Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në shpellën Hira

Shko poshtë

Në shpellën Hira Empty Në shpellën Hira

Mesazh nga Ebu Beker Thu Mar 18, 2010 3:21 pm

Kur Resulullahu i afrohet të dyzetave dhe kur vrojtimet e tij për të kaluarën dhe të tashmen fillojnë t’ia kthjellojnë mendjen, gremina mes tij dhe popullit të vet vazhdon të thellohet në shumë gjëra. Atëherë atij filloi t’i pëlqente vetmia. Merrte me vete ushqim dhe ujë dhe shkonte në shpellën Hira, në malin Nur, afro dy milje larg Mekës.

Kjo është një shpellë e bukur, e gjatë katër arshin dhe e thellë një arshin e tri të katërtat. Muajin Ramazan e kalonte në këtë shpellë. I ushqente varfanjakët nëse kalonin atypari.

Kohën e kalonte në ibadet dhe në përsiatje për çdo gjë që e rrethonte, madje edhe për gjithësinë. Meditonte se çfarë fshihej pas saj, cila është ajo fuqi që e vë në lëvizje tërë atë. Ishte i sigurt se populli i tij e adhuronte Allahun në mënyrë të gabuar, ata jetonin të humbur (në lajthitje) dhe duke bërë shirk, besonin në idhuj. Por ai nuk kishte rrugë të qartë nga do të shkonte, nuk kishte program të cilin do ta jetësonte e as qëllim të caktuar që do ta qetësonte dhe do ta kënaqte.[1]

Zgjedhja e Resulullahut (këtë vend të vogël dhe të qetë) ka qenë pjesë e kujdesit të Allahut , plani i Allahut me të.

Allahu e ka parapërgatitur për atë që e priste. Është e vërtetë e madhe se çfarëdo transformimi, natyrisht shpirtëror, njeriu e përjeton pasi bën llogaritje të gjithanshme të jetës së vet të kaluar. Për ta bërë këtë, duhet të vetmohet, të izolohet ose të tërhiqet për një kohë të caktuar, sepse kështu e arrin përqendrimin e plotë në përsiatje, i papenguar nga imtësirat e jetës së përditshme, nga njerëzit dhe problemet e tyre dhe nga brengat, të cilat, zakonisht, e okupojnë jetën.

Kështu e ka përgatitur dhe Allahu Muhammedin , në qetësinë dhe vetminë e malit Nur, në shpellën Hira. E ka përgatitur që mbi supet e veta të mbartë amanetin më të madh për mbarë njerëzimin, amanet ky, që do ta ndryshojë botën dhe do ta ekuilibrojë historinë.

Allahu e ka përgatitur Muhammedin tre vjet rresht për detyrën e rëndë dhe me përgjegjësi të madhe që e priste asokohe. Ai vetmohej edhe për një muaj të tërë, duke menduar për ekzistencën, dhe çka ka pas zhdukjes, çfarë fshehtësish ka jeta, çfarë vdekja etj.

Kjo ka zgjatur gjer në momentin e caktuar, gjer në takimin e caktuar me të panjohurin, kur Allahu i dha lejen.

Safijurrahman el Mubarekfuri
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi