Rregullat e haxhit dhe të umres
Feja Islame :: Shtyllat e Fesë :: Haxhi
Faqja 1 e 1
Rregullat e haxhit dhe të umres
Rregullat e haxhit dhe të umres
Rregullat dhe veprimet e caktuara që duhet medoemos bërë gjatë haxhit dhe umres janë:
- El Ihram,
- Telbie,
- Tavaf,
- Sa’ ji,
- Qethja e flokëve,
- Dalja prej ditës së tervies dhe shkuarja në Mine,
- Qëndrimi në Arafat,
- Kthimi në Muzdelife dhe qëndrimi në Mesh’ ari Haram,
- Veprimet që duhet bërë ditën e Nahrit (hudhja e guralecëve në Xhumretul Akabe, prerja e kurbanit, qethja e flokëve apo rruarja e kokës, Tavaful Ifadatu),
- Kthimi i fundit në Mine dhe hudhja e guralecëve të mbetur
Çdonjëri prej personave kur e bënë nijet për veshjen e ihramëve, qoftë për haxh a për umre, është e pëlqyeshme që më parë t’ i shkurtojë thonjtë, mustaqet, të rruhen të gjitha vendet të cilat zakonisht rruhen apo pastrohen, pastaj të merret abdest ose të lahet i tërë trupi, dhe në fund, trupi të mbështjellet me dy çarçafët e bardhe e të pastër, me ç’ rast, me njërën mbulohet pjesa e poshtme e trupit e me tjetren pjesa e sipërme dhe, me këtë rast, e pëlqyeshme është që sipas mundësive trupi të parfymoset me erëra të mira e të këndshme.
Çarçafët të cilat vishen për haxh apo umre quhen IHRAM, ndërsa kjo do të thotë të bëmurit nijet apo vendosje për ta bërë haxhin apo umren. Sa i përket çarçafëve, ata mund të jenë ta bajtur por të pastra dhe të ngjyrërave të ndryshme, porse aq më mirë do të ishte sikur të jene të rinjë e të bardhë.
Pas kësaj haxhiu duhet t’ i falë dy reqate namaz, e nëse është mufrid, pas faljes së namazit duhet të thotë: Allahume inni uridul-haxhxhe fe jessirhu li ve tekabbelhu minni - që në përkthi do të thotë: O Zot, vendosa që ta bëj haxhin, ma lehtëso këtë dhe pranoje prej meje.
Ndërsa ai që ka për qëllim që ta bëjë së bashku edhe haxhin edhe umren, gjatë këtij nijeti i shton edhe këto fjalë “vel umrete fe jessirhuma li ve tekbelhuma minni”, dhe, këto fjalë vijnë pas fjalës “uridul-haxhxhe”, që do të thotë: O Zot, vendosa që ta bëj edhe haxhin edhe umren, m’ i lehtëso dhe m’ i prano ato prej meje. Nijeti mund të bëhet edhe në gjuhën amëtare, porse këtu me rëndësi është që ai nijet apo qëllim të shprehet pastër, qartë dhe nga thellësia e shpirtit.
Posa ta thotë personi telbijen dhe ta bëjë nijetin për haxh ose për umre, konsiderohet se e ka kryer aktin e ihramit dhe është bërë muhrim. Pas këtij akti ai duhet të ketë kujdes të posaçëm dhe t’ u shmanget marëdhënieve seksuale, kontakteve intime bashkëshortore, nuk lejohet as të përmendurit e marëdhënieve seksuale në prani të femrës, duhet të kihet kujdes në mospërdormin e fjalëve të ndyta, t’ u shmanget veprave të shëmtuara, grindjeve dhe llomotitjeve, pastaj nuk guxohet të mbyten gjallesat në tokë e as të këshillohet tjetri madje as me shenjë për gjah, duhet të kihet kujdes që të mos mbyten as insektet, të mos parfymoset me livantë e erëra të ndryshme, të ketë kujdes nga të prerit e thonjëve, rruarja dhe nënqethja e flokëve dhe të pjesëve të tjera të trupit.
Po ashtu, muhrimi nuk guxon ta nënqethë mjekrën, ta mbulojë kokën apo fytyrën, nuk guxon t’ i lajë mjekrën apo kokën me sapun që ka aromë të mirë e të fortë, por vetëm mund të përdorë ndodnjë sapun që ka aromë të rëndomtë. Gjithashtu, ai nuk guxon të veshë këmishë e as brekë, pallto të gjatë, xhybe, qyrk, herkë, nuk guxon ta vë sarëkun në kokë e as kapelën, nuk guxon të mbathë meste apo çorape. Pra, muhrimi duhet t’ ia ndalojë vetes çdo petk të prerë ose të qepur që shërben për veshjen dhe mbathjen e trupit të njeriut, me përjashtim të nalleve apo papuçeve të cilat lejohen. Nuk duhet të përdoren çarçafe apo ihrame që janë të ngjyrosura e të parfymosura era e të cilave nuk hiqet por ndihet vazhdimisht.
Ndërkaq, femra është më e lirë dhe mund ta mbulojë kokën e t’ i mbathë mestet edhe çorapet, mund të veshë rrobe të qepura. Është karakteristike në këtë rats të theksohet se, femrat të cilat gjatë menstruacioneve nuk e kanë të lejuar të falin namazin e as të agjërojnë, në haxh i lejohen këto veprime. Ajo duhet të pastrohet dhe të fillojë t’ i zbatojë të gjitha rregullat e haxhit, me përjashtim të tavafit rreth Qabes, të cilin duhet ta bëjë në fund të haxhit.
Muhrimi mund të lahet në banjo ose gjetiu, të përdorë ombrellën (çadrën) ose në ndonjë mënyrë tjetër të mbrohet nga dielli, ka të drejtë ta lidhë qemerin rreth vete, të hy në luftë kundër armikut ose kundër atij që sulmon i pari. Pejgamberi a.s. ka dhënë leje që në rastet kur muhrimit i kanoset rreziku nga ndonjë shtazë e egër, siç është luani, tigri, ujku, akrepi etj., ai mund ta mbysë atë në vetëmbrojtje.
Përveç këtyre ndalesave, nga muhrimi kërkohet që pas namazit të shqiptojë shumë telbije, t’ i thotë ato kur hyp mbi majen e ndonjë bregu apo kur zbret në luginë, kur të takohet me grupe kalorësish apo këmbësorësh, dhe përherë para agimit. Telbijet mund të shqiptohen edhe në autobuse e aeroplanë.
Përmbajtja e telbies është kjo:
LEBEJKELL-LLAHUME LEBBEJK. LEBBEJKE LA SHERIKE LEKE LEBBEJK. INNEL-HAMDE, VEN-NI’AMETE VEL-MULKE LEKE. LA SHERIKE LEKE! - që në përkthim do të thotë:
Të përgjigjem o Zot. Të përgjigjem, të përgjigjem. Ti nuk ke shok. Të përgjigjem. Ty të takon çdo lavdërim, mirësi dhe pushtet, në këtë Ti nuk ke shok.
Në këtë mënyra ka vepruar edhe Pejgamberi a.s., i cili ka thënë: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: “Thuaju shokëve tu që ta ngrisin zërin me telbije, se ajo është pjesë e rregullave të haxhit.” Të potencojmë këtu se telbija thuhet prej momentit kur të vishet ihrami e deri sa të hyhet në Mesxhidul-Haram
Kur muhrimi hy në Meke, pas vendosjes së plaçkave që i ka me vete, duhet të shkojë në Mesxhidul-Haram, dhe sapo ta vërejë El-Bejtul-Haramin, duhet ta thotë tekbirin (Allahu Ekber) dhe tehlilin (La ilahe ilall-llah), edhe atë nga tri herë, e po ashtu, duhet të thotë ALL-LLAHUME ENTES-SELAM, VE MINKES-SELAM, FEHAJNA RABENA BIS-SELAM. Tavafin e nis nga Haxherul Esfedi dhe pasi të drejtohet nga ai e thotë tekbirin dhe tehlilin, i ngritë duart lartë sikur kur hy në namaz, e pastaj në shenjë respekti e puth Haxherul Esvedin, nëse mund t’ i afrohet pa vështirësi, e nëse nuk mundet, vetëm do ta prek me shuplakë të dorës (istilam), ose me ndonjë send tjetër të cilën pastaj, në shenjë respekti, duhet ta puthë, ngase atë e ka prekur edhe vetë Pejgamberi a.s.
Mirëpo, nëse ndodhë që të mos i afrohemi fare Haxherul Esvedit, atëherë vetëm i ngrisim duart lartë në drejtim të tij dhe kështu përfundon kjo shenjë respekti. Gjatë tërë kësaj thuhen tekbiret dhe tehlilet, i drejtohen falënderime Allahut të Madhërishëm dhe bashkë me këtë bijnë edhe salavatet mbi Pejgamberin a.s.
Pas këtij akti fillon tavafi, të cilin duhet nisur në të gjathtë kah dera (multezem), në atë mënyrë që Qabja të mbetet në anën e majtë, duke e mbajtur ihramin e sipërm nën sjetullën e djathtë dhe duke i hjedhur skajet e tij në krahun e majtë. Haxhiu duhet të sillet rreth Qabes shtatë herë, duke pasur kujdes që, gjatë tri tavafeve të para të shpejtohet me hapa të shkurtër duke i luhatur ngapak krahët (reml), kurse gjatë katër tavafeve të fundit duhet ecur qetë. Gjatë kësaj, sa herë që të kalojmë pranë Haxherul Esvedit duhet përshëndetur atë (duhet bërë istilamin) dhe kështu përfundon tavafi. Këtu duhet theksuar se, istilami preferohet edhe sa herë të kalohet pranë El-Ruknul Jemanisë.
Pas kësaj haxhiu duhet t’ i falë dy reqate namaz pranë Mekami Ibrahimit, ose kudoqoftë tjetër në Mesxhidul Haram dhe, këto dy reqate janë vaxhib që falen pas çdo tavafi, pra, pas shtatë qarqeve që bëhen rreth e rrotull Qabes. Ky është i ashtuquajturi Tavaful Kudum, i cili është sunet për çdo haxhi përveç se për banorët e Mekes. Pas këtij veprimi haxhiu duhet të kthehet kah Haxherul Esvedi, dhe pasi ta bëjë istilahin e të pijë ujë nga burimi i Zemzemit, shkon në Safa, ngjitet lartë sa ta shohë Bejtullahun dhe kthehet drejt tij duke kënduar tekbire, tehlile dhe salavate për Pejgamberin a.s. Më në fund duhet bërë dua duke kërkuar nga Allahu çdo gjë që do. Pas kësaj duhet të niset drejt Merves duke ecur ngadal deri te vendi ku ndodhen shenjat prej ku ecja bëhet me hapa më të shpejta (sai). Kur arrihet në Merve veprohet ngjashëm sikur edhe në Safa. Me kaq është kryer vetëm një ecje (shevt). Pra, edhe këtu duhet të kryhen shtatë shevte, duke filluar që nga Safa e deri në Merve. (Nga Safa deri në Merve llogaritet një ecje apo shevt, dhe nga Merva e deri te Safa llogaritet ecja tjetër).
Pas kësaj, haxhiu do të qëndrojë në Meke si muhrim, tavafet rreth Bejtullahut mund t’ i bëjë sa herë që të dëshirojë si nafile.
Në ditën e shtatë të Dhul-hixhes imami do të mbajë hutbe në Bejtullah, me çrast besimtarët i udhëzon për rregullat e haxhit. Po kështu, imami do të veprojë edhe në ditën kur do të qëndrohet në Arafat. Në këtë ditë e në këtë vend imami do t’ i mbajë dy hutbe si me rastin e xhumasë, dhe me atë rast do t’ i udhëzojë haxhinjtë mbi rregullat pasuese të haxhit ( mbi qëndrimin në Arafat, në Muzdelife, mbi gjuajtjen e guralecëve në Xhemre, mbi therrjen e kurbanëve, rruarjen dhe tavafuz-zijaretin). Pas hutbes imami bashkë me xhematin do të falë namazin e drekës dhe të ikindisë me një ezan dhe dy ikamete.
Pas kësaj fillon vukufi. Ai mund të bëhet hipur në kalë apo në deve, ose duke qëndruar më këmbë gjë që është më e preferueshme, duhet të merret abdest apo të lahet i tërë trupi, sepse kjo është sunet, në afërsi të bregut i cili quhet Xhebelul-rahmeti. Arafati është në përgjithësi vend ku mund të bëhet vukufi, porse duhet pasur kujdes se, në të majtë Arafatit, nga vendi ku bëhet vukufi gjendet një terren që quhet Batnu Ureme e në të cilin kurrsesi vukufi nuk lejohet të bëhet.
Me rastin e vukufit, imami kthehet drejt kibles me krahë të hapur e të ngritur lartë, i falënderohet Allahut Fuqiplotë duke i kënduar tekbire, tehlile, telbie dhe salavate Pejgamberit a.s., me ç’ rast i lutet Zotit xh.sh. t’ ua plotësojë nevojat dhe dëshirat të gjithë muslimanëve, kurse xhemati qëndron pranë tij i drejtuar në drejtim të kibles dhe përcjell fjalët që i thotë ai. Pas perëndimit të diellit, të gjithë haxhinjtë kthehen bashkarisht me imamin në Muzdelife ku do të qëndrojnë në afërsi të bregut Kuze ku falet namazi i akshamit dhe i jacisë bashkarisht me një ezan dhe dy ikamete.
Në Muzdelife kalohet nata. Sapo të fillojë agimi falet namazi i sabahut e pastaj bëhet vukufi. Imami vendoset në Mesh’ ari Haram dhe bashkë me të gjithë haxhinjtë vepron sikurse në Arafat, pra, thuhen tekbiret, tehlilet, telbiet, salavatet dhe duaja.
Përndryshe Muzdelife është në tërësi vendi ku bëhet vukufi, përveç luginës Vadi Muhasir, që gjendet në të majtë të Muzdelifes. Me të zbardhur të dritës haxhinjtë fillojnë rrugën për në Mine ku imami fillon t’ i gjuajë nga shtatë guralecë në Xhemretul-Akabe, të cilët paraprakisht janë mbledhur në Muzdelife edhe atë në madhësi të një lejthie.
Me rastin e gjuajtjes së çdo guraleci thuhet tekbiri. Largësia e gjuajtjes nuk duhet të jetë më shumë se tre deri pesë metra. Përndryshe, para hudhjes guraleci vendoset në majen e gishtit të madh dhe atij tregues dhe gjuhet. Kur fillon gjuajtja e guralecëve ndërpritet telbija. Duhet thënë se, në Xhemretul Akabe nuk është i domosdoshëm qëndrimi dhe haxhiu mund të ec kur të dojë dhe kah të dojë. Pas hudhjes së guralecëve në Xhumretul Akabe, nëse nijeti është bërë për haxhi kiran, ose, nëse është muttemett, në këtë rast duhet të therret kurbani, e nëse është mufrid kurbanin mund ta therrë nëse dëshiron. Pas therrjes së kurbanit haxhiu mund të rruhet ose të qethet dhe tani e tutje lirohet prej ndalesave, por akoma nuk ka të drejtë të bëjë marëdhënie seksuale. Po atë ditë, të nesërmen, ose të pasnesërmen haxhiu shkon në Meke që ta bëjë tavafuz-zijaretin, pa reml dhe pa sa’ j, me ç’ rast haxhiut i hiqet edhe ndalesa e fundit, pra është i lirë që të bëjë marëdhënie seksuale me bashkëshorten.
Koha e tavafuz-zijaretit fillon prej dites së parë të Bajramit dhë është mirë që të bëhet po atë ditë. Është mekruh të shtyhet pas ditëve të Bajramit, edhe pse vlenë kurdo që të bëhet. Pastaj haxhiu prej Mekes kthehet në Mine dhe, në ditën e dytë të Bajramit, pas dreke, i hedh sërish shtatë guralecët në Xhemret. Me këtë rast duhet filluar nga Xhemreja e cila vjen e para me radhë prej xhamisë që quhet Mesxhidul Haif, dhe gjatë hedhjes së guralecëve duhet shqiptuar tekbirin, e pas hudhjes së çdo guraleci haxhiu qëndron para Xhemres dhe e thotë një dua. Është mustehab që me atë rast të kërkojë nga Allahu xh.sh. falje për vetveten, për prindërit e vet, për farefisin, për miqtë dhë për të gjithë besimtarët muslimanë. Pastaj shkon edhe te dy Xhemret tjera dhe vepron njësoj si në të parën (pra hudhë nga shtatë gurë), me përjashtim se në atë të fundit, pra në Xhemretul Akabe nuk ka nevojë të qëndrojë. Edhe në ditën e tretë të hudhjes së guralecëve veprohet po ashtu si në dy ditët e para, dhe pastaj haxhiu nëse dëshiron mund të kthehet në Meke por mund të mbetet edhe në Mine ku edhe gjatë ditës së katërt mund t’ i gjuajë gurët si gjatë ditëve të mëparshme.
Haxhiu me rastin e kthimit prej Mines në Meke do të pushojë pak në vendin e quajtur El Muhassabe. Haxhiu para se të largohet prej Mekes duhet ta bëjë Tavafis-sadri që quhet edhe Tavaful-veda (Tavafi lamtumirës). Ky tavaf bëhet pa remj dhe pa sa’ j dhe është vaxhib për të gjithë haxhinjtë, pos për mekasit. Pastaj haxhiu i afrohet Zemzemit ku do të pijë ujë. Nëse do të ketë mundësi, haxhiu pastaj do të afrohet te dera e Qabes dhe do ta puthë atë dhe derën e saj (në shenjë nderimi), do të mbështetet me faqen e djathtë, me gjoks e me bark për El multezeme, pra për murin e Qabes ne mës të Haxherul Esvedit dhe të derës së saj, pastaj për një çast kapet për mbulesën e Qabes (El istar), dhe, me zemër të penduar i lutet Allahut Fuqiplotë për atë çka dëshiron dhe, më në fund, kthehet duke ecur mbrapa (në shenjë respekti) deri sa të dalë nga Mesxhidul Haremi (Qabja).
Duhet theksuar këtu se, ai që së paku për një moment zbret në Arafat ose vetëm kalon andej prej drekës së Jevmu-Arefes (ditën e nëntë të dhul-hixhes) e deri në agimin e Jevmun-Nehras (ditën e dhjetë), ai haxhi e ka kryer haxhin, madje nëse këtë e bënë rastësisht apo i alivanosur, madje edhe sikur të mos e dijë fare se gjendet në Arafat. Ndërkaq, personi i cili në Arafat nuk qëndron aq sa theksuam më sipër, nuk e ka të kryer haxhin, porse megjithatë do ta bëjë tavafin, sa’ jin dhe do ta përfundojë ihramin, pra do të lirohet prej të gjitha ndalesave me kusht që vitin e ardhshëm sërish ta bëjë haxhin kada. Pasi nuk e ka plotësuar haxhin personi i tillë nuk është i obliguar që të therrë kurban.
Të potencojmë këtu se, gjatë qëndrimit në Arafat është shumë mirë të thuhet lutja, të cilën edhe vetë Pejgamberi a.s. e thoshte gjatë qëndrimit në këtë vend: LA ILAHE ILALL-LLAHU VEHDEHU LA SHERIKE LEH LEHUL-MULKU VE LEHUL HAMDU, BIJEDIHIL-HAJRU, VE HUVE ALA KULI SHEJ’ IN KADHR.
Të flasim diç edhe për femrën që merr udhë për në haxh. Edhe gruaja duhet t’ i zbatojë të gjitha rregullat dhe ceremonitë që ndërlidhen për haxhin, njëjtë sikurse mashkulli, me përjashtim se gruaja duhet t’ u përmbahen edhe këtyre rregullave:
- nuk duhet që ta mbajë kokën të zbuluar, ka të drejtë ta bartë vellon, porse velloja nuk guxon t’ ia prekë fytyrën,
- nuk e shqipton me zë telbijen,
- nuk vrapon në mes shenjave të theksuara që gjenden mes Safas dhe Merves,
- nuk e rruan kokën, porse i shkurton flikët pak,
- duhet të veshë rrobe të qepura,
- nuk i afrohet Haxherul Esvedit, kur pranë tij gjenden meshkujt,
- nëse i paraqitet hajzi (menstruacionet) duke qenë në ihram, lahet dhe i kryen të gjitha veprimet dhe rregullat e haxhit, përveç tavafit.
- nëse hajzi i paraqitet pasi ta kryejë Tavafiz-zijaren, Tavafu-sadri nuk i mbetet borxh dhe nuk ka nevojë për shpagim (kurban).
Tavafi-sadri nuk i mbetet borxh as atij që vendosë për të mbetur në Meke.
Ndërkaq ai që vendosë të therrë ndonjë kafshë të trashë (deve a lopë) me qëllim për t’ u shpaguar për thyerjen e ndonje rregulle të haxhit, me këtë ai konsiderohet se e ka kryer obligimin si duhet.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi