Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

A jeni të zënë ?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

A jeni të zënë ?!

Mesazh nga melika prej Fri Apr 23, 2010 11:41 am

?!


Shejtani caktoi një kuvend botëror. Në fjalën hyrëse shërbëtorëve të tij të ligë u tha: “Nuk mund t’i ndalim myslimanët nga shkuarja në xhami. Nuk mund t’i largojmë ata nga leximi i Kur’anit dhe nga njohja e së vërtetës. Nuk mundemi bile t’i ndalojmë ata në krijimin e lidhjes së ngushtë dhe të qëndrueshme me All-llahun. Nëse ata e arrijnë këtë afërsi me All-llahun, atëherë fuqia jonë mbi ta është e thyer”.

Pra, le të shkojnë nëpër xhamia, le të jetojnë jetën e tyre konservative, por pushtojeni kohën e tyre, që të mos mund të arrijnë atë lidhje shpirtërore me All-llahun. Kjo është ajo që unë kërkoj nga ju, shërbyes. Hutoni ata që të mos arrijnë atë lidhje me Krijuesin e tyre, largoni nga ajo lidhje thelbësore gjatë tërë ditës.

- “Si do ta bëjmë këtë?” pyetën shërbyesit e tij.

- “Bëni ata të jenë të zënë me gjëra jo të rëndësishme të jetës së tyre” – u përgjigj ai.

- “Nxitni të harxhojnë, të harxhojnë, të harxhojnë dhe të huazojnë, të huazojnë, të huazojnë. Mbushni mendjen e grave që të shkojnë në punë, kurse burrat të punojnë 6-7 ditë në javë, 10-12 orë në ditë, që të mund të mbushin jetën e tyre të zbrazët. Mos i lejoni që të shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre. Dhe si pjesë e familjes, së shpejti shtëpia e tyre nuk do t’u ofrojë prehje nga presioni i punës!”.

- “Mbingarkoni mendjet e tyre, që të mos mund të dëgjojnë atë pëshpëritje të vogël. Joshni ata të dëgjojnë radio ose kaseta kurdo që të jenë duke vozitur. Televizorët, videot, Cd-të dhe kompjuterët t’i kenë të kyçura në shtëpitë e tyre vazhdimisht. Dhe shikoni që çdo shitore dhe restorant pandalë të lëshojnë muzikë. Kjo do të bën mendjen e tyre lëmsh dhe do ta këpus lidhjen e tyre me All-llahun”.

- “Mbushni tavolinat me revista dhe gazeta. Sulmoni mendjen e tyre me lajme 24 orë në ditë. Pushtoni momentet e vozitjes së tyre me bilborda reklamash. Mbushni kutitë postare me hedhurina, katalogje të ndryshme, lotari, dhe çdo lloj fletushke e ofertash emocionale për produkte dhe shërbime falas dhe shpresa të kota”.

- “Vendosni manekine të bukura nëpër revista që burrat të besojnë se bukuria e jashtme është më me rëndësi, dhe do të bëhen të pakënaqur me gratë e tyre. Aha! Kjo punë do t’i copëtojë ato familje shumë shpejtë!”

- “Akoma edhe në argëtimin e tyre, le ta teprojnë. Le të kthehen nga argëtimi të rraskapitur, të shqetësuar dhe të papërgatitur për javën që vjen”.

- “Mos lejoni që të dalin në natyrë për të menduar rreth mrekullive të Zotit. Në vend të kësaj dërgoni ata nëpër parqe dëfrimi, ngjarje sportive, koncerte dhe kinema”.

- “Mbani të zënë, të zënë, të zënë! Dhe kur të mblidhen me miqësi fetare, ngatërroni në përgojime dhje biseda të kota (muhabet), që të ndahen me ndërgjegje të turbulluar edhe emocione jo të qetësuara”.

- “Vazhdoni pra, le të jenë të angazhuar në kërkimin e kënaqësisë shpirtërore. Por grumbulloni jetën e tyre me shumë çështje që të mos kenë kohë të kërkojnë fuqi nga All-llahu. Së shpejti do të lihen të punojnë me forcat e veta, duke sakrifikuar shëndetin dhe familjet e tyre, të preokupuar me çështjet e tyre. Kjo do të ketë sukses, do të ketë sukses!”

Ishte një kuvend shumë i madh. Dhe shërbyesit e ligë me padurim u hodhën në detyrat e tyre duke bërë që myslimanët në çdo vend të jetën të zënë, të zënë, të zënë dhe të nxitojnë andej e këndej.

Supozoj se pyetja është: A KA QENË SHEJTANI I SUKSESSHËM NË PLANIN E TIJ?

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi