Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy dëshmitë (Shehadeti)

Shko poshtë

Dy dëshmitë (Shehadeti) Empty Dy dëshmitë (Shehadeti)

Mesazh nga Dhulkarnejn Wed Feb 17, 2010 3:46 pm

Dy dëshmitë (Shehadeti)

Gjëja e parë që sqaron Islamin është dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Këto dy dëshmi janë shumë të lidhura njëra me tjetrën, prandaj vijnë gjithmonë bashkë dhe të pandara.
Shehadeti (dëshmia: LA ILAHE IL ALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH) është i domosdoshëm dhe duhet pranuar nga çdo njeri apo xhind, duke filluar nga dita kur u dërgua Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) profet e deri në Ditën e Gjykimit. Ai që nuk beson në profetësinë e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) do jetë nga banorët e zjarrit. Argument për këtë është fjala e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) që thotë: “Betohem në Atë i Cili ka në dorë shpirtin tim se çdo njeri, qoftë çifut apo i krishterë që dëgjon për mua dhe vdes duke mos i besuar profetësisë me të cilën u dërgova, ai do jetë nga banorët e zjarrit."

Fjala ''LA ILAHE IL ALLAH'' do të thotë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Kjo fjalë është e përbërë nga dy elemente apo baza: Mohim i përgjithshëm në fillim të fjalisë (LA ILAHE) dhe pohim i veçantë në fundin e saj (ILALLAH).”
D.m.th, te pjesa e parë mohohet çdo adhurim që i dedikohet dikujt tjetër përveç Allahut, ndërsa pjesa tjetër pohon vetëm adhurimin që i bëhet Allahut, sepse vetëm Ai e meriton diçka të tillë.

Kuptimi i pjesës së dytë të shehadetit (MUHAMEDUN RESULULLAH) është ta duash Profetin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) më shumë se çdo krijesë tjetër, t’i bindesh në gjërat që ai urdhëron dhe të largohesh nga gjërat që ndalon. Të besosh lajmet që sjell qofshin për kohën e tij apo për të ardhmen dhe ta adhurosh Allahun në përputhje me udhëzimin e tij.
Sinqeriteti në bërjen e një vepre për hir të Allahut dhe pasimi i rrugës profetike, formojnë atë që quhet dëshmi.

Prandaj, një punë që të pranohet tek Allahu duhet të plotësojë dy kushte:

a) të bëhet e sinqertë për hir të Allahut
b) të bëhet në përputhje me sunetin (rrugën, traditën) e të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!)
Nëse një punë nuk bëhet e sinqertë për hir të Allahut atëherë ajo refuzohet dhe tek Allahu nuk pranohet.
Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë: ''Ne do iu kthehemi veprave që bënë ata dhe do i bëjmë ato hi e pluhur.''
Gjithashtu, në një hadith kudsij (të shenjtë) Allahu i Madhëruar ka thënë: "Unë jam më i panevojshmi për ortak. Prandaj kush punon një punë duke më shoqëruar ortak, Unë do e lë atë dhe ortakun e tij."

Gjithashtu, nëse një punë nuk bëhet në përputhje me rrugën e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) atëherë edhe kjo punë refuzohet. Argument është hadithi i Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i cili thotë: “Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk i përket asaj, atëherë ajo punë nuk pranohet (nga Allahu)”.

Ndërsa në versionin që transmeton Muslimi, Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush punon një punë që nuk përputhet me fenë tonë, ajo do t’i refuzohet”.
Duke u nisur nga kjo, themi se nuk janë të vërteta fjalët e disa njerëzve të cilët thonë se nëse një punë është e sinqertë, për hir të Allahut dhe ai që e vepron ka qëllim të mirë, kjo punë pranohet edhe nëse nuk është në përputhje me rrugën e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Ky mendim hidhet poshtë me fjalën e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) kur iu drejtua njërit prej shokëve të tij, i cili kishte therur kurbanin para namazit të bajramit: “Kafsha jote nuk vleu vetëm se për mish”.

Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) nuk e konsideroi kafshën e tij kurban, sepse ai e kishte therur para kohës së duhur.
Ibën Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) në komentin e këtij hadithi ka thënë: “Eshtë transmetuar se dijetari Ebu Muhamed bin Ebi Xhemrah ka thënë: “Nga ky hadith përfitojmë se puna sado e sinqertë të jetë, nuk pranohet, përderisa nuk është në përputhje me sheriatin."'

Eshtë transmetuar në “Sunenin” e Darimiut se Abdullah bin Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kishte parë disa njerëz të mbledhur bashkë në xhami dhe që po mbanin në duart e tyre gurë të vegjël për t’i numëruar. Njëri nga ata thoshte: “Thoni ''Allahu Ekber'' njëqind herë dhe ata e thonin, thoni ''Elh'' njëqind herë dhe ata e thonin, thoni ''SubhanAllah'' njëqind herë dhe ata e thonin”. Abdullah bin Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kur i pa ata, u tha: “Cfarë është kjo që po bëni?” Ata u përgjigjën: “O baba i Abdurrahmanit! Nuk po bëjmë gjë tjetër vetëm se tesbih që i numërojmë me këta gurë”. Abdullahu tha: “Më mirë për ju është të numëroni mëkatet që bëni dhe (sikur ta lini këtë punë) unë ju siguroj se asnjë vepër e mirë nuk do t'ju shkojë dëm. Mjerë për ju, o popull i Muhamedit! Sa shpejt humbisni! Shokët e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) janë të pranishëm, rrobat e tij akoma nuk janë kalbur dhe enët e tij akoma nuk janë thyer e ju veproni kështu! Betohem në Allahun se ju ose jeni popull më i udhëzuar se populli i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), ose i keni hapur vetes dyert e humbjes!” Ata thanë: “Betohemi në Allahun o baba i Abdurrahmanit, se nuk kishim për qëllim vetëm se të mirën”. Abdullahu atëherë u përgjigjet: “Sa njerëz e duan të mirën, por nuk e arrijnë atë”.
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi