Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hamud bin Abdulaah bin Ukla

2 posters

Shko poshtë

Hamud bin Abdulaah bin Ukla Empty Hamud bin Abdulaah bin Ukla

Mesazh nga Dhulkarnejn Fri Feb 05, 2010 11:33 pm

بسم الله الراحمان الراحيم
Hamud bin Abdulaah bin Ukla All-llahu s.v.t. e mëshiroftë

Falënderimi i takon All-llahut s.v.t., prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, dhe kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Atë që All-llahu e udhëzon në rrugë të drejtë ska kush e lajthit dhe kë e le në humbje Ai ska kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet pos All-llahut s.v.t., dhe se Muhamedi s.a.v.s. është rob i Tij dhe i dërguari i Tij.
Popujt nuk janë ndërpreë së treguari për biografinë e personaliteteve të tyre të shquar, edhe atë me krenari të madhe që gjeneratat e ardhshme të ndjekin shembujt e tyre. Kështu që është detyrë e këtij Ummeti që të përcjell historitë e personaliteteve të shquar që kanë kontribuar për ngritjen e këtij Ummeti, e veçanërisht të shënohet historia e dijetarëve. Pasi që ky Ummet do të ekzistoj deri në Ditën e Kijametit, All-llahu s.v.t. në çdo kohë çon dijetarë të cilët do të punojnë në ngritje e vetëdijes së Ummetit Islam, dhe pasi që këta dijetarë All-llahu s.v.t. i ka bërë trashigimtarë të Pejgamberëve, ata meritojnë një kujdes të veçantë për diturinë që All-llahu s.v.t. ua ka dhuruar.
E premte 18 Janar 2002, 04 Dhul Kade 1422 sipas kalendarit të hixhretit, ndëroi jetë një prej dijetarëve më të mëdhenj të kohës sonë, Shejhu i nderuar Hamud bin Ukla Esh-Shuaib, All-llahu s.v.t. e mëshiroftë. Kjo ishte ndoshta një prej humbjeve më të mëdha të Ummetit Islam dhe të muxhahidëve, që nga vrasja e Shejhut Abdullah Azam në vitin 1989. Më poshtë do të paraqesim një biagrafi të përmbledhur të Hoxhës, e cila kryesisht është marrë nga veb faqja zyrtare e Hoxhës së nderuar, www.aloqla.com.

Paraqitje e përgjithshme

Ai është Abdullah Hamud bin Abdullah bin Ukla bin Muhammed bin Ali bin Ukla Esh-Shuaib Al-Halidi, nga fisi Beni Halid. Ai është lindur në qytetin Esh-Shakah i cili gjendet në pjesën veriore të rajonit Burejdeh në Kasim(gjendet mes qytetit të Rijadit dhe Medines në Gadishullin Arabik), në vitin 1925 (1346 H.), dhe është ritur po atje. Që në moshë gjasht vjeçare, filloi mësimin e shkrimit dhe leximit. Pasi që i përvetësoi këto, ai filloi në mësimin e Kur’anit. Në moshë shtatë vjeçare e humbi të pamurit e tijë si pasojë e një lloji të lijes e cila ishte paraqitur gati se në të gjithë vendin. Megjithatë ai vazhdoi mësimin me një lexues me nxitje e babait të tijë, All-llahu s.v.t. e mëshiroftë. Në moshën 13 vjeçare ai kishte memorizuar KUR’ANIN para Shejh Abdullah bin Mubarek Al-Omeri. Babi i tijë ka qenë një faktorë i rëndësishëm në edukimin e tij të mëtutjeshëm dhe në formimin e tij si nxënës i dijes.

Mësimet e diturisë Islame:

Në vitin 1946(1376 H.) ai udhëtoi për në Rijad në kërkim të diturisë, me rekomandimin e babait të tijë All-llahu s.v.t. e mëshiroftë. Mësimin edijes e filloi me Shejhun e nderuarAbdul Latif bin Ibrahim Alu Shejh. Para tij i memorizoi dhe i kuptoi librat: “El Exhrumijeh”, “Usulu Thelatheh”, “Rahbijatul Faraid”, dhe “Kavaidul Erba’ah”.
Më pastaj vazhdoi mësimet tek Shejhu Muhammed bin Ibrahim Alu Shejh prej vitit 1947 (1368 H.). Tek ai mësoi librat “Zadul Mustekni”, “Kitabu Teuhid”, “Keshfu Shubuhat”, “El-Vasitijeh”, “El Erbein En-Nevevi”, “El Fijetu Ibni Malik” dhe “Bulugul Meram”. Ai gjithashtu mësoi edhe disa libra të tjerë vetëm me shejhun Muhammed bin Ibrahim siç janë: “Et-Tahavijeh”, “Ed-Durah El Mudajineh”, dhe “El Hemevijeh” nga Ibn Tejmije. Ai mësoi gjith këto libra me shejhun Muhamed bin Ibrahim All-llahu s.v.t. e mëshiroftë, deri në hapjen e Institutit të Dijes në vitin 1950 (1371 H.) në Rijad. Ky ishte institute i parë i këtij lloji në regjion. Shejhu i memeorizoi këto libra ashtu siç e kishte memorizuar suren El Fatiha. Shejhu përmendte se personi që më së shumti ka ndikuar tek ai ka qenë Muftiu i ndjerë i Arabisë Saudite Shejh Muhammed bin Ibrahim All-llahu s.v.t. e mëshiroftë.

Disa nga mësuesit e Shjehut:
Shejh Abdul Aziz bin Baz-All-llahu s.v.t. e mëshiroftë i cili ia mësoi teuhidin dhe hadithin.
Shejh Muhammed El Emin Esh-Shenkiti.
Shejh Abdurahman El Afriki-një dijetar i shquar në hadith.
Shejh Abdul Aziz Er-Rashid-një dijetar madhështor i cili i shpjegoi fikhun.
Shejh Abdullah el-Huleifi dhe Shejh Hamad El Jasir.
Një numër i dijetarëve nga Egjipti prej të cilëve mësoi gramatikën dhe retorikën, përfshirë Jusuf Omer Hsenejn, Abdul Latif Sarkan dhe Jusuf Ed-Daba’.
Shejh Saud bin Rashud.
Shejh Ibrahim bin Sulejman.

Mësimdhënia

Në vitin 1955 (1376 H.) shejhu ishte emëruar si mësimdhënës në Institutin e Dijes. Dhe mes viteve 1956-1985 (1377-1406/1407 H.) ai ishte mësimdhënës në universitet, që më pas të pensionohet në këtë post. Në këtë universitet ka ligjërua Teuhid, Fikh, Faraid, Hadith, Usul, Retorik, Gramatik, pra lëndë të cilat përfshijnë kryesisht fakultetin e Sheriatit. Gjithashtu ai ka qenë mentor i disa tezave në nivel magjistrature dhe doktorature.

Disa nga nxënësit e Shejhut
Muftiu Abdul Aziz Alu Shejh (Muftiu i Arabisë Saudite)
Dr. Abdullah bin Abdul muhsin Et-Turki.
Dr. Abdullah bin Muhammed bin Ibrahim alu Shejh, Ministër i Drejtësisë.
Dr. Shejh Salih bin Feuzan El-Feuzan-anëtarë i komitetit të dijetarëve
Shejh Gajab El Gajab.
Shejh Sulejman bin Muhana
Sheih Abdul Aziz bin abdurahman es-Said. Udhëheqës i komisioneve për udhëzim në të mirë dhe ndalim nga e keqja.
Shejh Dr. Abdullah El Gunejman.
Shejh Hamad bin Farjan.
Shejh Ibrahim bin Davud.
Shejh Salih El-Luhejdan- kryetar i këshillit të përhershëm për fetva si dhe
Shejh Muhammed bin Slih El Uthejmin, por si mësues plotësues në mungesë të mësuesve të tij të regullt.
Gjatë punës në universitet Shejhu ka ndihmuar në kontrollimin e punimeve të disa dijetarëve në miratimin e gradimit të tyre siç janë:
Abdul Kadr Shejbeh El Hamad
Ebu Bekr El Xhezairi
Rabi’ hadi El Medhali
Muhamed binSalih el Uthejmin
Disa nga studentët që shejhu i ka pasur në Kasim janë:
Salman bin Fahd El Audeh
Ali bin Hudejr El Hudejr

Fëmijët e Shejhut i ndihmonin atij duke i lexuar dhe në shkrimin e artikujve të ndryshëm. Ai ka shkruar një numër dokumentesh studimore mes të cilave:
“Udhëheqësia më e Lartë(supreme)” (Lidhur me rregullate qeverisjes Islame).
“Argumentet demonstrative në natyrshmërinë e imanit(besimit) në All-llahun s.v.t. dhe Ditën e Gjykimit”
“Mendimi i preferuar sa i përket atij i cili kërkon ndihmë prej jobesimtarëve”
“Tajsir El Vusul”- E shkruar bashk me Shejh Abdul Nuhsin El Abid dhe Shejh Atijah Salim, një përmbledhje e përafërsisht 100 fetvave, që përfshijnë kritikë të disa çështjeve bashkëkohore dhe shpjegimi i disa gjykimeve.

Dashuria ndaj Muxhahidave

Gjatë jetës së tijë ai shumë interesohej për Xhihadin dhe Muxhahidët. Ai ishte gjithmonë në ndjekje të lajmeve për xhihadin ku q ishte present. Në fakt pozita e tij kundrejt Xhihadit është e njohur pasi që ai fliste kur të tjerët heshtnin. Ai gjithmon fliste atë që mendonte se është e vërtetë dhe nuk frikësoheshte vetëm se nga All-llahu s.v.t.. Ai ka qenë një ndër dijetarët e pakët që kanë marrë guximin të kundërshtojnë qeverinë saudite për ndihmën që u jepte mosbesimtarëve kundrejt Muslimanëve. Për këtë shkak edhe pse i verbëruar dhe në moshë të thellë, Shejhu u burgos për një periudhë në vitin 1995.
Një prej studentëve të tijë të afërt thotë: “Shumica e netëve të jetës së tij i kalonte në namaz dhe duke bërë dua për Muxhahidët në Afganistan. Ai ishte një person shumë i ndjeshëm i cili qante edhe kur kishte lajme të mira nga gëzimi por edhe kur kishte lajme të këqija nga pikëllimi”.
Kushdo që i diskreditonte Muxhahidët, ai hidhëroheshte me të shumë. Studentët e tij e kuptonin gjendjen e Muxhahidëve vetëm nga pamja e fytyrës së tijë kur ai hynte në rrethin e dijes.
Pas rënies së Kunsduzit ai u pikëllua aq shumë sa që studentët e tij ishin të shqetësuar për shëndetin e tijë, ai vazhdonte të përsëriste “Ku janë Muslimantë…”?, “Ku janë Muslimantë…”?.
Ai kishte mbështetje të plotë në All-llahun s.v.t., dhe çonte një jetë asketike. Ai ishte gjithashtu e adhuronte All-llahun s.v.t. shumë. Ai e fliste gjithnjë të vërtetën, ishte guximtar dhe trim dhe nuk mërziteshte për konsekuencat e që mund të pasonin. Shumë njerëz të tij të afërt mundoheshin ta bindnin që të mos flas aq shumë por ai nuk lëkundeshte në qëndrimet e tija.
Ai ka qenë një ndër dijetarët e parë që u ka bërë thirje Muslimanëve që të përkrahin Talibanët. Pas 11 Shtatorit 2001 kur shumë njerëz në Botën Islame qëndronin përkrah Amerikës dhe ndanin pikëllimin me ta, Shejhu lëshoj një fetva duke qartësuar të vëretën dhe i bëri thirje Ummetit Islam që të përkrahnin Talibanët dhe Muxhahidët e huaj në Afganistan. Shumë nga studentët e tij iu pëgjigjën thirjes dhe iu bashkangjitën aradhëve të Muxhahidave, disa prej të cilëve vdiqën si shehid Insha-All-llah.
Pak para vdekjes së tij ai së bashku me studentët e tij Shejh Sulejman El Ulvan dhe Shejh Ali Hudejr, u dërgoi një letër Dijetarëve Islamik në Pakistan. Ai gjithashtu i shkroi edhe një letër nxitëse Emirul Mu’minin Mulla Muhamed Umer Muxhahid.

O All-llah s.v.t.!
Mëshiroje Shejhun Hamud bin Ukla Esh-Shuajbi dhe
Falja gabimet,
Zgjeroja dhe ndriçoja varin atij,
Bëje varin e tij një kopsht prej kopshteve të Xhennetit,
Mbroje atë prej dënimit të varit,
Ruaje atë nga vështirësia e Ditës së Gjykimit, dhe
Ruaje atë në Ditën ku do të bëhet Llogaria
Amin.

Shejhu ishte si një baba për Muxhahidët në gjthë botën. Edhe pse ai nuk ka patur mundësi që tu bashkangjitet atyre, ne e lusim All-llahun s.v.t. që ta ngrit në gradën më të lartë në Xhennet së bashku me Pejgamberët, Të vërtetët, Shehidat, dhe të Drejtit, dhe ska shoqëri më të mirë se kjo. Amin.
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hamud bin Abdulaah bin Ukla Empty Re: Hamud bin Abdulaah bin Ukla

Mesazh nga Ebu Amar Tue Feb 09, 2010 10:49 pm

Selam Alejkum vella All-llahu ju shperbleft
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi