Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kongresi i shejtaneve

Shko poshtë

Kongresi i shejtaneve Empty Kongresi i shejtaneve

Mesazh nga Ebu Amar Sat Feb 20, 2010 7:01 pm

Kongresi i shejtaneve

Iblisi, udhëheqësi i shejtanëve, thirri një kongres botëror të shejtanëve. Në fjalimin e tij të hapjes, ai tha:

Ne nuk mund t’i ndalim dot muslimanët të shkojnë në xhami!

Ne nuk mund t’i ndalim dot të lexojnë Kuranin dhe të njohin të vërtetën!

Ne as nuk mund t’i ndalojmë ata të formojnë lidhje të ngushta me Allahun dhe të Dërguarin e Tij! Nëse ata arrijnë të lidhen me Allahun, fuqia jonë ndaj tyre thyhet!

Pra, lërini ata të shkojnë në xhamitë e tyre, lërini ata t’i mbulojnë enët me ushqim, por vidhjuni kohën! Vidhjuni kohën në mënyrë që ata të mos kenë kohë të forcojnë lidhjen me Allahun dhe të Dërguarin! Kjo është ajo që unë dua të bëni!- tha Iblisi.

- Largojuani vëmendjen nga të mbështeturit tek Allahu gjatë ditës!

- Si duhet të veprojmë?- pyetën shejtanët.

Mbajini të zënë me gjëra të parëndësishme të jetës dhe sajojuni kurthe të panumërta për t’u pushtuar mendjet!- iu përgjigj Iblisi.

Nxitini të shpenzojnë, të shpenzojnë, të shpenzojnë dhe të marrin hua, hua, hua!

Mbushuani mendjen grave të punojnë me orë të tëra dhe burrave të punojnë 6-7 ditë në javë, 10-12 orë në ditë, për të mbushur çdo çast të lirë të jetës së përditshme!

Largojini ata nga të kaluarit e kohës me fëmijët e tyre! Kur familja ndahet, shtëpitë nuk mund t’i shpëtojnë dot presionit të punës.

Nxitini mendjet e tyre që të mos e dëgjojnë atë zë të qetë, të brendshëm që i thërret drejt shpëtimit!

Joshini ata të dëgjojnë radio dhe të shohin televizor në çdo kohë! Sigurohuni që çdo dyqan e restorant në botë të ketë muzikë vazhdimisht! Kjo do t’i trazojë mendjet e tyre dhe do t’ua prishë lidhjen e tyre me Allahun dhe të Dërguarin e Tij.

Mbushjuani tavolinat e kafesë me revista e gazeta!

Ngarkojini mendjet e tyre me lajme 24 orë në ditë!

Pushtojini çastet e udhëtimit me afishe reklamash tërheqëse!

Bombardojini kutitë e tyre postare me letra, pako, katalogë, oferta joshëse dhe shpresa të kota!

Pushtojini revistat dhe televizionet me modele të bukura elegante në mënyrë që burrat të besojnë se bukuria e jashtme është më e rëndësishmja dhe të mbeten të pakënaqur prej grave të tyre!

Bëjini gratë të lodhen aq shumë, sa që mos të kenë kohë të duan burrat e tyre! Jepuni edhe dhimbje koke! N.q.s nuk u japin burrave dashurinë që kanë nevojë, ata do të fillojnë t’i hedhin sytë diku tjetër. Kjo do t’i prishë familjet shumë shpejt!

Jepuni të lexojnë libra pa vlerë për të mos u mësuar fëmijëve kuptimin dhe rëndësinë e të falurit!

Bëjini të jenë të zënë për të mos reflektuar në krijimin e Allahut në natyrë! Dërgojini ata nëpër parqe argëtuese, lojëra, koncerte e kinema! Bëjini të jenë të zënë, të zënë, të zënë!

Dhe kur të takohen së bashku, përfshijini nëpër thashetheme dhe përgojime që ta kenë ndërgjegjen të trazuar!

Mbushjuani jetët e tyre me kaq shumë çështje të mira, saqë mos të kenë kohë të kërkojnë ndihmë prej fuqisë së Allahut! Së shpejti do të mbështeten vetëm tek forcat e tyre, duke sakrifikuar shëndetin dhe familjen e tyre për të mirën e punëve të tyre.

Ky plan do të ketë sukses! Do të ketë sukses! Kjo ishte e gjitha!

Shejtanët shkuan me padurim të zbatonin detyrat e tyre për t’i bërë muslimanët kudo, të jenë të zënë dhe të hallakatur me qëllimin që të kenë pak kohë për Zotin e tyre, të kenë pak kohë për t’u folur të tjerëve rreth fuqisë së Allahut!
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi