Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turqit kaluan natën në tenda

Shko poshtë

Turqit kaluan natën në tenda Empty Turqit kaluan natën në tenda

Mesazh nga Ebu Amar Tue Mar 09, 2010 6:14 pm

Turqit kaluan natën në tenda

Qindra të mbijetuar nga tërmeti në Turqi e kanë kaluar natën në tenda emergjence dhe përreth zjarreve.
Banorët e zonave të goditura janë porositur të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara, pasi mund të rrëzohen si pasojë e dridhjeve të reja.

Tërmeti e kishte epiqendrën 500km në lindje të Ankarasë dhe kishte një fuqi prej 6 shkallë të Rihterit.

Të paktën 57 vetë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si rezultat i një tërmeti në Turqinë Lindore.

Tërmeti goditi pak pas orës 4.30 të mëngjesit dhe kishte një fuqi mbi 6 ballë. Autoritetet lokale në provincën Elazig thanë se një fshat ishte rrafshuar krejtësisht.

Skuadrat e shpëtimit kanë mbërritur në zonën e prekur më rëndë.

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë ka ngritur çadra për strehimin e familjeve që kanë mbetur jashtë në kushtet e dimrit të ftohtë.

Pas tërmetit ka pasur afro 40 dridhje të lehta.

Turqia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

Mbi 17 mijë vetë u vranë nga një tërmet i fuqishëm në lindje të Stambollit në gusht të vitit 1999.

Cilësia e dobët e ndërtimeve u konsiderua atëherë si shkak i numrit të lartë të viktimave.

Për këtë ekziston ende shqetësim, pasi sizmologët kanë paralajmëruar një tërmet tjetër të fuqishëm brenda dekadave të ardhshme.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi