Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Namazi me xhemat

3 posters

Shko poshtë

Namazi me xhemat Empty Namazi me xhemat

Mesazh nga Ebu Amar Thu Apr 22, 2010 9:27 pm

O robër të Allahut! Nuk kujdesen për të falur namazin me xhemat në xhami, përveç burrave të vërtetë. E nuk e lenë namazin me xhemat vetëm se munafikët, gratë apo ato që janë të justifikuar. Pasi që ikën Ramazani shumë e lenë namazin me xhemat. Përse u ndërtuan xhamitë o besimtarë?! Xhamitë ankohen tek Allahu për ju. Vetëm burrat e vërtetë kujdesen për namazin me xhemat.

Thotë Allahu: "Burra që nuk i pengon shitblerja nga përkujtimi i Allahut. "Vërtetë janë burra ata që i përgjigjen thirrjes së Allahut, e ai që e lë namazin me xhemat është munafik se Allahu thotë: "E nuk vijnë në namaz, vetëm se duke qenë përtacë.” Po ashtu thotë: "E kur ngrihen për në namaz, ngrihen duke përtuar.” Thotë Profeti (alejhi selam): "Namazi më i rëndë për hipokritin është namazi i jacisë dhe i sabahut. E sikur ta dinin sesa shpërblim ka në to, do të tërhiqeshin zvarrë.” Ibn Mesudi thotë: "Nuk kemi parë ndonjë që të lerë namazin me xhemat përveç munafikut të hapur.” Gratë nuk e kanë detyrë namazin me xhemat.

Thotë Profeti (alejhi selam): "Mos i ndaloni gratë që të vijnë në xhami, e shtëpitë e tyre janë më të mira për to.” Namazi i gruas në shtëpinë e saj është më i mirë sesa në xhami me xhemat. Porse nëse vjen në xhami duke i zbatuar kushtet e fesë mos i ndaloni. Po ti o burrë, pse e lë namazin me xhemat?!

Vetëm ata që kanë arsye e lenë atë. Allahu thotë: "Kini frikë Allahun sa të kini mundësi.” Profeti (alejhi selam) thotë: "Nëse u urdhëroj, kryejeni këtë urdhër sa të kini mundësi.” Po ashtu thotë: "Kush dëgjon ezanin e nuk i përgjigjet, s’ka namaz për të vetëm nëse ka justifikim.” O ymet! Namazi, namazi, xhemati, xhemati! Ata që falnin sabahun në xhami në Ramazan ku vajtën?! Thotë Ibn Mesudi: "Vinte një burrë që mbahej nga dy të tjerë derisa të qëndronte në saf edhe pse ishte i sëmurë.” Dijeni se vetëm burrat çohen në mëngjes e vijnë në xhami. Ata që qëndrojnë para ekranit të televizorit, kompjuterit e në mëngjes e humbin faljen e sabahut me xhemat, kërkojnë prej Allahut ndihmë, porse sigurisht që nuk do të ndihmohen.

E ne po tallemi me vetet tona. Një çifut i tha një ditë një muslimani: "Dijeni o musliman se nuk kemi frikë prej jush derisa i humbni namazet në përgjithësi e sabahun në veçanti.” E kur të jeni të kujdesshëm për të falë namazin e sabahut me xhemat, sikur kujdeseni për ditën e xhuma, atëherë do t’ju japim llogarinë. Nëse humbim namazin me xhemat, çfarë mirësi ka tek ne?! E prej fesë tonë çfarë ka mbetur gjë tjetër përveç namazit e ne e humbëm atë. Po ata si e lanë e nuk falin asnjë namaz e pastaj presin ndihmë prej Allahut?!

Namazi me xhemat është uaxhib, vetem nëse ke arsye. Ne Kuran thuhet: "Falni namazin e jepni zekatin, e bini ruku me ata që bin.” (Ku? Në xhami.) E jo nëpër stadiume e nëpër kinema. E jo para televizorit e kompjuterit.
Allahu urdhëron për faljen e namazit me xhemat edhe në luftë. Erdhi një i verbër te Profeti (alejhi selam) (O ti që shikon a nuk ke frikë që mos ta merr Allahu shikimin tënd e pastaj për ty s’ka justifikim.) I tha:”O profet s’ka se kush të më sjell në xhami. Profeti (alejhi selam) i dha leje që të falet në shtëpi. Pasi u largua pak e thirri atë Profeti (alejhi selam) e i tha: "A e dëgjon ezanin për namaz?” Tha: "Po.” I tha që t’i përgjigjet. "O ti i shëndetshëm! Ku e ke lenë namazin me xhemat?

O musliman! A e dëgjon ezanin? Apo që të qëndrosh me të shtëpisë është më e mirë? Pse e humbet namazin me xhemat? Profeti thotë (alejhi selam): "Do desha që të digjja shtëpitë e atyre që nuk shkojnë të falin namazin me xhemat me dru.” Ai që e lë namazin me xhemat është i mashtruar prej shejtanit. Ka prej jush që falen në shtëpi dhe në xhami. A ka dallim?! Thotë Ibn Mesudi: "Ishte një burrë që sillej i mbajtur nga dy burra të tjerë që te qëndronte në saf.” Dijetarët kanë thënë se namazi me xhemat është uaxhib. Sahabët e morën këtë nga Profeti (alejhi selam), që kur ishte i sëmurë e mbahej përkrahësh nga dy të afërmit, e këmbët i ishin varë në tokë. Disa thonë se namazi me xhemat është synet.

Ata argumentohen me fjalën e Profetit (alejhi selam) që thotë: "Namazi me xhemat është 27 herë më i mirë se namazi i atij që falet vetëm.” Një gjykim i tillë nuk lejohet. Ky hadith tregon për mirësinë e këtij namazi e jo gjykimin për të. Ai që nuk e fal namazin me xhemat nuk duhet që ta përsërisë atë dhe ai që e le pa arsye është mëkatar. Si ta lemë namazin me xhemat?!... Ai është uaxhib. Ka seuab të madh. Ka thënë Profeti (alejhi selam): "Kush merr abdes në shtëpinë e tij dhe e përsos atë, del për në xhami, çdo hap i ngre një gradë dhe i fshihet një mëkat. Hyn në xhami e falet e engjëjt falen për të.

Sa është në xhami engjëjt thonë:” O Zot mëshiroje atë. Ai është në pritje të namazit. E kush merr abdes në shtëpinë e tij e përsos atë, del për farzin, e falet me imam, i falen atij mëkatet e mëparshme.” Po ashtu, Profeti (alejhi selam) ka thënë: "A t’ju tregoj për një gjë që u fshin gjynahet dhe ua ngre gradat?” Thanë: "Po.” Tha: "Përsosja e abdesit, shtimi i hapave për në xhami.” Zi mend, o ti nxenës dije dhe ti o mjekrosh se ju jeni më të parët se sa të tjerët për këtë garë.
Ejani me ne që të mësojmë nga sahabët. Ibn Mesudi na thotë: "Kush kënaqet ta takojë Allahun nesër duke qenë musliman, le të kujdeset për namazet kur thërritet për to.” (Po ku? Në xhami.) Allahu i shpjegoi Profetit tonë (alejhi selam) rrugën e udhëzimit e namazet janë rrugët e udhëzimit. Nëse faleni në shtëpitë tuaja, do të linit rrugën e udhëzimit. Kemi parë që nuk e lenë namazin me xhemat vetëm se hipokriti i hapur. Vihej me një burrë që mbahej te dy burra të tjerë derisa të qëndronte në saf.”

O ti besimtar a po e humb namazin me xhemat për shkak të tregëtisë apo të punës, apo të gruas, apo të televizorit, kompjuteriat apo intenetit? Ki turp prej Allahut! Sot ke shëndet e nesër mbase sëmuresh. Sot vjen në këmbë në xhami e nesër mbase do të lakmosh që të falesh në drejtim të kibles, e për shkak të sëmundjes nuk mundesh. Kush e ka zemrën të ngurtësuar le të shkojë në spital apo tek varrezat që ta dije se është në miresi.

Sot ka jetë e nesër mbase vjen vdekja. Nëse e lë namazin me xhemat sot, kur do të falesh në xhami? S’ka asnjë fe tjetër ku besimtarët pesë herë në ditë të mblidhen në një vend, e as një ditë në javë, e as një muaj në vit e as një ditë në vit, sikurse mblidhen muslimanët. Nëse e lë namazin me xhemat vjen përcarja, pastaj dështojmë. Sot kujdesu për namazin me xhemat se je më mirë. Një ensar e kishte shtëpinë shumë larg prej xhamisë.

Nuk i ikte namazi me xhemat në xhami dhe i thanë të blinte një gomar e ti hipte. Ai tha që nuk kishte dëshirë që të kishte shtëpinë afër xhamisë, por deshte që ti shkruhej vajtja në xhami dhe kthimi prej andej. I thanë Profetit (alejhi selam) për këtë e ai tha: "Ti bashkoi Allahu të gjitha këto.” Ka mirësi në vajtje dhe ardhje, sevape që mund të të bëjnë që të jesh në xhenete.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Namazi me xhemat Empty Re: Namazi me xhemat

Mesazh nga Zeid Thu Apr 22, 2010 11:09 pm

Allahu ju shperbleft vella

Zeid
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 2
Points : 2
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 08/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Namazi me xhemat Empty Re: Namazi me xhemat

Mesazh nga Arianiti Sat Jun 05, 2010 4:34 pm

Selam Alejkum Allahu ju shperbleft
Arianiti
Arianiti
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 14
Points : 30
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 11/02/2010
Mosha : 28
Vendndodhja: : Gjilan

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Namazi me xhemat Empty Re: Namazi me xhemat

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi