Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çefini robë e pa dashur për ju !!

Shko poshtë

Çefini robë e pa dashur për ju !! Empty Çefini robë e pa dashur për ju !!

Mesazh nga melika Fri Apr 16, 2010 9:47 am

بسم الله الرحمن الرحيم
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit




Eselamu Alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu vëllezer dhe motra...


إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَأشهَدُ أَنْ لاَ اِلَهَ اِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأشْهَدُ أَنَّ محمدا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونََ


Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)


Çefini robë e pa dashur për ju !!



E pamë të arsyeshme ti themi disa fjalë të shkurtëra për vdekjen dhurat nga Allahu(subhane we teala) e cila na pretë të gjithëve dhe i ka pritur ata që kan qenë para ne dhe që do jen pas nesh siq thot Allahu çdo gje ka lindur ka për të vdekur.
Kur e themi fjalën çdo gjë që ka lindur ka për të vdekur duhet kemi parasysh se jo vetëm njeriu si krijesë e Allahut(subahne we teala) paska lindur edhe paska pët të vdekur por çdo gjë që ka lindur ka për të vdekur , pra këtu hyn edhe krijesat e Allahut të tjera të gjitha ne do i veqojm disa si psh DIELLI , DHE ÇDO YLL NË QIELL pasi që pas disa miliona viteve ata shuhen nuk bëjnë më dritë vetëm se vdesin yjet vdesin dhe drunjet as nuk do të lulëzojnë pra është vdekje , ja ky është një shembull shum i qartë dhe i kuptueshëm.

Pra siq jemi mësuar nga Kur'ani se Allahu(subahne we teala) ka krijuar njeriun nga dheu dhe në dhe do të rikethehet dhe nga dheu do te ringjallet dhe çdo gjë që është krijuar është krijuar nga dheu LE TË THOT NDONJËRI NJË SEND NË KËTË BOTË QË NUK ËSHTË KRIJUAR NGA DHEU, noramal që nuk mundet ta gjen as kush sepse vet Allahu(subhane we teala) e ka deshmuar e kush e mban fjalën me shumë se Allahu , kush mund te jet më i ditur se Allahu as kush.

All-llahu (subahne we teala), momentin e vdekjes, e ka mbajtur sekret prej nesh. Atë nuk e di askush, dhe askush nuk e di se kur do të paraqitet ajo.

I Lartësuari, për këtë, thotë:

" و ما تدري نفس ما ذا تكسب غدا و ما تدري نفس بأي أرض تموت ان الله عليم خبير"
“...e askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër, gjithashtu askush nuk e di se në ç’vend (të botës) do të vdesë. Vërtet, All-llahu është i Gjithëditur dhe njohës i çdo gjëje.31-34

Ajo vjen në ditën të cilën ka caktuar Allahu dhe vetem Ai e din se kurdo të vdesë filani e talani , dhe as kush tejtër ja valla disa thonë më tha mjeku do të vdesësh edhe kaq ditë jo vallAh kurr se mjeku nuk i ka melekët nën sundim por i ka Allahu(subahne we teala) , Ai i ka nën sundim melekun e vdekjes dhe gjithë krijesat tjera.
Fshehja e vdekjes është një prej Urtësive të Tij të mëdha. Së pari, njeriu e pret vdekjen në çdo moment të jetës së tij. Pritja e tij, në çdo çast, konsiderohet si lajm i vdekjes. Ti pra, je i vetëdijshëm se mund të vdesësh në orën e ardhshme. Kjo bën që ti t’i përshpejtosh gjërat dhe t’i përbyllësh më mirë. Këtë e bën nga frika se mos po të vjen exheli dhe mbetesh vetëm me pak vepra të mira që i ke bërë. Kështu, kjo pritje të ndalon prej veprave të këqija, nga frika se mos po të shkatërrohet (po merr fund) jeta dhe se nuk do të kesh kohë për pendim. Pra, se mos të kap vdekja duke kryer mëkat.

Pra, fshehja e momentit të vdekjes, është një prej urtësive të All-llahut (subahne we teala). Gjithashtu vdekja, shërben si nxitësi për vepra të mira dhe për largimin nga veprat e këqija apo nga mëkatet.

Pra, duhet të jesh i bindur: Nuk ka shkaktar për vdekjen pa caktim (exhel). Mos i beso sëmundjes që të vdes, ose plumbit që të vret, se mund të ndikojë në vdekjen ose caktimin tënd (exhelin), e as të ndonjë njeriu në këtë jetë. Ndodh që kur njeriu sëmuret, vetëm me një aspirinë ose me një gotë çaj t’a shërojë atë (sëmundjen), sepse është caktuar që të jetojë edhe më tutje. Por ndodh që të sëmurit t’i qëndrojnë mbi krye me dhjetëra mjekë në spital, ose i tërë ekipi mjekësor të përkujdeset për të, por pa sukses, sepse atij i ka ardhur momenti i vdekjes (exheli). Kjo për arsyen se vdekja është prej caktimeve të All-llahut, dhe caktimet e All-llahut nuk mund t’i zmbrapsë askush.

I Lartësuari thotë:
" قل لا أملك لنفسي ضرا ولا نفعا الا ما شاء الله لكل أمة أجل اذا جاء أجلهم فلا يستئخرون ساعة و لا يستقدمون"
“Thuaj: Unë nuk zotëroj asgjë për t’i bërë dobi e dëm vetes sime, me përjashtim të asaj që All-llahu ka shprehur në vullnetin e Tij. Çdo popull e ka fundin kur t’i vijë ai fund, nuk ka mundësi askush t’a shtyjë atë, qoftë edhe për një çast, gjithashtu, nuk ka mundësi as ta përshpejtojë (këtë caktim-fund).”10-49





Eselamu Alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi