Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vëlla Ndalu/Stop dhe llogarite vehten

Shko poshtë

Vëlla Ndalu/Stop dhe llogarite vehten Empty Vëlla Ndalu/Stop dhe llogarite vehten

Mesazh nga Ebu Beker Tue Mar 09, 2010 7:16 pm

Falenderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave, paqa dhe mëshira qoftë mbi të Dërguarin e Tij [ sal-lAll-llahu 'alejhi ue sel-lem], familjen e tij, shokët e tij si dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë sunnetin e tij....
Dhe në vazhdim,


Përse llogaritje ?!

Përshkak se All-llahu i Lartmadhëruar na tërhoqi vërejtjen për këtë duke thënë : " O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s’ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni !" ( El Hashr:18 )

Ibn Kajimi thotë: "Shkatërrimi i shpirtit vjen si pasojë e lënies pas dore të vetëllogaritjes, duke u pajtuar me kërkesat dhe ndjekjen e epsheve.“

Kurse besimtari i sinqert dhe i fuqishëm në shpirtin e tij me llogaritje, i cili gjithmonë llogaritë vetveten në planet, fjalët, dhe mendimet e tij, ngase ai e din që të nesërmen do të qëndron para Duarve të All-llahut në Ditën e Rringjalljes. Dhe ai do të jet përgjegjës për veprat, fjalët si dhe për të gjitha qështjet e tij.

Transmetohet nga ibn Mes'udi r.a. se Pejgamberi [sal-lAll-llahu 'alejhi ue sel-lem] ka thënë:“Biri i Ademit nuk mund të hapërojë Ditën e Kijametit para se t’ju përgjigjet 4 (katër) pyetjeve: Jetën e vet ku e kaloi; Rininë e vet ku e çoi; Pasurinë e vet si e fitoi dhe ku e harxhoi dhe Diturinë e vet ku e praktikoi”.

Vëlla a nuk është prej të mirës dhe shpëtimit që të llogaris robi vehten e tij në këtë botë... Ta ndalon vehten prej të këqiave dhe ta stimulon vehten e tij në të mirat e saj para se të vjen "Dita kur nuk bën dobi pasuria dhe fëmijët, vetëm ai që i paraqitet All-llahut me zemër të shëndoshë ." (Esh-shuara : 88-89)

Vëlla ... paramendo realitetin rreth teje ... dhe nuk është halli i njerëzve larg prej nesh !

Sa prej të rinjëve u ka trokitur thirrësi i vdekjes dhe ata duke qenë në moshën më të mirë të rinis së tyre.
Dhe sa prej mëkatarëve i ka marrur vdekja, dhe ata duke qenë të prangosur në mëkate dhe duke u endur në pasimet e epsheve. Dhe sa kemi ndëgjuar për vdekjet papritëse befasuese ... filani vdiq në ndeshje, kurse tjetri me infarkt në zemër, e tjetri prej gjakderdhjeve të mrendshme... dhe sa, e sa, e sa ...
Dhe shumë prej sëmundjeve për të cilat ndëgjojm çdo ditë, dhe shumica prej njerëzve shkojn si viktim e tyre.
Dhe sikur t'i kishe paramenduar të gjitha llojet e këtyre vdekjeve befasuese ... do ta kishe kuptuar vlerën e llogaritjes së vetvetes, ngase me të vërtetë ajo është një prej shkaqeve më të mëdhaja për shpëtim. Ngase ajo e stabilizon personin dhe e bën të gatshëm për llogaritje dhe e shtyn drejt pendimit dhe kthimit tek All-llahu para se t'i humb ky shans.

Ka thënë Omer ibn El-Hattab r.a.: "Llogariteni veten tuaj para se të llogariteni, peshoni veprat tuaja para se të ju peshohen. Se me të vërtetë kjo është më e lehtë për ju në llogaritjen e të nesërmes...

Thotë All-llahu I Lartmadhëruar:

"Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji. " (El hakka: 18)

Hasan El-Basriu (rahimehullah) ka thënë: "Me të vërtetë robi vazhdimisht është në të mirë atëherë kur e këshillon vetveten e tij, dhe llogaritja e vetvetes i është bërë qëllim kryesor në jetën e tij.

Dije vëlla i nderuar... Me të vërtetë llogaritja është cilësi e robërve të devotshëm të All-llahut, ngase ajo të ndihmon në praktikimin e veprave të mira dhe në largimin prej të këqijave.
Dhe të thërret në shtimin e khajrit (të mirës) dhe kjo është një prej kushteve të devotshmëris.

Mejmun bin Mihrani ka thënë: "Me të vërtetë ata që i frikësohen Allahut e llogarisin veten e tyre me një rigorozitet më të madh sesa partnerët që janë koprracë në punë."

Dhe për këtë shkak është thënë 'Vetvetja yte është si një partener koprracë në biznes po nëse nuk e llogarit do të ik me pasurin tënde.'

Si ta llogaritësh vetveten?

Nuk ka dyshim se llogaritja e vetvetes është rikujtim, pamarë prasysh iltizamin (të kapurit) me dinin e All-llahut s.v.t., dhe sado që të jesh I mangut në praktikimin e tij, duhet filluar prej më të rëndësishmeve, pamarë parasysh llojin e tyre.Dhe më pas të mbetet ty vëlla i nderuar ta llogarisësh vetveten siç vijon:

1. Ta llogaritësh vehten ndaj veprave obligative (farzeve), prej më të rëndësishmet namazi.

2. Ta llogaritësh vehten ndaj rënies në mëkate dhe gjitha llojeve të ndalesave.

3. Ta llogaritësh vehten ndaj neglizhencës që ke me ballafaqimin e ditës së akhiretit.

4. Ta llogaritësh vehten në lëvizjen e gjymtyrëve.


Dije të ruajtë All-llahu; se nëse ti vazhdon në llogaritjen e vetvetes në këtë mënyrë me të vërtetë ajo do të ndërton tek ti dobi me të cilat do të ta përmirëson gjendjen dhe do t'i ngrit vlerat tua.

Ishte njëri nga penduesit e sinqert, dhe një dit prej ditëve e llogariti vehten e tij,dhe ja ai vetëm se i kishte arritur të 60.
I numëroii ditët e kaluara te jetës së tij, dhe për 60 vite kishte jetuar 21.500 ditë.
Kur papritmas Bërtiti dhe tha: "Ah i mjeri unë!. Do ta takoj Zotin tim me 21 500 mëkate ?!
E si nëse për çdo ditë kam bërë me mijëra mëkate !"
Dhe më pas humbi vetëdijen u alivanos, dhe ja vetëm se ai kishte vdekur.
U ndëgjua njëri nga të pranishmit duke thënë: Lum për ty, një vend të bukur në Xhennetin më të lart (Firdaus)"



Shkaqe ndihmuese për llogaritjen e vetvetes


Prej gjërave që ndihmojn në llogaritjen e vetvetes:

1. Le ta din robi se llogaritja e vetvetes së tij sot,është rehati për të nga llogarija e të nesërmes, në ditën e rringjalljes. Dhe çdo her kur ai neglizhon sot, llogaritja nesër i bëhet edhe më e vështirë.

2. Me të vërtetë llogaritja nuk të shpie përveç se në khajr. Dhe kjo është një dobi e cila arrihet me bindje, ngase është një rrugë drejt akhiretit. Kurse lënia e saj është neglizhenc, e cila të shpie në shkatërrimë.

3. Një vështrim jetës së selefit (të parëve tanë) se si ata e kanë bërë llogaritjen e vetvetes së tyre, se me të vërtetë kjo është prej më të rëndësishmeve që ta zgjon vullnetin dhe dëshirën për ta ndjek këtë rrugë.

4. Shoqëria e zgjedhur dhe tubimet e salihinëve ( njerëzve të mirë dhe të devotshëm ), të cilët llogarisin vetveten e tyre, se me të vërtetë shoqërimi me ta të udhëzon në ndërtimin e të mirës, si dhe mbjelljen e saj në shpirt.

5. Vizita e varrezave dhe të përkujtuarit e shpesht të vdekjes. Se me të vërtetë kjo është përkujtues dhe këshillues i mirë i shpirtit, dhe t'i largon epshet dhe kundërshtimet me sheriatin e All-llahut.

6. Të veçohesh për ibadet dhe vazhdueshmëri në të përmendurit e All-llahut, dhe të shtuarit e veprave të mira. Se me të vërtetë këto të mira i ndriçojn zemrat dhe ta mbushin shpirtin me frikë dhe llogari ndaj vetvetes.

7. Largimi prej vendeve mashtruese dhe shoqërimit me të këqinj. Se me të vërtetë ata e angazhojn vehten e tyre me gjëra të kota derisa të bezdisesh dhe të prishet vullneti për tu llogaritur, pastaj fillon që të ndjesh kënaqësi në mëkate. Dhe kështu për personin bëhet i vështirë largimi prej tyre.

Vepro vëlla i nderuar më këto këshilla dhe dije se rezultatin e tyre dhe dobinë e tyre do t'i gjesh me lejen e All-llahut, ditën ku do të takohesh me to.

Ka thënë All-llahu i Lartmadhëruar:

"Ditën kur çdo njeri e gjen pran vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes asaj të jetë një distancë shumë më e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit Tij, megjithqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robëve" (Ali Imran:30)
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi