Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilaçi që gjendet në duatë profetike

Shko poshtë

Ilaçi që gjendet në duatë profetike Empty Ilaçi që gjendet në duatë profetike

Mesazh nga Ebu Amar Sun Apr 11, 2010 6:31 pm

Ilaçi që gjendet në duatë profetike

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem.

1. Në to përmendet dhe nxitet për teuhidin rububije.

2. Në to përmendet dhe nxitet për teuhidin uluhije.

3. Në to përmendet dhe nxitet për teuhidin e emrave dhe të cilësive të Allahut të lartësuar (el esmai ue sifat).

4. Lavdërimi i Allahut dhe deklarimi i faktit se Ai kurrë nuk i bën padrejtësi robit dhe kurë nuk e dënon pa u bërë robi shkas për një gjë të tillë.

5. Dëshmia e robit se është pikërisht ai që ka bërë padrejtësi dhe që e meriton ndëshkimin e Zotit.

6. Ndërmjetësimi tek Allahu i lartësuar me më të dashurën mënyrë të ndërmjetësimit që Ai e dëshiron prej robit, pra ndërmjetësimi nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tij të larta dhe të bukura, ndër të cilat emrat El Haj-ju dhe El Kaj-jum, të cilat ngërthejnë në vetvete kuptimet e të gjitha emrave dhe cilësive të Zotit.

7. Kërkimi i ndihmës, mbrojtjes dhe strehimit vetëm tek Allahu i lartësuar.

8. Të shpresuarit vetëm tek Allahu i lartësuar, për arritjen e çdo të mire dhe për largimin e çdo të keqeje.

9. Mbështetja e plotë vetëm në fuqinë e Allahut dhe distancimi nga aftësitë dhe forcat e tua. Pra lënia e çështjeve plotësisht vetëm në dorën e Allahut të madhëruar i bindur për pushtetin e Tij absolut, për mëshirën dhe drejtësinë e tij absolute dhe i kënaqur me gjykimin dhe caktimin e tij të drejtë dhe të mirë.

10. Të ushqyerit dhe kënaqësia me ajetet e Kuranit. Pra të konsideruarit e Kuranit si ai shiu i pranverës, i imët por i dendur dhe plot bereqet. Aq i ëmbël dhe i butë, por aq i domosdoshëm dhe i mirë për krijesat.
Të ndriçuarit me dritën e Kuranit dhe largimi nëpërmjet tij i dyshimeve dhe paqartësive në besim.
Largimi nëpërmjet Kuranit i dëshirave të shfrenuara dhe mosbindjes ndaj Zotit.
Ngushëllimi nëpërmjet tij për çdo humbje dhe dështim për çdo fatkeqësi dhe sprovë. Shërimi nëpërmjet tij i çdo sëmundjeje të shpirtit, kurim ky që largon çdo trishtim, dëshpërim dhe ankth.

11. El istigfaru - kërkimi i faljes.

12. El teubetu - pendimi i sinqertë tek Allahu i lartësuar.

13. El xhihadu në rrugën e Zotit me të gjitha mënyrat e tij.

14. Falja e namazit duke plotësuar të gjitha kushtet e tij.

15. Shfaqja e varfërisë dhe nevojës së madhe tek ndihma e Allahut dhe tregimi i pamundësisë tënde për të arritur të mirat dhe për t’u ruajtur nga të këqijat, pa ndihmën e Allahut të lartësuar. Pra, lënia e çështjeve të tua në dorën e Allahut, duke treguar pamundësinë dhe dobësinë tënde si rob i varfër dhe i nevojshëm për mëshirën e Zotit të tij.

Aspekti ndikues i këtyre ilaçeve në shërimin e këtyre sëmundjeve

Allahu i lartësuar e krijoi njeriun dhe e pajisi me gjymtyrë dhe organe.
Çdo gjymtyrë dhe organ ka funksionin e vet të përcaktuar nga i Madhërishmi dhe ka një forcë vepruese të caktuar.
Kur ato funksionojnë me tërë kapacitetin dhe forcën e dhuruar nga Zoti, gjendja është normale. Por, nëse ato humbasin forcë dhe funksioni i tyre dobësohet, atëherë njeriu ndien dhimbje dhe shqetësim.
Allahu i lartësuar i ka dhënë mbretit të trupit, pra zemrës, një funksion dhe fuqi të caktuar që nëse cungohet dhe dobësohet i sjell trupit shqetësime, trishtime, dëshpërime dhe ankthe të ndryshme.
Po kështu, nëse syri dobësohet dhe humbet nga funksioni për të cilin është krijuar, nëse veshi dobësohet dhe humbet nga funksioni për të cilin është krijuar, nëse gjuha dobësohet dhe humbet nga funksioni për të cilin është krijuar, atëherë kjo sjell mangësinë e robit në këto aspekte dhe i sjell atij shqetësime.

Përgatiti: Uthman Agolli
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi