Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Sadakaja e 360 nyjave të trupit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sadakaja e 360 nyjave të trupit

Mesazh nga melika prej Sat Apr 24, 2010 11:27 pm

Sadakaja e 360 nyjave të trupit
Sadakaja e 360 nyjave të trupit

Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Ai që dëshiron ta japë sadakanë e qindra nyjave të trupit, le të njihet me një namaz të çmuar me anën e të cilit mund të fitohen shpërblime të mëdha, pa dyshim që është fjala për namazin duha.

“Salat duha” do të thotë namazi i paradites. Ky namaz ka edhe një emër tjetër dhe quhet “saltul-evabin”, namazi i atyre që kthehen. Pra, falësi i këtij namazi kthehet tek Allahu duke e adhuruar Atë, kur një pjesë e njerëzve janë të angazhuar, kanë shkëputur vëmendjen nga adhurimi i Allahut.

Atëherë t’i referohemi thënieve të të Dërguarit tonë mbi rëndësinë, madhështinë dhe vlerën e këtij namazi.

Sahabiu Ebu Dheri tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Për nyjat e çdonjërit prej juve, çdo paradreke, kërkohet sadaka; çdo tesbih (subhanall-llah, madhështia i takon Allahut) është sadaka; çdo tahmid (elhamdu lil-lah, lavdërimi i takon vetëm Allahut) është sadaka; çdo tehlill (La ilahe il-lall-llah) është sadaka; urdhërimi në të mirë është sadaka; çrrënjosja e së keqes është sadaka. Ajo çka është e mjaftueshme për këto janë falja e dy rekateve namaz duha.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi tjetër që transmeton Burejde, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Në trupin e njeriut ndodhen 360 nyje dhe ai duhet të japë sadaka për çdo nyje." I thanë: “Kush mund ta bëjë një gjë të tillë, o i Dërguar i Allahut?” Ai u përgjigj:“Këlbazën që e sheh në xhami, e largon, ose ndonjë gjë që e largon nga rruga. Nëse nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, ai mund t’i falë dy rekate duha, që do të jetë e mjaftueshme për të.” (Sahih, transmeton Ebu Davudi dhe Ahmedi)

I Dërguari i Allahut thotë: “O Biri i Ademit! Fali për Mua katër rekate në fillimin e ditës dhe do të jenë të mjaftueshme për pjesën tjetër të saj.” (Transmeton Tirmidhiu)

Ky namaz është i preferuar, e pëlqyeshme për t’u falur, ndërsa ai që nuk e fal nuk bën ndonjë mëkat. Koha e këtij namazi fillon pas lindjes së diellit, kur të jetë ngritur një heshtë, deri para namazit të drekës. Besimtari ka mundësinë e zgjedhjes, sa rekate dëshiron t’i falë. Mund t’i falë dy rekate, katër, tetë.
Besimtarë dhe besimtare, mos harroni të jepni sadakanë!

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi