Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afrimi tek All-llahu me sinqeritet

Shko poshtë

Afrimi tek All-llahu me sinqeritet Empty Afrimi tek All-llahu me sinqeritet

Mesazh nga Ebu Amar Thu Mar 18, 2010 4:10 pm

Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju. Mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë.”

(El Kehf, 110)

Kjo botë është si tregu. Pas një kohe nuk do të gjindet askush. Kur bie nata, as nuk bleni në këtë pazar, përveç asaj që do t’ju shërbejë nesër, në tregun e Ahiretit, ngase cilësi e të mençurit është të jetë i kujdesshëm. Njësimi i Allahut të madhëruar dhe sinqeriteti në vepra për Të, në Ahiret kanë vlerë.
Allahu i madhërishëm nuk kërkon nga njeriu formën, por bërthamën, e këto janë njësimi (teuhidi) dhe sinqeriteti(ihlas), si dhe largimi i dashurisë së dynjasë nga zemra.

O djalosh! Je preokupuar me atë që nuk të intereson. Mënjanoje nefsin (egon impulsive) nga zemra, do të arrish atë që dëshiron, sepse epshet e shfrenuara janë papastërti e rrezikshme. Kur ta mposhtësh egon, do të vëresh ndryshime.

Allahu i madhërishëm thotë:
“Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhërin e Allahut e ruajnë atë. Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur Allahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zmbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.” (Er Rra’d, 11)

Ai të krijoi për ta adhuruar Atë, andaj mos luaj. Nëse e do Allahun e madhërishëm me dashuri, mos i shoqëro askënd. Kur Ademi, a.s., me zemër u dashurua në Xhennet, Allahu, xh.sh., e largoi nga ai. Kur zemra e tij e dashuroi Havën, e largoi Ademin në Cejlon (Shri Lankë), ndërsa Havën në Xhidde. Kur Jakubi, a.s., e dashuroi tej mase Jusufin, a.s., Allahu e ndan nga ai. Kur Pejgamberi ynë, s.a.v.s., anoi më tepër kah Aishja, r.a., ndodhi intriga e shpifja kundër saj dhe Pejgamberi, a.s., me ditë të tëra nuk e pa. Andaj, dorëzoju vetëm Allahut, xh.sh., e jo të tjerëve. Mos gjej qetësi dhe prehje tek të tjerët. Mundohu që krijesat të jenë jashtë zemrës tënde, ndërsa zemrën dorëzoja vetëm Atij.

Transmetohet se Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë:
“Lodhni shejtanët me fjalët: “La ilahe il-lallah Muhammedur-Resulull-llah”, se kështu shejtani lodhet, mu sikur ndonjëri prej jush e lodh deven e tij me kalërim të shumtë dhe me mbingarkesën e saj”.

Andaj largoni shejtanët tuaj me fjalët e sinqerta la ilahe il-lallah, e jo me fjalë boshe. Si mund të thuash fjalët la ilahe il-lallah ndërsa në zemrën tënde ke aq shumë idhuj? Në çdo send që mbështetësh dhe ke besim është idhulli yt. Nuk të bën dobi teuhidi në gjuhë, ndërsa shirku në zemër. Nuk ka vlerë pastërtia e jashtme, kur nga brenda nuk je i pastër. Sinqeriteti është bërthama e fjalëve dhe veprave dhe kur ky mungon, atëherë mbetet vetëm lëvozhga e cila hudhet.

Djalosh! Mëso diturinë në emër të Allahut, xh.sh., e jo për shkak të njerëzve. Shenjë e diturisë në emër të Allahut është kaplimi i frikës kur takohesh me urdhrat dhe ndalesat e Tij. Bëhu i vetëdijshëm për kontrollin e Tij mbi ty dhe në shpirt bëhu i përulur ndaj Tij. Shoqërohu me të tjerët me sinqeritet, në emër të Tij.

Ekzistojnë 4 lloje njerëzish

Lloji i parë - që nuk kanë as gjuhë as zemër. Këta janë njerëz të marrë, pa vlerë, të padëgjueshëm, të cilët nuk posedojnë asgjë nga feja. Ata gjasojnë në hedhurinat e pavlera. Ruaju nga ky lloj, sepse janë të përgatitur për dënim dhe mbi vete kanë hidhërimin e Allahut. Vetëm nëse je i përgatitur me diturinë e Allahut, je njohës i mirë i fesë. Vetëm atëherë mund t’i ftosh njerëzit në bindje ndaj Allahut, xh.sh.. Pejgamberi, s.a.v.s., i ka thënë Imam Aliut, r.a.:

“Nëse Allahu urdhëron ndonjë person nëpërmes teje, do të ishte për ty më e mirë se çdo gjë që ndriçon dielli” (Taberaniu)


Lloji i dytë - i njerëzve janë ata që kanë gjuhë, por nuk kanë zemër. Ata flasin me mençuri, por nuk veprojnë sipas asaj. Ata ftojnë popullin kah Allahu, xh.sh., por vetë ikin nga Ai. Mangësitë e të tjerëve i tmerojnë ata, ndërsa mangësitë e veta nuk i shohin fare. Të tjerëve ua tregojnë ibadetin e tyre, ndërsa e kundërshtojnë Allahun, xh.sh., duke bërë mëkate të mëdha. Kur janë vetëm, veshin petkun e ujkut. Këta janë persona për të cilët Pejgamberi, s.a.v.s., ka tërhjekur vërejtjen duke thënë:

“Ajo që më tepër duhet frikësuar është edhe ajo që më së tepërmi frikësohem për pasuesit e mi: dijetarit hipokrit - mjeshtër në gjuhë (elokuent)”.(Ibn Hibban)

Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga ky lloj dijetarësh. Qëndro larg nga këta njerëz dhe ik, që fjalët e ëmbla të tij mos të të largojnë nga rruga e vërtetë dhe të mos kallesh nga zjarri i mëkateve të tij dhe që të mos mbytë papastërtia e brendisë së tij.


Lloji i tretë i njerëzve kanë zemër, por nuk kanë gjuhë. Këta janë besimtarët.


Për këta Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë: “ Kush hesht, arrin shpëtimin"

(Ahmedi)


Vuhaj ibn Vard ka thënë:

“Me siguri adhurimi i Allahut ka dhjetë pjesë, prej tyre nëntë janë në heshtje”.

Këta njerëz janë të dashurit e Allahut dhe të mbrojtur nga Ai, posedojnë siguri dhe inteligjencë. Me këta njerëz shoqërohu, se do të dojë edhe Allahu, xh.sh.


Grupi i katërt i njerëzve janë ata që kanë gjuhë dhe zemër, për të cilët Pejgamberi, s.a.v.s., thotë:

“ Kush merr dituri dhe vepron sipas saj dhe u transmeton të tjerëve, do të thirret me madhështorët në botë" (Nesai)


Këta njerëz e njohin Allahun, xh.sh. Ai i ka ngritur dhe udhëzuar. Këta janë trashëgimtarë të profetëve, të cilët duhet pasuar. Ruaju mos t’i kundërshtosh dhe mos të kultivosh armiqësi ndaj tyre.

Bëhu i mençur dhe mos gënje. Thua se i frikësohesh Allahut, e në realitet frikësohesh nga të tjerët. Shejtani nuk mund të të dëmtojë pa nefsin tënd dhe shoqërinë e keqe. Kërko ndihmë dhe përkrahje nga Allahu i plotfuqishëm prej këtyre armiqve dhe Ai do të të ndihmojë.

Pajisu me maniret (adabet) më të bukura dhe ano kah heshtja, durimi dhe bindja ndaj Zotit tënd.

Nëse kërkon dritën e ditës gjatë natës së errët, dije se nuk do ta marrësh. Gjithashtu, nëse do të kërkosh natën gjatë ditës, lutja jote nuk do të jetë e pranuar, sepse je lutur në kohë të papërshtatshme. Mos harro se ç’është e jotja, nuk do të mungohet dhe çfarë s’është e jotja, nuk do të jepet. Andaj kërko nga Allahu, xh.sh., duke u lutur ndaj Tij me përulje, se ky është adhurimi i sinqertë dhe bindje me modesti ndaj Tij, duke kryer me përpikëri urdhrat e Tij, sepse Allahu i madhërishëm thotë:


“Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem. E ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem”. (Gafir, 60)

Gjithashtu thotë:

“Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. Allahut kërkoni nga të mirat e Tij. Allahu është i dijshëm për çdo send. (En Nisaë, 32)
Pra, ti duhet t’i lutesh Atij dhe Ai do t’i dëgjojë lutjet tua në kohën e caktuar, kur Ai dëshiron, dhe nëse në të ka dobi për ty në këtë apo në botën tjetër, ose nëse ajo është në pajtim me përcaktimin e Tij.

Mos u dëshpëro nëse Ai të vonon plotësimin e lutjes tënde. Mos u lodh duke u lutur, sepse edhe nëse nuk fiton menjëherë, nuk do të humbësh gjë. Nëse Ai nuk të plotëson kërkesën tënde në këtë botë, Ai do të shpërblejë në jetën tjetër.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi