Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Motoja e muslimanit

Shko poshtë

Motoja e muslimanit Empty Motoja e muslimanit

Mesazh nga Peace to you Sun Mar 07, 2010 12:03 am

Motoja e muslimanit

Le të jetë Allahu qëllimi ynë.

Pejgamberi – imami dhe shembulli ynë.

Kur’ani – sistem dhe kushtetuta e jonë.

Xhihadi – rruga e jonë.

Dëshmia (shehidllëku) për hir të Allahut dhe ngadhënjimit të fesë së Tij, le të jetë shpresa jonë më e madhe.

Le të jetë liria mburrja dhe krenaria jonë.

Hixhabi le të jetë obligim i Zotit tonë dhe mbrojtje e nderit tonë.

Bashkimi i tërë ummetit tonë islam le të jetë shpresa jonë.

Hilafeti i ummetit islam, le të jetë dëshira jonë.

Ata thonë: “Kur?”

Thuaj: “Me siguri ajo do të jetë afër!”

Vëllai im musliman, vepro sipas këtyre porosive:

1. Ki kujdes në të përgjigjurit ndaj thirrjes së Allahut dhe assesi mos u vono në namaz, në momentin kur ta dëgjosh ezanin.

2. Lexo nga Libri i Allahut apo dëgjoje leximin e tij, përmende shumë Allahun, mos e harxho kohën tënde në gjëra të padobishme.

3. Besimi në Allahun është arma e parë e jona në luftën tonë kundër armiqve të Islamit.

4. Le të jetë qëllimi yt fitimi i Xhennetit, e assesi mos u dëshpëro nga ndihma e Allahut.

5. Ndihmoju të gjithë vëllezërve musliman, vëllazëria dhe bashkimi janë rruga e vetme për ndihmë dhe xhihad.

6. Mundohu të jesh gjithmonë i pastër, trup-fortë. Besimtari i fortë është më i mirë se sa besimtari i dobët.

7. Atë të cilin e takon përshëndete me selam. Përpiqu që të sillesh me të në mënyrë sa më të sinqertë, largohu nga polemika dhe gibeti -përgojimi si dhe nga mëkatet tjera, ndoshta do ta arrish kënaqësinë e Allahut.

8. Ta dish se Islami është sistem i plotë (gjithëpërfshirës), që përfshinë të gjitha dukuritë e jetës.

9. Kur’ani fisnik dhe Sunneti i Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, le të jenë burimet kryesore të çdo muslimani, ndihmës të parë për njohjen e dispozitave islame.

Çdonjërit i merret dhe i kthehet fjala, përveç Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem.

10. Polemikat e çështjeve te dorës së dytë në lëmin e fikhut le të mos jenë shkak për përçarje në fe dhe le të mos sjellin në urrejtje dhe armiqësi.

Në fund: “Dije o vëlla musliman se të gjithë muslimanët janë me ty”.

Libri: El Fikrul Islami

Autor Muhammed Fet’i Rifai
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi