

Xhihad- lufta për hir të fesë së Allahut

Xhenaze- kufomë

Xhuma- 1.dita e premte, 2.namazi që falet në ditën e premte

Xhemat- grup besimtarësh, të cilët janë tubuar për të falur namazin

Xhunubllëk- papastërtia pas derdhjes së spermës apo mardhënieve intime, personi quhet xhunub

Xhin- krijesa, të cilat i ka krijuar Allahu prej Zjarrit, e padukshme, e mirë ose e keqe

Xhahilijet- injorancë, zakonisht përdoret për kohën para ardhjes së fesë islame

Z


Zekat- detyrim islam, që jepet për pasurinë, një nga 5 shtyllat e islamit

Zina- mardhënie intime në mënyrë joligjore

Zullum- padrejtsi

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi