Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Misioni i mikrobit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Misioni i mikrobit

Mesazh nga melika prej Sat Apr 24, 2010 11:18 pm

Misioni i mikrobit

Jemi të habitur nga gënjeshtrat dhe dezinformatat e botuara në gazetën lajm për ta dezinformuar lexuesin, vetëm e vetëm që t’i ulet imazhi Institucionit më të lartë Fetar Islam në vend. Aq më tepër kur këto zëra i ngjajnë fjalës të urtë të popullit: “Dhelprës kur iu dogj bishti, nxori fjalën se është djegur tërë fshati”.

Bashkësia Fetare Islame në RM redaksisë së Lajmit disa herë i ka dërguar shkrimet e veta për rezultatet e arritura të fushave të ndryshme, ose reagimet e veta lidhur me ndonjë sulm që i është bërë këtij institucioni nga shërbime të huaja qëllimi i të cilëve është rrënimi i Islamit dhe i institucionit më të lartë Fetar Islam në RM. Gazeta Lajm nuk gjen vend për të botuar këto realitete, përkundrazi gjen hapësirë në ballinën e saj për të plasuar dezinformatat dhe të pavërtetat e përgatitura në kuzhinat që vetëm Lajmi i din. Veçojmë gënjeshtrën e trilluar “Djali i Reisit hajdut nafte” e cila vetvetiu tregon nivelin në të cilin bie gazeta në fjalë.

Fatkeqësia e gazetarisë tonë është pikërisht censura e prapme: heshtja ndaj të vërtetës dhe dhënia hapësirë të pavërtetës siç është rasti më i fundit.
Fatmirësisht lexuesit moti e kanë kuptuar këtë nivel të ulët të krijimit “Opinion publik” sipas tekeve të disa individëve, por çdo kush e din se gjithçka që botohet në gazetë nuk është për në xhenet.
E patjetërsueshme është se ne të gjithë duhet ta kemi të qartë një gjë, se prirja për ta sulmuar Bashkësinë Fetare Islame gjithmonë vjen në momentet kur ajo paraqitet para opinionit me rezultate dhe të arritura konkrete në fushën e aktiviteteve fetare islame në vend dhe jashtë. Prandaj nuk na çudisin kur këto sulme i bëhen BFI-së nga qarqe të cilat nuk mund të pajtohen me faktin se Islami në vendin tonë po ecën në binarët e realitetit.

Të pavërtetat e fundit të botuara nga i ashtuquajturi Iljasa Saliu dhe të ngjashmet me të, të cilin nuk e çudisin as çuditë e as ndërtimet e objekteve fetare, as përparimi i Medresesë dhe shtrirja e saj në pesë qytete të Maqedonisë, bashkë me akreditimin e Fakultetit të shkencave Islame, e as hapja e qendrave Islame, na bën me dije se kemi të bëjmë me një person të çuditshëm që nuk di të çuditet as kur është për tu çuditur, që qanë kur është për të qeshur e qeshë kur është për të qarë.

Sa i përket të pavërtetave se BFI nuk paska pasur thirrje, ftesa e urata nga personalitete shtetërore gjatë festave, fare s’kanë të bëjnë me realitetin, këto janë pjella të prapështa dhe gënjeshtra të kulluara, sepse e vërteta është ndryshe. Sa për ilustrim në arkivin e BFI-së ruhen të gjitha ftesat dhe uratat që i kanë arritur Reisul Ulemas, madje disa prej tyre janë publikuar edhe në faqen e internetit www.bim.org.mk dhe në revistën “Hëna e Re”.

Ndërsa lidhur me pohimin e të ashtuquajturit Iljisa, se kinse të gjithë hoxhallarët qenkan ngritur në këmbë dhe kërkojnë dorëheqjen e Reisul Ulemas H. Sulejman Rexhepi ua përkujtojmë se kjo është një gënjeshtër e kulluar dhe e plasuar në opinion nga lloji i atyre që dikur ishin atje ku nuk meritonin të jenë dhe shpesh herë në prezantimet apo deklaratat e tyre për personalitetin e Reisul Ulemas, shpreheshin në superlativ, aq sa që ishin në gjendje ta shpallnin edhe pejgamber.

Këta njerëz sot, meqë iu është djegur bishti, janë kthyer në pjesë përbërëse të shërbimeve të huaja dhe janë betuar gojarisht se do ta rrënojnë institucionin e BFI-së, sepse të tillëve fare nuk iu konvenon që të ketë Islam dhe Institucion i cili do ta ruajë interesin e Islamit dhe të muslimanëve në vendin tonë.Por BFI-ja ka ekzistuar shumë më herët se këta individë dashakeq dhe me ndihmën e Allahut f.p. do të ekzistojë deri në kijamet.

Sa për hoxhallarët iu sigurojmë se në përgjithësi, duke përfshirë të gjitha organet dhe muftinitë e BFI-së në nivel Republikan, janë shumë të kënaqur me punën dhe aktivitetet e Reisul Ulemasë H. Sulejman Rexhepi në vend dhe jashtë vendit dhe kanë bindjen se personi i vetëm i cili me plotë vështirësi arriti që BFI-në përsëri ta kthejë në binare dhe ta udhëheqë në formën e duhur Islame, është Reisul Ulemaja H. Sulejman ef. Rexhepi, dhe falë Zotit fuqiplotë sipas normave kushtetuese edhe në të ardhmen e largët do të kemi mundësi që ti shohim dobitë dhe bereqetet e tij.

Sa i takon brengosjes së të ashtuquajturit Iljasa Salihu, e këshillojmë që të mos brengoset për atë që nuk e ka kuptuar Reisin gjatë ligjëratës për Ditëlindjen e Pejgamberit a.s., se ndoshta aq e ka pasur kapacitetin, ndërsa për ne të tjerët, ajo ligjëratë akoma ruhet e freskët në mendjet tona dhe fatmirësisht xhirimet dhe fjalimi i atij manifestimi ende qëndrojnë në arkivin tonë dhe të MTV-së në gjuhën shqipe. Ndërsa po nga ky xhirim dëshmohet qartë gënjeshtra e radhës e po këtij individi kur thotë se Reisul ulemanë gjatë ndarjes së mirënjohjeve e paska shoqëruar ndonjë person i sigurimit me shpinën dy metra, gjë që nuk është e vërtetë. Mirëpo, edhe sikur ta kishte shoqëruar ndonjë person i sigurimit personal, këtë do ta kishte bërë për hir të faktit se në manifestime të tilla ka edhe krijesa hipokrite të sojit tuaj. Proverba Arabe pikërisht për këtë qëllim thotë: “Për çdo faraon duhet të sigurohet një Musa”.

Është turp si për autorin e atij shkrimi ashtu edhe për gazetën që boton shkrime të tilla me prapavijë të prapshtë. Tu hedhësh pluhur në sy gjithë atyre telespektatorëve dhe të gënjesh haptazi në këtë mënyrë, është hipokrizi e llojit të vet, me të cilën ne nuk e kemi ndërmend të merremi në të ardhmen, e për këtë nuk do ta lejojmë veten të biem në nivelin e atyre që nuk e kanë nivel.

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi