Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ebu Sufjani dhe Herakliu

Shko poshtë

Ebu Sufjani dhe Herakliu Empty Ebu Sufjani dhe Herakliu

Mesazh nga Ebu Beker Tue Mar 09, 2010 4:20 pm

Ebu Sufjani dhe Herakliu

Tregon Abdullah bin Abbas se Ebu Sufjani bin Harbin I ka treguar atij për takimin që kishte me udhëheqsin e Romakve.Herakliu na ftoi në mexhlisin e tij dhe afër tij ishin njerëzit me poste më të larta në mesin e romakve.Herakliu e thirri përkthyesin e tij dhe tha:Cili nga ju është më I afërt me prejardhje me atë njeri I cili pretendon se është Pejgamber?

Tha Ebu Sufjani:Unë jamë më I afërmi I tij me prejardhje. (more…)

Tha Herakliu:Afrojeni atë afër meje dhe afroni pas shpinës së tij shokët e atij njeriu I cili pretendon se është Pejgamber.Pastaj I tha përkthyesit të tij:Thuaju atyre (shokëve të Pejgamberit alejhi selam) unë po e pyes këtë (Ebu Sufjanin) për atë njeri , e nëse ai (Ebu Sufjani) më gënjen mua atëher ju tregoni se ai gënjen.

Tha Ebu Sufjani: Pasha Allahun sikur të mos më kishte ardhur marre dhe inati të gënjej në prani të shokëve të Pejgamberit alejhi selam do të kisha gënjyer për Pejgamberin alejhi selam.

Pyeti Herakliu : Qfarë prejardhje ka ai tek ju?

Tha Ebu Sufjani: Ai ka prejardhjen më të mirë tek ne.

Herakliu :A ka thirrë në këtë besim më parë dikush prej paraardhsëve të tij?
Ebu Sufjani:Jo

Herakliu:A ka qenë ndonjë prej familjes së tij udhëheqës I shtetit?
Ebu Sufjani:Jo

Herakliu: A e pasojnë atë njerëzit me pozit apo të dobëtit?
Ebu Sufjani: Të dobëtit

Herakliu:A shtohet numri I pasuesve , apo paksohet?
Ebu Sufjani: Shtohet

Herakliu:A largohet dikush I paknaqur prej fesë së tij pasiqë e ka pranuar atë?
Ebu Sufjani:Jo

Herakliu:A e keni akuzuar atë për gënjeshtër para se ai të thërret në këtë fe?
Ebu Sufjani:Jo

Herakliu:A tradhëton ai (Pejgamberi alejhi selam) ?

Ebu Sufjani:Jo,vetëmse ka kohë që ne jemi largë tij e gjatë kësaj periudhe nuk e di se qka ka vepruar, dhe tha pastaj Ebu Sufjani:Nuk kam mundur të shtoj përveq kësajë asnjë fjalë të vetme vetëm Po ose Jo.

Herakliu:A jeni mbytur mes vete ( luftuar )

Ebu Sufjani:Po

Herakliu: E si ka qenë lufta në mes jushë dhe muslimanëve?

Ebu Sufjani: Lufta mes nesh dhe atyre (mslimanëve) ka qenë e ashpër,nganjëher ata kan fituar e nganjëherë ne.

Herakliu: Në qka ju urdhëron ai (Muhammedi alejhi selam) ?

Ebu Sufjani:Thotë ai (Muhammedi alejhi selam):Adhurojeni Allahun një të vetëm dhe mos I bëni shokë Atij asnjë sendë,dhe largohuni nga ajo që kanë qenë prindërit tuaj më parë. Dhe na obligon neve ta falim namazin,të jemi të drejtë, të largohemi nga amoraliteti, dhe të ruajm lidhjet farefisnore.

Herakliu:I tha përkthyesit të tij:Thuaj atij (Ebu Sufjanit): Të pyeta ty për prejardhjen e tij ? Dhe tregove se ai është prej një fisi më të mirë,e kështu pra të dërguarit dërgohen prej fisit më të mirë në vendin e tyre .Të pyeta ty se :A ka qenë ndokush më parë prej familjes së tij që ka thirrur në këtë që ai ju thërret juve? E ti u përgjigje se Jo,dhe tha pastaj Herakliu,sikur të kishte qenë dikush që para tij të kishtë thirru në këtë fe, do të kisha thënë se ai e pason atë prej paraardhsëve të tij.Të pyeta:A ka qenë ndonjë prej parardhsëve të tij udhëheqës I shtetit ? Ti u përgjigje se Jo.Sikurse të kishte qenë dikush prej paraardhsëve të tij udhëheqës I shtetit do të kisha thënë se ai njeri e kërkon postin e paraardhësit të tij.Të pyeta :A është akuzuar para se të thërras në këtë fe për gënjeshtër? U përgjigje se Jo,pastaj e kuptova ai nuk ju ka gënjyer asnjëherë për qështje që kanë të bëjnë me njerëz,e si mundë të ju gënjejë në qështjen që kanë të bëjë me Allahun.Të pyeta: A e pasojnë atë të dobëtit apo atë që kanë pozit?U përgjigje se atë e pasojnë të dobëtit,e të dobëtit janë ata që I pasojnë Pejgamberët.Të pyeta :A rritet numri I pasuesve të tij apo paksohet? U përgjigje se numri I tyre rritet ,kështu pra është qështja e besimit derisa ai të plotësohet.Të pyeta: A largohet dikush I paknaqur prej fesë së tij pasiqë e ka pranuar atë? U përgjigje se Jo,e kështu pra është imani derisa ta ndien kënaqësin e tij në zemër.Të pyeta:A tradhëton ai? U përgjigje se Jo,kështu janë të dërguarit që nuk tradhëtojnë.Të pyeta:Në qka ju urdhëron ai? U përgjigje se ai ju urdhëron ta adhuroni Allahun të vetëm dhe mos ti bëni shokë Atij asgjë dhe se ju ndalon juve nga adhurimi I idhujve,dhe ju urdhëron ta falin namazin,të jeni të sinqertë dhe të jeni të moralshëm,nëse kjo që thoni ju është e vërtetë,atëherë ky njeri do ta sundon vendin në te cilin gjindemi ne.

Unë e kamë ditur se ky njeri do të vjen,porse nuk kamë menduar se ai do të jetë nga ju,sikur ta dija se mundë ta takoja do të nisesha për ta takuar ate,dhe sikur të isha unë tek ai do t’ia laja këmbët (Pejgamberit alejhi selam) ,pastaj urdhëroi që të sillet një shkrim me të cilin Pejgamberi alejhi selam e kishte dërguar Dehjetu el-Kelbi tek prijësi I Busrij (vendë në Sham ),ia dhanë atë Herakliut dhe ai e lexoi kur ja në të shkruante :”Bismilahi RRahmani RRahim,prej Muhammedit robit të Allahut dhe të dërguarit të Tij deri tek Hirakliu kryetari I Romakëve.Selami qoftë për atë I cili e pason udhëzimin : Unë të thërras ty që ta pranosh islamin ,nënshtrohu që të shpërblen Allahu ty dy herë,e nëse refuzon atëher mbi ty bie mëkati:”Thuaj o ju idhtarët e librit ejani tek një fjalë e cila është e njejtë tek ne dhe tek ju,që mos ta adhurojmë askënd tjetër pos Allahut dhe mos ti shoqërojmë Atij asgjë,dhe mos ti marrim njëri tjetrin për zotra përveq Allahut,E nëse nuk e pranoni atëherë dëshmoni për ne se ne jemi Musliman”.

Tha Ebu Sufjani kur e lexoi atë që e lexoi u bë nje zhurmë e madhe dhe u ngriten zërat ,kurse neve na nxorën jashtë,e unë ju thash shokëve të mi:Sa larg ka arritur qështja e Ibni ebi kebshete “Me këtë emrë e emroni pabesimtarët Pejgamberin alejhi selam”,po I frigohen Atij sundimtarët e mëdhenjë,dhe unë gjithmon pas kësaj kamë qenë I bindur se qështja e tij do të marrë hov derisa ma zgjeroi Allahu gjoksin dhe e pranova islamin.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi