Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musliman, epitet!

Shko poshtë

Musliman, epitet! Empty Musliman, epitet!

Mesazh nga Peace to you Tue Mar 09, 2010 12:46 am

Musliman, epitet!

“Unë jam i urdhëruar të jem njëri prej muslimanëve.” – Kur’an, 10:72

Jo, ti je musliman! E ky është epitet. Epitet i njerëzve që kur në qiell të hapur shikojnë, notojnë e meditojnë!
E kur në tokë kthehen, Allahun e adhurojnë!
Musliman para se të jetë fjalë që tregon, e emër që dëfton, e shprehje që dëshmon, është edhe epitet që dallon! E emri musliman paragjithash, është epitet, por epitet për bij të Ademit të sinqertë! Jo, herë kështu e herë ashtu. Herë ftohtë e herë nxehtë.
Në ligjet e Zotit s’ka hem-hem. Ose lind dielli ose nuk lind. Ose ditë ose natë! Ose musliman i emëruar, ose musliman i detyruar! E ti pra zgjedh cili musliman dëshiron të jesh: i emëruar me epitet, apo i detyruar me emër por pa epitet.
Bij të Ademit, ka njerëz që jetojnë të lëkundur, në dyshime, të hutuar. Ka që ditën e bëjnë natë, e natën ditë. Po ka edhe prej atyre që tërë ditën rrinë krahmbledhur e të gjunjëzuar!
Por ka edhe prej Bij të Ademit, të nderuar! E ata janë që gjithnjë kanë diçka për të bërë. E më së paku që mund të bëjnë, është me sy të shikojnë, e me vesh të dëgjojnë, e me mendje të mendojnë. Jo s’kanë pse punojnë kot, veç kot mos me ndetë; muslimani me epitet çdo lëvizje që bën, nuk është e kotë!
Kur s’ke çka për të bërë, bëj diçka! Diçka të vogël, jo të madhe. Ti je i dobët, mund ta marr me mend këtë; nuk je frymëzuar ende të çash detin, e as të sfidosh shkëmbin. Por, të paktën thuaj e pëshpërit fjalët: pse dhe çka! Këto dy fjalë, në dashtë Allahu, të inspirojnë e të frymëzojnë që qenien tënde ta gjallërosh!
Është e vërtetë, se një që rri tërë kohën duke shikuar qiellin e hapur, e nuk pëshpërit veçse fjalët: a thua sot do të mbajë nxehtë apo do të ketë të reshura! Po “pse”, të mos ftohem ose të mos kem vapë; e “çka”, të ndihem mirë.
Jo, ti je musliman! E ky është epitet. Epitet i njerëzve që kur në qiell të hapur shikojnë, notojnë e meditojnë! E kur në tokë kthehen, Allahun e adhurojnë! E pra, epiteti musliman është për njerëz jo që sillen-mbështillen rreth trupit të tyre. Jo, fluturojnë me mendjen, arsyen e ndjenjat e tyre, e tejkalojnë jo vetëm kufijtë e qenies së tyre, por edhe kufijtë e tokës e dalin në hapësirë të gjerë, e notojnë duke medituar në madhështinë e krijimtarisë.
Pyesin pavetëdije, por kur hapen në të medituar, jo më nuk janë pyetje të pavetëdijshme (të kota), por notim në të kuptuarit e argumenteve të Allahut!
Njëmend! Muslimani çdo sekondë mund ta shndërrojë në të mirë të tij. Edhe kur ushqehesh, mos mendo sesi trupin ta ngopësh, por mendo si-të e ardhjes deri te ai ushqim, pastaj si është zhvilluar ai ushqim, e kush e bëri të të vijë në atë gjendje si është; pastaj, të mendosh për organet e tajitjes, për dhëmbët sesi e përtypin ushqimin, e për gjuhën si dallon shijet e si shijon! E këtë ta bësh çdo herë që ushqehesh.
E muslimani nuk mendon vetëm të shuaj urinë, por edhe mediton për atë që urinë ia shuan.
E dije pra, o musliman i dashur, se pikërisht pse ne jemi shkëputur (në një mënyrë a tjetër) prej tri gjeneratave të para të ndritshme të Ummetit tonë, se ata gjithçka që bënin, mendonin, meditonin, pastaj edhe ishin adhurues e falënderues të sinqertë.
Prandaj, kudo që gjendeshin, shkëlqenin me zemrat dhe mendjet e tyre! E sot, muslimani është i mbyllur dhe jokomunikativ madje edhe me botën që e rrethon, e lere më të fluturojë jashtë rrethit që afër e rrethon. Më së tepërmi një musliman i sotshëm që mund të bëjë është: ngushëllimi me të kaluarën dhe vajtimi i të sotshmes!
Muslimanët nuk kanë kohë! Janë të zënë. Janë të angazhuar! Janë të preokupuar.
Jo, muslimanët janë përtacë, të lodhur, të rënduar, të mërzitur, duke vajtuar, duke pretenduar, duke imagjinuar.
Muslimanët janë në gjumë! Në gjumë të vërtetë janë ata që kanë shumë gjëra për të bërë, e nuk bëjnë! Po, jemi duke bërë atë që armiqtë tanë e ëndërruan; jemi duke vepruar atë që armiqtë tanë e pretenduan; jemi duke u ndierë ashtu siç armiqtë tanë e imagjinuan!
Jo, muslimani që vetes musliman i thotë, është i zgjuar edhe kur sytë të mbyllur në gjumë i ka!
Nuk ka gjë që mund ta lajthit, përderisa në kraharor ruan Kur’anin dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ve selem!! Nuk ka gjë që mund ta mashtroj, përderisa me Fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij gjykon!
Por, jo! Përderisa ti o musliman i dashur, të mos mendosh, e të mos meditosh, e të mos notosh në argumentet e Zotit tënd, që me Islam të nderoi! Jo përderisa të mos zgjohesh e të kthjellohesh!
E jo përderisa ti merresh me politikat e të huajve, e nuk merresh me vetveten, jo përderisa ti merresh me kurthet e të tjerëve, e nuk e shpëton vetveten nga kurthet që vet vetvetes ia ke çelur!
Përgjigja e zgjidhja është Islami! Ama, duhet të gjejë gjallërim në shpirtin, zemrën dhe mendjen tonë!
O Allah! Mos na i shtrembëro zemrat pasi që i drejtove ato, na udhëzo e na përforco në fenë që për ne zgjodhe, Islamin!
Ve-l-hamdu lilahi ve salAllahu alejhi ve selem.

Shkruan Avni Tafili /zgjim.org/
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi