Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Durim, durim

Shko poshtë

Durim, durim Empty Durim, durim

Mesazh nga melika Sat Apr 24, 2010 11:35 pm

Disa agjencione informative liferuan lajmin e thirrjes nga Vatikani drejtuar katolikëve palestinez dhe misionarëve krishterë nga vendet e Evropës që të mbesin në tokën e shenjtë dhe të mos largohen për shkaqe sigurie dhe për shkak të jetës së vështirë me të cilën ballafaqohen. Vatikani lajmëroi se prifti Pol Jozef Kurdis, ka dhuruar 400.000 dollarë për katolikët palestinez në Bregun Perëndimor, dhe brenda territoreve të okupuara si motivim që të përqëndrohen në tokën e shenjtë.
Sa i përket muslimanëve palestinez, armiku cionist mbi to praktikon metoda të llojllojshme të luftës speciale me të njëjtin qëllim, largimi nga vendi i tyre. Shtëpitë e tyre rrënohen, të mbjellurat e tyre digjen, rrënohen shkollat dhe spitalet e tyre dhe zjarri i urrejtjes cioniste në çdo çast rrezikon jetën e tyre. Për hallin e tyre, askush nuk derdh lot. Për këtë shkak, luftarëve në tokën e xhamisë së shenjtë, Mesxhidul Aksa, u themi atë të cilën e thotë Allahu i Lartësuar: “O ju që keni besuar, duroni dhe bëhuni më të duruar (se armiku juaj), dhe ruani vendin tuaj, dhe kini frikë Allahun, që të mund të jeni fitimtarë” (Ali- Imran 200).
Po, e dimë se sakrificat janë të mëdha, presione të padurueshme që të largoheni nga vendi juaj, por durimi juaj është fillimi i gjeneratave madhështore. Nëse duroni, ju do të bëheni shembëlltyrë për luftarët e tjerë të ummetit Islam. Me durimin e juaj do të dalin në shesh shenjat e para të fitores, me lejen e Allahut dhe me ndihmën e tij. Ne kështu ju njohim, të fuqishëm dhe plotësisht të bindur.
Të mendojmë së bashku rreth ajetit: “Dhe shumë nga pejgamberët luftuan dhe bashkë me ta luftuan edhe grupe të mëdha njerëzish të ditur e fetar, por ata kur nuk e humbën kurajon për çka pësuan në rrugën e Allahut dhe as nuk u dobësuan dhe as nuk e poshtëruan veten. Allahu i don durimtarët.” (Ali-Imran 146).
Kush edukohet nga burimet e Pejgamberëve [alejhimusselam] nuk do të dobësohet dhe as që do të humb shpresën. Ai do të mbetet krenar në fenë e tij, i përqëndruar si kodrat, durimtar i cili pret shpërblim nga Allahu, Zoti i tij.


Editoriali i revistës mujore “El Bejan”

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi