Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dodik kërkon ndalimin e ferexhesë në Bosnje

Shko poshtë

Dodik kërkon ndalimin e ferexhesë në Bosnje Empty Dodik kërkon ndalimin e ferexhesë në Bosnje

Mesazh nga Ebu Hattab Wed Apr 07, 2010 6:58 pm

Dodik kërkon ndalimin e ferexhesë në Bosnje

Kryeministri i Republika Srpska, Milorad Dodik, kërkon ndalimin e ferexhesë në BEH.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se deputetët e partisë së tij do të propozojnë miratimin e deklaratës për dënimin e gjenocidit turk ndaj armenëve, në fillim të shekullit 20.
Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), dhe kryeministri i RS, Milorad Dodik, ka paralajmëruar se partia e tij do të propozojë ligjin për ndalimin e mbulimit të fytyrës së femrave në Bosnje e Hercegovinë, publikoi agjenci serbe e lajmeve Beta.
“Një ligj i tillë tashmë është miratuar në disa shtete evropiane, kështu që mendoj se edhe ne duhet t’i afrohemi standardeve evropiane. Rrjedhimisht, SNSD do të propozojë këtë ligj”, u shpreh Dodik.
Gjithashtu, Dodik bëri të ditur se deputetët nga partia e tij në Kuvendin Parlamentar të BeH do të propozojnë edhe miratimin e deklaratës për dënimin e gjenocidit turk ndaj armenëve në fillim të shekullit të 20.
Dodik, megjithatë, sikur harroi një gjenocid shumë të të afërt dhe më të freskët, që ndodhi para syve të tij dhe të bashkëpartiakëve të tij nga SNSD, atë në Srebrenicë, në vitin 1995, miratimin e të cilit në parlamentin boshnjak e pamundësojnë pikërisht ata.
Gazeta boshnjake ‘Dnevni Avaz’ madje kërkesën e Dodik madje e ironizon me faktin e “derisa xhelati Ratko Mladic po hynte në Srebrenicë, në korrik 1995, me plot mburrje kishte deklaruar se ‘çlirimi i Srebrenicës paraqet një hakmarrje serbe ndaj turqve’”.
Sipas gazetës, Milorad Dodik sot po bën paralele të ngjashme lahutiste./express/
Ebu Hattab
Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi