Disa këshilla rreth pendimit të vjedhjes, plaçkitjes, kamatës, ryshfetit dhe pasurisë haram!
Faqja 1 e 1

Bismilahi-Rrahmani-Rrahim
Es'selamu-Alejkum we'Rahmetullahi we'Berekatuhu
We'Esh-hedu en'La-ilahe-il-All-llahu wahdehu'la'sherike'leh we'Esh-hedu ene'Muhameden Abduhu-Habibuhu we'Resuluhu
Disa përgjigje rreth pendimit të vjedhjes, plaçkitjes, kamatës, ryshfetit dhe pasurisë haram!
- Si të pendohet vjedhësi?
Nëse sendi i vjedhur gjendet tek ai e kthen te pronari i saj. E nëse është harxhuar, prishur ose ka mangësi në vlerën e tij gjatë përdorimit, duhet t'ua kompensoj përvec nëse ia falë.
- Ndjej vështersi të mëdha kur ballafaqohem me ata që i kam vjedhur. Nuk mund t'u tregoj e as t'u kërkoj falje. Si të veproj?
Nuk është keq të kërkosh ndonjë rrugë me të cilën do ta zbutësh ngrutësinë tënde kur takohesh me ta. Shembull. Përmes dërgimit te gjërave të tyre me ndonjë person tjetër duke kërkuar të mos përmendet emri yt ose me anë të postës. Mund t'i lësh, gjithashtu, fshehurazi tek ata, ose të përdorësh ndonjë truk dhe të thuash se ky është haku juaj që ka qenë te një person i cili nuk dëshiron t'i përmendet emri. Me rëndesi është t'u kthehet pronarëve haku i tyre. Kam pas vjedhur me parë nga babai fshehurazi.
- Tani dëshiroj të pendohem, por nuk e di se sa kam vjedhur saktësisht, dhe me vjen vështirë t'i dal karshi?
Përafërsisht duhet ta vlerësosht pasurinë e vjedhur dhe po atë vlerë të hollash lejohet t'ia ktheshë babait tënd, fshehurazi ashtu sic ia ke marrë. Kam vjedhur nga njerëzit pasuri të ndryshme e tash jam penduar tek Allahut, po unë nuk i di adresat e tyre. Duhet t'i kërkosh sa të mundshe dhe të kesh kohë. Nëse i gjen ua kthen dhe e falenderon Allahun. Por nëse ka vdekur pronari, pasurinë t'ua ktheshë trashegimtarëve të tij. E nëse nuk i gjen përkundër përpjekjes tënde të madhe, atëhere jepe sadakë në zëvendësim të tyre dhe bëje nijetin për ta, edhe pse janë jomusliman, sepse Allahu nëse s'u jep në ahiret i shpërblen në dynja. Kjo çështje është shumë e afërt me rastin që e cekë Ibni Kajjimi në librin e tij "Medarixhus - salikin" (gradacionet e besimtarëve), se njëri ka vjedhur në armatën e muslimanëve. Pas një kohe ai pendohet dhe e kthen atë që e ka vjedhur para gjeneralit të ushtris, por ai nuk e pranoi. Ai tha: "Si unë ta pranojë kur nuk di se si t'ua kthejë ushtarëve haqet e tyre pasiqë ata janë kthyer?" I penduari shkon te një dijetar i quajtur Haxh-xhaxh bin Shair dhe kërkon fetva prej tij. Ai iu përgjigj: "O njeri, Allahu i njeh ushtarët dhe i di emrat e tyre. Një të pesten e pasurisë ndaje për buxhetin ushtarak, kurse tjetren jepe sadakë në emër të tyre, se Allahu do t'i shperblejë për të". Ai ashtu veproi. Kur dëgjoi Muaviu tha: "Sikur ta jepja unë ketë përgjigje, do të më ishte më e dashur se gjyshma e pasurisë sime."
- Ua kam vjedhur pasurinë disa jetimëve, pastaj kam bërë tregti dhe kam fituar prej tyre. Kjo pasuri është shtuar disa herë. Pastaj iu frikova Allahut dhe u pendova për atë që kam bërë. Si më pranohet teubeja?
Dijetarët Islam kanë mendime të ndryshme rreth kësaj qështjeje. Mendoj se mendimi më i afërt është ai i cili thotë se pyetsi e ka për detyrë t'ua kthejë kapitalin jetimëve dhe të shtoj gjysmëne fitimit. Atëherë do të konsiderohet me ta ortak në fitim kurse kapitali u mbetet atyre.
- Kam blerë një veturë me të holla të cilat gjysma ishin fituar hallall e gjysma haram. Vetura gjendet ende tek unë. Si të veprojë?
Kush blenë një send që nuk ndahet, si shtëpia ose veturë me pasuri gjysma nga hallalli e gjysma nga harami, ai duhet të ndaj nga pasuria tjetër në masë të haramit dhe ndanë sadakë për pastrimin e pasurisë. Nëse kjo pjesë e pasurisë së fituar haram është hak i tjetërkujt, duhet t'ua kthejë atyre me të njejtën vlerë siç u sqarua më parë.
- Cka bëhet me një pasuri e cila është fituar nga harami apo kur është përzier me pasuri hallall?
Kush bën tregti me mall haram, duke ia ditur vendimin atij, e pastaj pendohet, fitimin e kësaj tregtie të ndaluar ta japë në vend hallall edhe atë me qëllim të pastrimit e jo me qëllim të sadakasë, sepse Allahu është i pastërt dhe e do të pastërtën. Nëse malli haram përzihet me mall tjetër, siç është rasti më dyqynxhiun i cili shet alkool së bashku me mallin tjetër, ai duhet ta vlerësoj ketë pasuri haram me një çmim të përafërt he t'i nxjerrë ato të holla në atë mënyrë që mendja t'i anoj se e ka pastruar mallin e tij nga harami. Allahu do t'i japë fitim më të mirë, sepse Ai ka mjaftë për besimtarët. Në përgjithësi, kush ka pasuri haram dhe do të pendohet, nëse kur e ka fituar pasurinë ka qenë jomusliman, në momentin e teubes nuk obligohet ta nxjerrë atë, sepse Pejgamberi a.s. nuk i obligoi sahabët kur u bënë musliman të nxjerrin pasurinë që kanë fituar me haram. Por, nëse ka qenë musliman kur e ka fituar pasurinë nga harami dhe ka qenë i vetëdijshëm për këtë, atëhere ai, po të pendohet duhet ta nxjerrë nga pasuria e tij atë që është haram.
- Kam pasur pasuri të marrë nga kamata, por unë e kam harxhuar të tërën, ashtu që nuk ka mbetur gjë prej saj. Tani unë jam penduar. Si të veprojë?
Nuk ke kurrëfar detyre përpos teubes drejtuar Allahut të Madhëruar, pendim të sinqertë. Duhet ta dishë se kamata është gjë e rrezikshme. Allahu urdhëron në Kur'an të luftohet, ai që merr kamatën. Derisa pasuria jote nga kamata është harxhuar krejtësisht, atëherë nuk ke në këtë pikëpamje kurrëfar obligimesh.
- Një njeri ka marrë ryshfet, pastaj Allahu e udhëzoi në rrugë të drejtë. Cfarë të bëjë me pasurinë që ka marrë nga ryshfeti?
Ky person ka mund të marrë ryshfet në dy mënyra: 1. Ose ka marrë ryshfet nga ndonjë që ka qenë i detyruar ta japë ketë, që të arrijë deri tek e drejta e tij, sepse nuk ka pasur tjetër rrugëdalje përveç ryshfetit. Ne ketë rast i penguari duhet t'ia kthejë pasurinë atij që ia ka marrë, sepse kjo pasuri llogaritet si pasuri e plaçkitur dhe se ai që e ka dhënë ka qenë i detyruar ta bëjë këtë. 2. Ose ka marrë ryshfet nga ndonjë edhe ai merr ryshfet që nëpërmjet tij t'i arrij disa qellime që nuk janë e drejtë e tij. Atij nuk i kthehet ajo që i është marrë por i penduari pastrohet nga kjo pasuri e ndaluar dhe e shpërndanë në vende të nevojshme, si fukarave për shembull. Gjithashtu ai duhettë pendohet nga veprimi që u ka shkaktuar dëme atyre që ua ka marrë të drejtat.
- Kam bërë punë të ndaluar e për to kam marrë të holla. A jam e detyruar pasi që jam penduar t'ua kthejë të hollat atyre që m'i kanë dhënë?
Personi i cili bën punë të ndaluara ose bën shërbime të ndaluara dhe për to merr të holla, nëse pendohet, duhet të pastrohet nga ajo pasuri, por nuk duhet t'ia kthej atyre që ua ka marrë. Zinaqarja e cila merr të holla për zina, nëse pendohet ato të holla nuk ia kthen zinaqarit. Këngëtari, i cili merr të holla nga këngët e pandershme, po të pendohet nuk ia kthen ato pronarit. Shitësi i alkoolit ose i drogës nuk ia kthen të hollat tek ata¨që ua ka shitur, nëse pendohet. Dëshmitari i rrejshëm i cili merr ryshfet, nuk ia kthen të hollat atij që e ka përdorur si dëshmitarë të rrejshëm. Shkak për të është se nëse i penduari ia kthen pasurine e ndaluar mëkatarit, prej të cilit edhe e mori, atij i dyfishohet levërdia. Kjo nënkupton se ai po i ndihmon për t'i bërë edhe më tej mëkat Allahut, andaj duhet të pastrohet nga ajo pasuri. Ky është edhe mendimi kah anon Ibn Tejmij dhe nxënësi i tij Ibn Kajimi.
Muhammed Salih Munexhid
Shkëputur nga libri: "Dëshiroj të pendohet por...."
Jeta është TRE DITË; E DJESHMJA shkoi.E NESËRMJA nuk dihet.Andaj Jeta është vetëm një ditë... Ajo ditë është MOMENTI QË PO JETON!- ''Duhet ta kalosh gjdo ditë të Jetës sikur të ishte dita e fundit e jotja.'Vdekja është qështja më e sigurt e Jetës'!.-Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ''Faleni gjdo Namaz sikur të ishte i fundit për ju''

melika- Moderator
- Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010
Similar topics
» Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
» Këshilla motrave
» 12 këshilla për të rinjtë muslimanë
» Këshilla nga Kur’ani (O biri im/O bijtë e mi)
» 10 Këshilla nga selefët

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi