Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Besimi në gajb

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Besimi në gajb

Mesazh nga melika prej Fri Apr 23, 2010 12:32 am

E si cilësi e parë e devotshmërisë përmendet: ‘Të cilët e besojnë të fshehtën (gajbin)…’





Cilësi tjetër e Ehli Sunetit është besimi i tyre në ‘gajb’. Fjala gajb rrjedh nga fjala ‘gabe’, ‘jegibun’ – që do të thotë mungon. E me këtë fjalë nënkuptohet diç që i dihet ekzistenca, por që nuk perceptohet prej shqisave, për një moment të caktuar.


Besimi në gajb me fjalë dhe bindje. Këtu hynë besimi në All-llahun, melekët, pejgamberët, librat, ditën e Kijametit, xhennetin dhe xhehenemin, takimin me Të, jetën pas vdekjes, ringjalljen, besojnë në Kada dhe në Kader.

Karakteristikë e Ehli Sunetit në këtë pikë, është fakti se ata nuk kushtëzojnë që ky gajb të besohet vetëm nëse perceptohet përmes shqisave të tyre. Por, ata janë të bindur se shumica e çështjeve të besimit janë gajb dhe atë nuk e di askush, pos Allahut. Andaj, nuk lejohet të arrihen përfundime në këto çështje, përveç përmes asaj që ka thënë Ai, e kurrsesi përmes mendjes apo edhe përmes shqisave.
Pra, dorëzimi i të fshehtës tek Allahu, është prej cilësive të besimtarëve me të cilën i ka lavdëruar Allahu, duke thënë:
“Elif, Lam, Mim. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm. Të cilët e besojnë të fshehtën (gajbin)…” (Kur’an, Bekare : 1-3)

Katade në komentin e këtij ajeti thotë: ‘E kanë besuar Xhenetin, Xhehnemim, ringjalljen pas vdekjes dhe çdo gjë të ngjashme me këtë. E tërë kjo është gajb.’

Kurse Enesi në tefsirin e ‘Të cilët e besojnë të fshehtën (gajbin)’ thotë : ’E kanë besuar Allahun, melaiket e Tij, të dërguarit, ringjalljen, Xhenetin, Xhehnemin dhe jetën pas vdekjes. Të gjitha këto bëjnë pjesë në gajb.’

Rëndësia e besimit të drejtë në këtë çështje dhe e posedimit të saj si cilësi, shprehet përmes shumë aspekteve. Prej tyre:

Allahu i Madhëruar në fillim të sures Bekare thotë: ‘Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.’ E si cilësi e parë e devotshmërisë përmendet: ‘Të cilët e besojnë të fshehtën (gajbin)…’

Ky besim ka të mira dhe dobi për besimtarin si:

1. Besimi në Zotin e Madhëruar, në emrat dhe në cilësitë e Tij, bën që besimtari ta dojë Zotin, ta Madhërojë Atë dhe më pastaj t’i kryejë urdhërat e Tij, të largohet nga gjërat që i ka ndalaur Ai.

2. Besimi ne engjët bën që:
-të njihet Zoti xheleshanuehu si Superfuqi dhe Krijues i cdo gjëje;
-t;i duam engjët, të cilat i bëjnë adhurim Zotit ashtu sic kërkon Ai dhe në të njëtjtë kohë kërkojnë falje për besimtarët;
-të falënderohet Zoti për kujdesin e Tij ndaj njeriut, duke krijuar krijesa të posacme që të kujdesin për të;

3. Besimi në librat bë që:
- të njihet mëshira e Zotit, dhe përkujdesja e Tij për njerëzit duke dërguar cdo populli librin e shenjtë që të jetë udhërrthyes për të;
të njihet urtësia, mencuria e zotit xhele shanehu, i Cili ka zbritur, dhe ka bërë Kuranin libër të fundit e të përshtatshëm për cdo popull, për cdo kohë e për cdo vend deri në ditë e Gjykimit.

4. Besimi në të Dërguarit, profetët bën që:
-të njihet mëshira e Zotit dhe kujdesi i Tij, duke dërguar profetë krijesave të Tij që të jenë drejtues dhe udhëzues;
-të falënderohet Zoti për këtë të mirë që na ka dhënë;
-t- duam profetët, t’i lavdërojmë ashti sic e meritojnëata, sepse ata janë të dërguarit e Zotit, të cilët e kanë kryer misionin e tyre në mënyrë më të mirë dhe më të ndershme.

5. Besimi në Ditën e Gjykimit bën që:
-të kujdesimi për zbatimin e urdhërave të Allahut xhele shanehu;
të mos brengoset muslimani për gjërat dhe të mirat e kësaj bote, që ikin duke kërkauar tv mirat e përjetshme në botën tjetër.

6. Besimi në përcaktimin e Zotit xhele shanehu, bën që:
- të mbështetemi plotësisht në Zotin xhele shanehu në kryerjen e cdo vepre;
-të rauajmë qetësinë e shpirtit dhe të zemrës;
-të mos bëhemi mendjemëdhenj, kur të na ndodhë ndonjë e mirë ose të kryejmë ndonjë vepër me sukses e të themi se këtë e kreva me djersën e mundin tim, por të bëhemi modest e ta dimë se ajo e mirë është bërë me dëshirë e Allahut dhe si dhunti e Tij, prandaj ajo duhet të na detyrojë ta falënderojmeë Allahun xhele shanehu
- të mos mërzitemi e të mos brengosemi nëse nuk arrijë të realizojmë ndonjë dësjirë ose ta kryejmë ndonjë punë, sepse e dimë që ajo bëhet me dëshirën e Allahut xhele shanehu dhe vullnetin e Tij. Këtë e dëshmon fjala e Allahut xhele shanehu:

”Nuk ju godet ju ndonjë ndodhi dhe as në Tokë (nuk ndodh asgjë) që të mos jetë e shënuar në librin e caktuar (te Zoti), para se të largojmë Ne atë. Me të vërtetë ajo (gjë) është e lehtë pë Zotin. Kështu që ju të mos bëheni monotonë (të dëshproheni) për atë që nuk keni mundur ta realizoni. Dhe që të mos gëzoheni për atë që ua ka dhënë, (sepse) Allahu nuk e do mendjemadhin”

”...Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju . All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.
” (Bekare:216)

· Lavdërimi i atyre që besojnë në gajb


Allahu i Madhëruar në fillim të sures Bekare thotë: ‘Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.’ E si cilësi e parë e devotshmërisë përmendet: ‘Të cilët e besojnë të fshehtën (gajbin)…’

Ngjashëm, Ibn Kethiri në ‘Tefsirin’ e tij përmend se Katade, në komentin e ajetit ‘udhëzues për ata që janë të devotshëm’, thotë: ‘Të devotshëm janë ata që i ka cilësuar Allahu me fjalët: ‘Të cilët e besojnë të fshehtën (gajbin), e kryejnë faljen (namazin)…”si dhe në ajetin pasues.

Gjithashtu, Allahu i Madhëruar në fillim të sures Bekare, menjëherë pas përmendjes të besimit në gajb, flet për ndarjen njerëzve. Ai e bën përshkrimin e besimtarëve në katër ajetet e para, pastaj flet për gjendjen e mosbesimtarëve në dy ajetet e radhës dhe në shtatëmbëdhjetë ajete flet për munafikët (hipokritët). Duke lënë kështu të kuptohet, se pozicionimi i njeriut në njërën prej këtyre tre grupeve lidhet me besimin e tij në gajb.

Seid Ibn Mensuri transmeton prej Abdurrahman Ibn Jezidit që thotë: Ishin duke ndenjur tek Abdullah Ibn Mesudi dhe filluam të flasim për shokët e Pejgamberit alejhi selam dhe përparësitë e tyre ndaj nesh. Me këtë rast, Abdullahu tha: ‘Çështja e Muhamedit alejhi selam ishte e qartë për atë që e shihte. Pasha Atë, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër, asnjë nuk ka pasur besim më të lavdëruar se besimi në gajb.’ Pastaj e lexoi ajetin e cekur më lart. [1]


Në këtë kontekst është edhe një hadith që e transmeton Imam Ahmedi prej Ibn Muhejrizit që thotë: I thashë Ebu Xhumua’s: ’Na thuaj ndonjë hadith të cilin e ke dëgjuar prej Pejgamberit alejhi selam.’ Ai tha: ‘Po, do ta tregoj një hadith të mirë. Një ditë hëngrëm drekë me të Dërguarin e Allahut dhe kur Ebu Ubejde Ibn Xherrah, i cili ishte ne mesin tonë tha: ‘O i Dërguari i Allahut, a është dikush më i mirë se ne? Ne e përqafuam Islamin në praninë tënde dhe luftuam krah për krah me ty.’ I Dërguari i Allahut tha: ‘Po, më të mirë se ju janë ata njerëz që do të vijnë pas jush, do të më besojnë edhe pse nuk më shohin.’







Besimi në gajb është i nxitur edhe nga natyrshmëria e njeriut

Njeriu, edhe pse mund të pretendojë se nuk beson në gjëra metafizike apo se i beson vetëm asaj që e percepton përmes shqisave të tij, thellë brenda vetes së tij e gjen një ndjenjë e cila e brenë kohe pas kohe dhe e cila e shpie drejt idesë se ajo që vepron mbi shqisat e tij, nuk është e tëra që ekziston.

Kjo është diç me të cilën është e pajisur çdo krijesë njerëzore dhe në terminologjinë Islame njihet si ‘el-fitreh’. Fitreja përmendet si në Kur’an ashtu edhe në hadithe, të cilat do të përmenden në vijim, përgjatë trajtimit të saj si cilësi tw veçantë.

Keqkuptimet në këtë besim, shpijnë në devijime

Shumë njerëz përgjatë kohërave të ndryshme, për shkak të besimit jo të drejtë, apo për shkak të pamundësisë të kuptimit të drejtë të këtij besimi, kanë rënë në devijime nga më të ndryshmet. Kështu, disa njerëz e kanë mohuar jetën në varr, disa të tjerë e kanë mohuar shikimin në Allahun, cilësitë e Tij, shefatin, ‘haudin’ (burimin) e Pejgamberit alejhi selam etj., duke i shtrembëruar kuptimet e ajeteve Kur’anore dhe duke mos i pranuar hadithet [2] mbi këto çështje.


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Transmeton Hakimi, i cili thotë se është autentik dhe i plotëson kushtet e Buhariut dhe Muslimit edhe pse këta dy nuk e kanë shënuar në koleksionet e tyre.
[2] Me pretekst se nuk janë hadithe ‘mutevatir’.



.

O Zot me ndimo, me udhzo ne rrug te drejt, ne rrugen e atyre qe i begatove me te mira e jo ne te atyre qe humben veten.

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi