Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Çelësi.....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çelësi.....

Mesazh nga Ebu Beker prej Thu Mar 11, 2010 10:40 pm

Çelësi

Çdo derë ka çelësin e vet! Merre mjaltin, por mos e thyej kosheren. Disa njerëz, kur dëshirojnë të marrin mjaltin, i bien me këmbë kosheres dhe e dëmtojnë. Këtyre duhet t’u tërhiqet vërejtja se nuk duhet të veprohet kështu, pasi nxjerrja e mjaltit nga kosherja ka mënyrën e vet. Pra, ekziston hyrja dhe duhet të kesh me vete çelësin. Por nëse nuk di si të hysh, atëherë duhet të mësosh nga ai njeri i cili di dhe ka njohuri. Kështu mund të arrish te mjalti pa e thyer kosheren.

Të nderur vëllezër! Disa prej nesh duke udhëtuar për në rrugën e Allahut të Lartësuar dëshirojnë të vjelin diçka nga hairi, por pa vetëdije tregojnë papjekuri dhe nuk i kanë në duar çelësat e arritjes. Së pari duhet të kuptohet realiteti dhe të analizohet gjendja. Lusim Allahun e Lartësuar të na furnizojë me kuptim të drejtë të fesë sonë!

Allahu i Lartësuar ka bërë që çdo e kërkuar të ketë çelësin e vet, që të realizohet hapja.
Çelësi i namazit është pastërtia (abdesi).
Çelësi i haxhit është ihrami.
Çelësi i mirësisë është besnikëria.
Çelësi i xhenetit është teuhidi (njëshmëria).
Çelësi i diturisë është pyetja.
Çelësi i fitores është sabri (durimi).
Çelësi i shtimit (të të mirave) është falënderimi.
Çelësi i miqësisë (me Allahun) është dashuria dhe përkujtimi.
Çelësi i shpëtimit është takvallëku (devotshmëria).
Çelësi i suksesit është vullneti dhe shpresa.
Çelësi i përgjigjes është duaja.
Çelësi i imanit është të menduarit për atë që Allahu ka ftuar të mendohet.
Çelësi i hyrjes për tek Allahu i Lartësuar është dorëzimi i zemrës dhe shpëtimi i saj, pastaj ihlasi (sinqeriteti) në çdo gjë duke shprehur dashurinë dhe urrejtjen vetëm për hir të Allahut.
Çelësi i jetës së zemrës është të menduarit për fjalët e Allahut, Kuranin, përulja ndaj Krijuesit dhe largimi prej mëkateve.
Çelësi i rahmetit të Allahut është ibadeti (adhurimi) ndaj Krijuesit Allah.
Çelësi i riskut (furnizimit) është istigfari (kërkimi i faljes).
Çelësi i krenarisë është respektimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij.
Çelësi i parapërgatitjes për ahiret (botën tjetër) është shpresimi i vogël në këtë botë.
Çelësi i çdo të mire është dëshira për t’u takuar me Allahun në shtëpinë e përhershme, në ahiret.
Çelësi i çdo të keqeje është dëshira dhe lakmia e madhe për këtë botë.

I nderuar vëlla! Ruaji dhe mbaji fort çelësat, që të kesh mundësi të hapësh dyert. E, nëse i humb çelësat dhe fillon të thyesh dyert, ke mundësi të hysh, por ke për të humbur mjaltin.

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi