Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Kujdestari i jetimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kujdestari i jetimit

Mesazh nga Ebu Hattab prej Tue Mar 23, 2010 12:53 am

Kujdestari i jetimit

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Unë dhe kujdestari (i mirë) i jetimit do të jemi së bashku në xhenet kështu”, duke bërë me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm dhe duke i ndarë pak." (Transmeton Buhariu)

Sa herë e ke dëgjuar apo lexuar këtë hadith?
A nuk je ndikuar nga ky hadith dhe a nuk të ka shtyrë të mendosh për përkujdesjen ndaj një jetimi?
Kthehu dhe lexoje përsëri dhe imagjino sa shpërblim i madh.
Ti me përkujdesjen ndaj një jetimi i ke garantuar vetes hyrjen në xhenet.
Imagjino çdo të thotë xhenet, për të cilin lodhesh e mundohesh dhe bën ibadet, ndërsa me përkujdesjen tënde ndaj jetimit ke për të hyrë në të.
Jo vetëm që do të hysh, por do të jesh në Firdeusin e lartë me të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
Përse pra nuk ke menduar më parë për përkujdesjen ndaj jetimit?
Sigurisht tani e ke kuptuar nevojën e jetimëve për ty.
Me të vërtetë atyre nuk u mungon vetëm babai dhe nëna, por u mungon dikush që i do, thjesht u mungon dikush që ndien dhimbje dhe dashuri për ta.
avatar
Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi