Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mësova se …

Shko poshtë

Mësova se … Empty Mësova se …

Mesazh nga Ebu Amar Sat Feb 20, 2010 6:31 pm

Mësova se …

Mësova se më të lumturit janë ata, të cilët kanë përmbushur zemrat e tyre me dashurinë e All-llahut, dhe janë të përmalluar për Te. Ndërsa të tjerët jetojnë në iluzione, që nuk përmban tjetër përpos përjetime të dynjas kalimtare.
Dhe se dituria e vërtete është dritë që Allahu hedh në zemër, siç ka thënë imam Maliku, Allahu e mëshirofte! Nuk është vetëm me të mbledhur shumë përmendësh.
Dhe se begatia e diturisë në vete dhe tek njerëzit është aq sa është i lidhur personi me Kur'anin Famëlartë dhe aq sa të kujdesët për te.

Dhe të nderohet dijetari në mesin e umetit aq sa i pason ai gjurmet pejgamberike, ngase nga kjo rrjedh nderi mbi te. Ndersa dijetari i lidhur me dynja po të jetë prijës, ai është dëmtuesi me i madh i dinit.
Dhe se dijetarin që e përgadit qeverija e prishur për vetëdijen e gjëndjes se popullit, nuk është tjetër pos buri e koordinuar nga qeveria, dhe ai do jetë kazme për rrenimin e atij populli.
Dhe se s'ka mundësi të mëkëmbët një umet i përparuar dhe as që të përcjellet mesazhi e tij, pa rregullore politike të nxjerrura nga besimi dhe sheriatit islam.
Dhe perderisa në mësin e umetit nuk ka njerëz besnik, që e bartin këtë mesazh sipas rregullorës politike të këtij dini dhe nuk veprojnë me te, atëherë ata do të jenë një kope që do t'i drejtojë tagjija dhe kamxhiku në ahurin e roberimit.
Dhe se organizimin për rizgjimin islam nuk ka mundësi ta bëjë askush tjetër përveç atyre që janë gjithmonë të gatshëm që të veprojnë per islamin. Ndërsa ata që e përfaqësojnë këtë organizim, nëse nuk kanë aftësi që t'i përmbushin skajet e projektit të këtij organizimi dhe kuadro, do të deshtojë në udhëheqjen e këtij organizimi.
Dhe se obligimi më i madh i sistemit politik në islam është vuarja e kurorës së krenarisë mbi kokën e umetit. E një gjë e tillë nuk mund të realizohet pa praktikimin e sheriatit.
Dhe se ai umet, i cili ia kthen shpindën xhihadit nuk e meriton e as nuk do të ketë krenari.
Dhe se krimi me i madh i sistemit të mykur arab, i gjunëzuar në krye të udhëheqës së popullit të tij, është humbja e krenarisë së umetit që ia sollën duke shmangur sheriatin e Allahut dhe dorezimin e tij në dorën e armikut. Ndërsa, ai cili u jep këtë të drejtë është edhe me kriminel sesa ata. Ndërsa, ai i cili i shpërbën umetit për Allahun do të sheh miresi, nderë, fitore dhe suksese (prej anës se Allahut). E nëse e godet ndonjë sprove në rrugën e Tij, Allahu do të zbret në zemrën e tij qetësi dhe durim prej nga nuk e mendon. Dhe do të dërgojë mbi te ëmbelsira në kohërat më të nëvojshme prej nga ai s'e kujton. Dhe kështu do të jetë nën strehimin e Tij dhe i nderuar me krenari deriqë ta takojë Allahun [subhanehu ve teala].
Dhe prej nderit më të çmueshem është që Allahu të të radhisë në rreshtin e ushtarëve të Tij. Atëherë, mos u brengos ndaj vuajtjeve në rrugën e Tij ngase durimi zbret me te, dhe së qetësia aty gjindet. Për këtë Thotë Allahu [subhanehu ve teala]:

إنّ مع العسر يسرا
"E, pa dyshim se me vështirësisë është lehtësimi" [El-Inshirah, 5]

E nuk ka thënë se pas vështirësis, por me veshtiresinë është lehtesimi.
Dhe se njëriu më budalla është ai që është mashtruar me mençurin e tij, fuqin dhe përpjekjet e tija. Realiteti është se disa njerëz perdorën nga ana e Allahut dhe të tjerët janë në fatin e shejtanit, dhe Allahu nuk i përdore per fenë e tij, përveç të sinqertit dhe ata qe u kanë mbeshtetur vetëm Atij.
Dhe mësova se duaja është çelësi i çdo të mire dhe nuk perjashtohet nga kjo e mirë askush përveç atij qe e ka përjashtuar vetën e tij.
Dhe se sprova nuk ka ilaç tjetër përpos durimit dhe për ziliqarin nuk ka shërim tjetër përpos që t'i mbeshtetë Allahut dhe t'i anashkalojë ato që e mundojnë.
Dhe se zilia gjithëherë ka sjellë pengesa dhe vështirësi në realizim e projekteve gjatë thirrjes islame. Gjithashtu ajo ka shkaktuar vonesë në realizimin e qellimeve te tyre. Prandaj, nuk ka ilaç me të mirë për zilaqarin se sa sinqeriteti.
Dhe se mbeshtetja e sinqertë në All-llahun është në sekretin e shpëtimit më të madh. Për këtë fituesit më të mëdhej ishin ata që i tejkaluan të tjerët në xhenet. E ata janë shtatëdhjetëmijë veta qe do të hynë pa dhënë llogari, ngase ishin me të sinqertit në tevekul (mbeshtetje në Allahun).
Dhe se burri i mirë që është sprovuar me burgim ose do t'i shtohet vlera e mirë dhe vendosshmeria ose i keqësohet gjendja edhe bie nga vlerat – Allahu na ruajt. Kurse të pakët janë ata që qëndrojnë në atë gjendje që kan qenë.
Dhe se sinqeriteti është më e kushtueshme e atyre që veprojnë për islam, për atë duhet që çdo aktivist duhet nxitur për ta arritë këtë, duke ia lenë synimet e tyre në dijenin e Allahut.
Dhe s'ka me injorant se ai, i cili mashtorhet me fjalët e pretenduesve para se t'i sheh veprat e tyre, dhe se ai i cili mashtrohet me veprat e tyre në kohën e liris para se t'i sheh ata në kohën e sproves.
Dhe se mësimet e vërteta të besimit janë në fushat e xhihadit dhe ballafaqimit me injorancen. Këtë e kemi vërejtur qartazi në irak, që mund ta marrim si shëmbull. Për një kohë shumë të shkurtë, trimat besimtarë, i njohën këto mësime dhe i punuan ato, në ate kohë kur e gjithë kjo u injorua nga ata, të cilët me dekada me rradhë ishin mesuesa të kësaj lëmie dhe nuk mjaftuan me kaq. Përdorën diturin e tyre në luftë kundër besimit (tevhidit) dhe pjestarëve të tij.
Mësova se për çdo send ka ilaç përveç marrëzisë. Të largohesh nga ata është rehati shpirtrore, edhe pse sprova me to është e domosdoshme, s'ka të ikur. E mendjelehtësia është shënja më e madhe e marrëzisë.
Dhe se qëndrimi në parime është shenja me e madhe e butësisë dhe urtësisë.


Mësova dhe se çështjet që gjinden tek thirrësat islam dhe që hasin mospajtime në to janë pesë:
1. Çështje që as nuk meriton të emërtohet çeshtje.
2. Çështje që nuk duhet ndalur shumë tek to, por aq sa u takon.
3. Çështje që duhet të ndalur para tyre edhe pse diskutimi në to është i lehtë dhe i afërt.
4. Çështje që meriton të merret qendrim i prerë ndaj kundershtarit.
5. Çështje e cila meriton distancim dhe braktisjen e kundershtarin.
E ngatërrimi mes tyre është i madh në fushën e thirrjes, e perzierja mes tyre dhe lakmisë së vetvetës është edhe më e shumtë.


Mësova se njerëzit janë tre shkallësh:
• Njerëz që aftesitë mendore të tyre i kanë te kufizuara tek disa përsona të veçantë, nuk mendojnë me gjatë sesa rreth e përqark tyre. Dhe në bazë të kësaj dhe marrin qëndrimet e tyre.
• Ndërsa një grup tjetër e kufizon të menduarit e tyre në ndodhi, nuk posedojnë një vizion të mëtutjeshëm. Kështuqë, çdo ndodhi i merr ata djathtas e majtas dhe sa herë që kalon një ngjarje angazhohen me ngjarjën tjetër.
• Ndërsa një grup tjetër kanë synime dhe dëshira të morishme, duke poseduar mendime të përgjithshme të plota, dhe të menduarit e tyre përqëndrohet në atë burim dhe përpiqet të përfshijë në tërësi, t'i përmisojë dhe orientojë njerëzit ashtu siç duhet në këtë fushë.
Pra, të parët stagnojnë në bregdet. Ata që vijojnë pas tyre zhytën në ujë të turbullt. Ndërsa pala e tretë është ajo që di të notojë në oqean. Sepse Allahu [subhanehu ve teala] për çdo send ka krijuar mundësi .
Mësova se e tërë intelegjenca është dallimi i shkallëve të mirësis dhe shkallëve të së keqës dhe të u ipet perparesi më të rëndësishmëve në kohërat specifike. Përndryshe, vetëm t'i dallosh të mirën nga e keqa është lehtë për çdokend.
Dhe se nga gabimet e mëdha është mosnjohja e ndryshimeve të karakterit të njerëzve gjatë aplikimit të projektëve islame. Ngase çdokush është i paraprirë për të punuar atë për të cilën është krijuar. Andaj, ka mundësi që një projekt të jetë i përshtatshëm për një mjedis e të dështojë në një mjedis tjetër, ashtu siç mund të jetë i përshtatshëm për një person dhe nuk i përshtatët një tjetrit.
Dhe se butësia e urtësia bashkë me besnikërinë dhe qëndrueshmërinë janë sekretët e suksesit të aktiviteti të davetit (thirrjes).
Dhe se xhihadi është organimzimi i gjithë umetit dhe nuk mund të ketë sukses në atë mjedis që nuk përgaditën për atë.

Dhe se burrat janë katër llojesh:
• Një lloj burrash që mund të mos i shohësh në kohën e paqës dhe qetësisë. Mirëpo, kur ndodhë ndonjë vërull a rrëmujë shpejtojnë drejtë teje për të të dalë në ndihmë.
• Një lloj tjetër i burrave që janë prezent në kohën e qetësisë, mirëpo në kohërat e vështira kur ndodhë ndonjë rrëmujë, fshihen dhe nuk dukën.
• Një lloj burrash që nuk turpërohen që të ka braktisur në kohën kur pate nëvojë për ta dhe pastaj të vijnë kur ai ka nëvojë për ty.
• Dhe një tjetër që kurr nuk të afrohet përpos kur dëshiron që të dëmtojë.
I pari është burrë besnik me plot kuptimin e fjalës.
I dyti është shoqërues i një rruge të shkurtë.
I treti është mashtrues.
I katërti është armik. Edhe pse ai armiqësia e tij është në dobinë tënde, mirëpo ai këtë nuk e heton.

Poashtu, gratë janë katër llojesh :
• Njera që është burrëreshë dhe ngritet në pozita të larta që ndodhë që shumica e burrave të mos kenë mundësi ta arrijnë këtë pozitë.
• Një grua e bekuar, motër e ndershme, ndihmuese në të mirë gjithëherë kur ka mundësi dhe arsyetohet kur nuk ka mundësi.. Në mesine e umetit ka shumë të tilla të bereqetshme saqë disa prej tyre kanë më shumë sukses dhe bereqet në davet sesa shumë disa të tjerë që pretëndojnë se janë davexhi –thirrësa.
• Një grua e mbuluar, si shumica e femrave besimtare, të pastërta nga sprovat e ato janë vepërmirat dhe fidan i burrave.
• Dhe një lloj tjetër që janë litarë nga litarët e shejtanit, që me to shejtani gjuan fatin e zjarrit –Allahu na ruajt prej llojit te tyre! Ashtu siç është cekur në hadith: “ Mallkoni se ato janë të mallkuara!“

Dhe se të rinjtë nga mesi i të mirëve janë gjithashtu katër lloje:
• Një i ri, i udhëzuar me sinqeritet dhe përqafues i së vërtetës me besnikeri, i motivizuar, vullnetlartë, keta janë shtyllat e islamit dhe ardhmëria e tij.
• Një i ri, që nuk është si ky që përmendëm më lartë. Mirëpo, është shpirtmirë. Shoqërohet me llojin e parë, u bë i lumtur me këtë shoqërim dhe përfitoi.
• Një i ri, që kalon kohën e lirë me të rinjtë e mirë, ai do të jetë njeri prej dyve: ose mërzitet dhe e le shoqërimin e tyre dhe anon në sprovat e dynjas ose ka për ta goditur era e udhëzimit dhe ndryshon e permiresohet gjendja e tij.
• Dhe një ri, i cili e llogarit vetën mes tyre, mirëpo është shpirtkeq dhe rrallë herë ndodhë që të jetë i përqëndrueshëm me ta.

Dhe se studentët islam janë gjithashtu katër llojesh:
• Studenti i sinqertë, i mallëngjyer në dituri, është i qëndrueshëm si hekuri. Këtij do t'i dhurohet trashegimia profetike.
• Studenti që përpiqet me mundësit e tija, këtë nuk ka për ta humbë Allahu [subhanehu ve teala], ashtu siç kan thënë dijetarët: Perpiqu në studime se do të të vijë ndihma (suksesi).
• Studenti që e humbë kohën në çështje diskutabile dhe me polemika të kota. Pra, ky e ka humbur bereqetin e diturisë dhe do të deshpërohet për humbjen e mundësive. E nëse nuk zgjohet dhe merr vetëdijën do të mbesë i dëshpëruar për tërë jeten.
• Dhe studenti që me diturin e tij don të ketë përfitime të kësaj bote. Këta janë kaloresit e djajve. Nëse arrijnë që këta të kenë ndonjë pozitë, mjer Islami nga ata.
Mësova dhe se përpjekjet e njerëzve të rëndomtë, që dëshirojnë te hecin në këtë rrugë, e përmbushin jetën e tyre me vepra të mira.
Ndërsa përpjekjet e disa të veçantëve është shfrytëzimi i veprave të mira në kohërat më të vlefshme.
Ndërsa perpjekjet e atyre më të veçantëve është që të realizojne pozitat më të larta që Allahu ka percaktuar për adhurim ndaj tij. E në veçanti ato lloje të adhurimëve që kanë të bejnë me zemrën. Kështuqe ata janë të përgaditur çdoherë në këtë front.
Dhe se kush vepron mirë gjatë natës shpërblehet gjatë ditës. E kush vepron mirë gjatë ditës shpërblehet gjatë natës.
Dhe kush i ka raportët e pastërta me Allahun dhe dhuntitë do t'i ketë të tilla. Ndersa ai, i cili i dobëson marredheniet me Allahun dhe shpërblimin do ta këtë të tille.
Dhe çdo sprovë, saqo që të jetë e madhe, është e vogël në syrin e atij që kjo botë nuk ka peshë për të, por jeton për botën e përherëshme. Dhe çdo sprovë është e rëndë dhe e pakalueshme për ata që lakmojnë shumë në këtë dunja dhe nuk shpresojnë fare Ahiretin.
Poashtu, çdo mashtirm i shjetanit është i dobët në syrin e atij që nuk jeton për këtë botë, por jeton për Ahiret.
Dhe shumica e prishjeve dhe ndamjeve mes njerëzve dhe mes familjeve është nga pasojat e mëkatëve dhe pakujdesia ndaj të përmendurit e Allahut [subhanehu ve teala].
Dhe ata që kanë karakter të vrazhdë nuk mund të shijojne bukuri dhe mirësi në jetën e tyre dhe nuk dine fare për ndjenjat e dashurisë së pastër. Dhe se ata të ulëtit dhe të lehtët nuk shikojnë bukuri përveç me syrin e epsheve të ndaluara .
Dhe i mashtruar i vërtetë është ai, i cili e ka lidhur zemrën e tij me njerëzit dhe shumica e njerëzve janë të sprovuar me njerez.
Thotë All-llahu i njerëzve:


قل أعوذ بربّ الناس ، ملك الناس ، إله الناس
"Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve, Të adhuruarin meritor të njerëzve!" [En-Nas, 1-3]


Dhe mesova se s'ka njeri pa te meta dhe gabime, por e gjithë çështja është në shpirtmirësi dhe dashuri të së mirës ndaj besimtarëve. Çdo njeri duhet të orvatët të veprojë drejtë apo së paku të përpiqët që t'ia qëllojë. E kush do të jetë i këtillë Allahu ka për t'ia mbuluar të metat e tija para krijesave dhe do t’ia falë të metat dhe do t’ia mundesojë të këtë përfundimin nga kjo botë me vepra të mira.
Lus Allahun që t'na furnizojë nga mirësia e Tij, t'na japë shendet, t'na i mbulojë të metat dhe të na dhurojë perfundim të mirë dhe t'na i përmison gjëndjen në këtë botë dhe ahiret, neve dhe të gjithë besimtarëve! Amin

Shkroi: Sh. Hamid bin Abdullah El-Alij
Përktheu:
Ankebut.com
10 Janar 2007
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi