Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlera e Kuranit

Shko poshtë

Vlera e Kuranit Empty Vlera e Kuranit

Mesazh nga Ebu Hattab prej Tue Apr 20, 2010 6:53 pm

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar, i Cili e bëri obligim haxhin për ata të cilët kanë mundësi. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.
Me të vërtetë Kurani është fjala e Allahut të Madhërishëm, që ia zbriti Pejgamberit Muhamed salallahu alejhi ue selem për t’i treguar njerëzimit rrugën e drejtë dhe ai i cili i përmbahet Kuranit, do të jetë i udhëzuar. E kush largohet nga ai, do të jetë në një humbje të mjerueshme.

Allahu i Madhërishëm në shumë ajete ka folur për vlerën dhe pozitën e lartë të Kuranit. Allahu i Madhërishëm thotë: “S’ka dyshim se Ne e bëmë atë Kuran arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni. Dhe se në librin amzë (Levhi Mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.” (Ez-Zuhruf, 3-4)
Dhe thotë: “Ata që e mohuan Kuranin kur u erdhi janë të marrë; ai është një libër ngadhënjyes (i pashoq). Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.” (Fusilet, 41-42)
Dhe nuk ka asnjë send që është e keqe e që Kurani nuk i është kundërvënë. Allahu i Madhërishëm thotë: “Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.” (El Furkan, 33)

Dhe thotë: “Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.).” (El Enbija, 18)

Allahu i Madhërishëm e ka quajtur Kuranin dritë dhe shërim për njerëzimin, ku thotë: “Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kuranin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kurani) as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë.” (Esh-Shura, 52)

Dhe thotë: “O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kurani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” (Junus, 57)

Kurani ka vlerë aq të madhe, saqë kur e kanë dëgjuar atë xhinët, janë mahnitur dhe menjëherë i kanë besuar atij. Allahu i Madhërishëm thotë: “Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kuranin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kuran që mahnit, që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askënd.” (El Xhin, 1-2)

Allahu i Madhërishëm e ka marrë përsipër mbrojtjen e tij nga devijimi.
Allahu i Madhërishëm thotë: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kuranin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” (El Hixhër, 9)

Dhe gjithashtu e ka ftuar të gjithë njerëzimin që ta bëjë një Kuran të tillë, po qe se kanë mundësi, ku thotë: “Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri-tjetrin.” (El Isra, 88)
Ebu Hattab
Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi