Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Marja me punët e të tjerëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Marja me punët e të tjerëve

Mesazh nga Ebu Amar prej Thu Mar 18, 2010 4:16 pm

Ajo nxori një ofshamë në shenjë qetësimi, derisa e mbyllte derën e veturës dhe ulej pran bashkëshortit.Ajo nuk i dha shansin bashkëshortin që ta pyeste për mendimin që kishte për të afërmit e tij. Ajo tha: “Ishte sikur me qenë në provim, ndonëse shkova si vizitorë vetëm për t`i përshëndëtur ata. Ata më bënë shumë pyetje, bashk më dukej sikur të hidhnin shigjeta në mua. Më pyetën se ku studioja, sa e kam blerë fustanin, kush ta ka blerë e kështu me radhë. Nuk kisha kohë të merja frymë, më dukej sikur përpara ti kisha tre topa, ku posa mabronte punën i pari do të fillonte i dyti. Ata më ofruan çaj, i cili u ftoh shpejt, sepse isha e zënë me përgjigje dhe sqarime.

E nderuara motër, disa njerëz mendojn se është mirësi të mledhësh informata për jetën private të njerëzve tjerë, ndonëse nëse u bën atyre pyetje ata nuk do t`ju japin një përgjigje të drejtë.Megjithatë, vërtetë kjo kjo është një lloj i sjelljes së keqe.

Shmangia nga ajo që nuk të intereson është shenjë e shkëlqimit të njeriut në fe.Çfarë do të humbni nëse nuk i dini punët e të tjerëve? Është e mjaftueshme që ti përshëndetni ata me selam dhe të bisedoni me ta për gjëra të mira. Takimet e tilla nuk dueht të bëhen vende të marjes në pyetje, sepse kjo është e padurueshme, ndoshta për këtë shkak njerëzit nuk ju vizitojnë dhe i shkëputin lidhjet e dashamirësisë me ju..

Si rezultat, mos bë shumë pyetje , sepse nëse e veni veten në pozit të njejtë, ju do të jepni përgjigje të përgjithshme ose do t`ju shmangeni përgjigjes në pyetje përshkak të mosrehatis dhe bezdisjes. Pjesë e sjelljes së mirë dhe mirëpritjes është mosturpërimi dhe mosbezdisja e mysafirëve. Në të kundërtën , shumë gra e kanë bërë shprehi të pyesin shumë për të tjerët në mënyrë direkte ose indirekte , kështu që as një cështje nuk lënë pa e kontrolluar, e vogël apo e madhe.

Atëherë, e nderuara motër, mos të interesojnë cështjet e të tjerëve e me këtë të ngjallësh pikëllim dhe depresion te të tjerët, sepse ata që merren me punët e të tjerëve do ta mbysin veten me hidhërim.Për më tepër, nuk ka ndonjë përfitim material ose fetar nëse merreni me punët e njerëzve.

Tregim nga të parët

Një burrë nga fisi Temim thotë: “Unë e kam shoqëruar Er-Rebi` bin Hejthem për dhjetë vjet dhe vetëm dy herë e kam dëgjuar se ka biseduar për çështje të kësaj jete.Një herë kur më pyeti: “A e ke nënën ende gjallë?” dhe një herë tjetër kur më pyeti : “Sa xhami gjenden në vendin tuaj?”

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi