Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen

Mesazh nga Ebu Beker prej Thu Apr 15, 2010 7:41 pm



Një ditë prej ditësh, një njeri bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët dolën në udhëtim. Në rrugë takuan një njeri duke pritur dhe e pyetën se kush ishte. Ai u përgjigj: "Unë jam pasuria.” Njeriu pyeti bashkëshorten dhe fëmijët nëse e lejojnë të hyjë në automjet me ta. Të gjithë njëzëri u pajtuan dhe thanë se me pasuri mund të blejmë dhe të bëjmë çdo gjë dhe vazhduan rrugën.

Në rrugë, sërish takuan një njeri dhe e pyetën se kush ishte. Ai u përgjigj: "Unë jam pushteti dhe pozita e lartë.” Babai pyeti fëmijët dhe bashkëshorten nëse e lejojnë të futet në mjet me ta. Të gjithë njëzëri u pajtuan duke thënë se me pushtet dhe pozitë të lartë jemi në gjendje të bëjmë çdo gjë. E morën dhe kësisoj vazhduan rrugën duke takuar njerëz të shumtë me të gjitha kënaqësitë e kësaj bote, derisa takuan një njeri dhe babai e pyeti: "Kush je ti?” Njeriu u përgjigj duke thënë: "Unë jam feja.” Të gjithë thanë se tani nuk ishte koha e tij. "Ne duam këtë botë dhe kënaqësitë e saj, kurse feja do të na privojë nga shumë kënaqësi të tjera; do të na kufizojë dhe të na obligojë me mësimet e saj, me hallalle e harame, me namaz, agjërim... dhe kjo do të na rëndojë shumë. Mirëpo, ka gjasa që të kthehemi te ti përsëri pasi t’i shijojmë të mirat e kësaj bote.”
E lanë dhe vazhduan rrugën. Papritmas në rrugë hasën pikë-kontrollin e policisë dhe shenjën NDAL! Një njeri i bëri me shenjë babait që të ndalej, kërkoi që të zbriste dhe ta braktiste makinën. Babait i tha: "Udhëtimi yt mori fund! Zbrit dhe eja me mua!” Babai mbeti i shtangur dhe nuk foli asgjë. Njeriu i tha: "Unë kontrolloj për fenë. A ke fenë me vete?” Babai ia ktheu: "Jo, e lashë në rrugë. Më lejo të kthehem e ta marr.”

Njeriu i tha: "Jo, këtë kurrsesi nuk mund ta bësh, udhëtimi yt me kaq përfundoi dhe kthimi yt është i pamundur.” Në këtë rast, babai i tha: "Mirëpo unë në makinë kam pasurinë, pushtetin, pozitën, bashkëshorten, fëmijët...” Njeriu i tha: "Ata nuk do të të bëjnë dobi asgjë tek Allahu Fuqiplotë, të gjithë këta duhet t’i lësh dhe askush nuk do të të bëjë dobi përveç fesë, të cilën e ke lënë në rrugë.” Babai e pyeti: "Po kush je ti?” Njeriu tha: "Unë jam vdekja, për të cilën ke qenë i pakujdesshëm dhe nuk e ke llogaritur fare.” Babai shikoi në drejtim të veturës dhe pa se makinën në vend të tij po e drejtonte bashkëshortja. Vetura nisi të lëvizë për të vazhduar udhëtimin bashkë me fëmijët, pasurinë, pushtetin dhe pozitën dhe asnjëri prej tyre nuk zbriti.

Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj:
"Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.”
(Tevbe, 24)

Gjithashtu thotë:
"Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.”
(Ali Imran, 185)

O Allah, na bëj prej banorëve të xhenetit!(AMIN)

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi