Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njohja me mjekesine islame

2 posters

Shko poshtë

Njohja me mjekesine islame Empty Njohja me mjekesine islame

Mesazh nga Ebu Amar Thu Feb 18, 2010 10:31 pm

Njohja me mjekesine islame

Histori e shkurter

Dituria per mjekesine u perhap neper Kalifatin Islam ne kohen ne mes te renies se Perandorise Romake ne shek. V dhe renesanses evropiane ne shek. XV. Megjithate, lulezimi i institucioneve mjekesore islame ka filluar gjate shek. IX dhe perputhet me kohen e arte te Kalifatit Abbasit ne Lindje (749-1258)
Ky det i diturise, i cili rrodhi gati katerqind vjet, me vone u ndal nga invadimi mongol ne Kalifatin e Lindjes dhe pas renies se Kalifatit te Perendimit ne Spanje.
Mjekesia tradicionale islame ka eklektik te larte dhe eshte ngritur mbi themelet e diturise me te hershme mjekesore, duke perfshire ketu diturine indiane, romake, greke dhe siriane. Faza fillestare e zhvillimit te mjekesise islame ishte koncentruar ne perkthimin e veprave greke, persiane dhe nestoriane ne gjuhen arabe. Kjo periudhe njihet me emrin Medresetu-Shurrah el-Igrikijjin (Shkolla e komentuesve te veprave greke), ne te cilen dijetaret kane perkthyer kryesisht te gjitha veprat greke mbi mjekesine dhe shkencen. Ne te vertete myslimanet jane meritore per ruajtjen, ndermjet te tjerash, te shume veprave te Galenit dhe Hipokratit dhe Evropa per here te pare eshte njohur me mjekesine greke nepermjet perkthimeve arabe.
Ne fazen tjeter te arritjes se shpejte te shkences greke dhe persiane, gjenerata e re e shkencetareve islame ka dale me konceptet e veta autentike (origjinale) dhe me kontributin e vet ne mjekesi, ndersa veprat e ketyre skolastikeve, sic jane veprat e Ibn Sina El Raziut (Avicena) dhe te tjereve, kane dominuar ne shkollat mjekesore evropiane disa shekuj me radhe.
Kalifi abbasit Me’️muni hedhi nje hap gjigant ne drejtim te percaktimit te pjeseve qe duheshin perkthyer dhe te shkollave mjekesore kur e krijoi Dar el-Hikma (Shtepia per sherim) ne Bagdad. Ky institucion kryesor ka perfshire shkollen per perkthim, te cilen e ka udhehequr mjeku dhe filozofi Hunejn ibn Ishak el- ‘Ibadi (810-873), i cili njekohesisht e kryente edhe rolin e perkthyesit kryesor ne ate kohe, ndersa ai ishte rastesisht i biri i farmacistit te qytetit Hirat ne Irak.
Keto shkolla mjekesore i kane vene themelet e praktikes mjekesore ne ate kohe dhe kane kontribuuar mjaft ne zgjerimin e arritjeve te reja ne mjekesi, ne kujdesin ambulantor ndaj pacientit dhe ne klinikat mobile.
Ne mesin e ketyre shkollave dhe spitaleve, me i madhi dhe me i njohuri ka qene spitali El Nuri ne Damask (1160), qe ka vepruar gati 300 vjet dhe spitali Mensuri ne Kajro te Egjiptit (1276). Nje kohe Bagdadi kishte afro 600 spitale, ndersa Kordoba ne Spanje kishte me shume se 500. Spitalet me te medha kane pasur biblioteken, kliniken jashte ambulantore, dhe shkollat mjekesore. Keto spitale kane punuar me kujdes e zell ne hulumtimin e ndarjes se pacienteve me temperature apo semundje infektive njesoj sikurse edhe te semuret mentale. Shkollimi mjekesor eshte perhapur pikerisht nga keto spitale. Aty studentet kerkonin shkollen teorike dhe praktike, ndersa keto mesime i merrnin nga mjeket dhe kirurget e njohur, qe ishin zgjedhur per te sherbyer ne keto spitale.
Spitali Mensuri ishte spitali i pare i cili kujdesej per shkencen, mesimin dhe gjendjen sociale. Ai e kishte ndare mbrojtjen dhe kujdesin per gra, femije dhe rekonvalescente, kujdesin ndaj te semureve me semundje specifike, historine e gjer te semundjes dhe klinikat jashtambulantore. Si plotesim i kesaj, ekzistonin biblioteka te vogla dhe permbledhje private, te gjitha vepra mjekesore me se paku 100.000 libra. Keto biblioteka kishin vepra mjekesore, pervec veprave te tjera shkencore, sic ishin veprat qe flitnin per astronomine, kimine, gjeometrine, filozofine dhe shkenca te tjera. Ne kete kohe, kryeqyteti lindor dhe perendimor i Kalifatit u bene qendra te civilizimit, ndersa institucionet mjekesore dhe puna kerkimore-shkencore financohej nga shteti.
Mjeket islame dalloheshin ne ligjeratat e tyre si per ceshtje klinike, ashtu edhe per ceshtje te mjekesise bazike. Nga studentet e mjekesise kerkohej te ishin te shkolluar ne shkencat bazike dhe te kene dituri perkatese nga veprat e autoriteteve mjekesore, sic ishin, nder te tjera, ato te Galenit, Hipokratit dhe te El-Zahravit. Dituria mjekesore ishte permbledhur ne nje veper te shkruar, keshtu qe testet klinike kane mundur te arsyetohen dhe te argumentohen deri ne nje kufi te caktuar, ndersa studentet jane pyetur ne shkencat bazike. Vetem ata qe kane arritur sukses dhe kane kaluar, u eshte lejuar t’️u nenshtrohen testeve klinike, ndersa vertetimi ne mjekesi ka kerkuar dituri adekuate nga te dy fushat.
Kalifi abasit El-Muktadiri (vdekur me 908) ka kerkuar nga mjeku i shquar Sunnen ibn Thabiti (vdekur ne vitin 976) qe t’️i pyeste te gjithe mjeket dhe t’️i certifikonte ata qe jane kualifikuar per praktiken mjekesore. Megjithate, kolegjiumi mjekesor dhe mjeket e njohur kane qene te perjashtuar nga kjo kerkese.
Shkencetaret islame kane permiresuar dhe e kane zhvilluar me tej edhe farmakologjine dhe kimine. Ata kane pershkruar shume ilace, si: sana, kamfori, arrat moskate, pykezat etj., por jane sherbyer edhe karanfilat etj. Jane sherbyer gjithashtu me tretes te rinj te ilaceve, sic eshte: shurupi i trendafilit dhe i portokallit. Kane perdorur gjithashtu aldehidet, alkoolin dhe tretes te tjere te ngjashem duke zhvilluar edhe me tej metodat e testimit te pastertise se metaleve dhe kimikateve. Kembengulesia e tyre ne kerkimin e metodave te shnderrimit te metaleve ne punime artistike rezultoi me zbulimin e disa kimikateve, sic jane metalet acidike, antimoni, bizmuti, amoniaku dhe bashkedyzimet e zhives. Fjalet arabe si alkool (arab.kuhul), shurup (arab. shurub) dhe te tjera, jane perdodur gjeresisht. Proceset kimike bazike, duke perfshire destilimin, kristalizimin dhe sublimimin jane zbuluar gjithashtu ne kete menyre. Eshte e njohur po ashtu qe mjeket islame e kane perdorur cannabis sativa indica (arab. kuunab hindi; hashishatul kaif) si anestetik, ndersa ekzistojne shenja se e kane njohur inhalimin gjate perdorimit te anestezionit. Vepra e El Kindit mbi metoden e pershkrimit dhe dozimin e percaktuar e te sakte te ilaceve eshte e njohur mire. Ai ka perdorur ligjin e progresionit gjeometrik ne pershkrimin e ilaceve. Dhe, ne fund, perhapja e fames se Muhammed ibn Abdullah el-Ash’️atinit nga Mosuli i Irakut, si njohes i shkelqyer i mjekesise dhe farmakologjise, beri qe nga te gjitha qytetet e largeta dhe te aferta te vinin studente per t’️i degjuar ligjeratat e tij.

2. Kontributi i myslimaneve ne mjekesi

Nder mjeket me te njohur te Kalifatit Lindor nen udheheqjen abasiteve ka qene edhe El Razi, i cili e ka dalluar fruthin nga lia e madhe, dhe Ibn Sina (lat. Avicena). “Princi i mjekeve”, i cili u perpoq te bente te pamunduren per te arritur kodifikimin e mjekesise duke i harmonizuar elementet e saj me sistemet e Galenit dhe te Aristotelit. Megjithate, veprat e tij paten ndikim me shekuj ne Evrope.
Ne Kalifatin Perendimor nen sundimin e umajideve ka jetuar kritiku me i madh Abdul-Melik ibn Zuhr (lat. Avenzoar) nga Kordoba (vdekur me 1162). Ai ka qene nje nder mjeket qe disa shekuj me heret i kane paraprire renesanses evropiane duke iu kundervene guximshem shkrimeve dhe qendrimeve te Galenit.
Disa skolastike myslimane i nxoren penat e veta dhe u radhiten pas udheheqesit te tyre – te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., dhe udhezimeve te tij ne mjekesi. Nder ata, ketu eshte me rendesi te permendim Hunejn ibn Ishak (lat. Joannitus, 809-873), i cili ka shkruar disa trajtesa ne te cilat ka komentuar udhezimet e te Derguarit te All-llahut. Ai ishte i njohur vecanerisht per librin e tij nga oftalmologjia (semundjet e syrit) me titull Al-‘Ashr makalat fi al-‘Ajn (Dhjete trajtesa mbi syrin).
Ketu eshte me rendesi gjithashtu te permendim Muhammed ibn Zekerijja’️a el-Razi (lat. Rhazes, 865-925), vepra kryesore e te cilit El-Xhudari vel hasba (Lija e madhe dhe fruthi) konsiderohet vepra me e vjeter e ketij lloji. Ne kete veper ai e pershkruan themelin e diagnostikimit mes ketyre dy semundjeve. El-Raziu ka shkruar gjithashtu librin mbi semundjet e femijeve dhe, sipas mendimit te shumices, ai konsiderohet si babai i pediatrise. Historia ka shenuar gjithashtu vepren e Ebu el-Hasan el-Muhtar ibn Butlanit (lat. Elluchasen Elimithar, vdekur me 1065) me titull Tedhkir el-Kahhalin (Shenime per oftamologe), qe eshte vepra me e vjeter arabe mbi oftalmologjine.
Pastaj vjen Abdul Melik ibn Zuhr (lat. Avenzoar, 1091-1162), mjeku i pare i cila ka trajtuar dhembjet e eshtrave dhe shkaktarin e zgjebes (arab. Su’️ubat el-Xhereb; lat. Acarus scabici). Ai ka qene i njohur edhe per vepren e tij Al-Tejsir fi el-mudavah vel tadbir (Thjeshtesimi i terapeutikeve dhe dietes). Ali ibn el-Abbas (lat. Haly Abbas; vdekur me 994) ka qene shkrimtar produktiv i njohur me librin e tij me titull El-Kitab al-Meleki, qe njihet gjithashtu edhe me titullin tjeter Kamil el San’️a el-tibbijjah (Libri mbreteror; lat. Liber regius). Libri permban trajtimin e hollesishem shkencor dhe praktik ne mjekesi, ne te cilin ai krahason dietetiket dhe materien mjekesore (materia medica), me te cilin dha kontributin e vet ne konceptin rudimentar te qarkullimit kapilar.
Ketu duhet permendur gjithashtu filozofin e shquar islam dhe komentuesin Ibn Rushdi (lat. Averoes, 1126-1198), ne vepren kryesore enciklopedike-mjekesore te te cilit, El-Kullijat fi el-tibb (Gjerat e pergjithshme ne mjekesi), e njohim funksionin e retines dhe ndikimin e imunitetit ne rastin e lise se madhe.
Ne shek. XIII ka jetuar Ali ibn el-Nafis (1210-1288), i cili ka shkruar vepren Sharh tashrih el-Kanun (Koment ne analizen e Kanunit te Ibn Sinait), i cili ka mbetur i njohur per perparimin e pershkrimit te qarkullimit pulmonal te gjakut, tre shekuj para pershkrimit nga portugezi Servetus, te cilit i eshte pershkruar ky zbulim.
Shekulli XIII e nxjerr gjithashtu historianin me te njohur te mjekesise M. Ibn Ebi Usajbi’️u (1203-1270) per vepren e tij kapitale Ujun el-enba’️ fi tabakat al-atibba’️ (Burimet e te dhenave per llojet e mjekeve). Kjo veper eshte permbledhje e hershme me 400 biografi te mjekeve arabe dhe greke.
Ne fund, kjo liste e pjeserishme e mjekeve te njohur islame dhe kontributi i tyre ne fushat e mjekesise nuk mund te mbyllet pa i permendur disa nga veprat me te hershme te “Princit te mjekeve” Ebu Ali el-Husejn ibn Sina’️a (lat. Avicena, 980-1037), i cili eshte cituar nga shumica e skolastikeve te hershem te permendur. Ibn Sina ka permbledhur shkencen e mjekesise te kohes se tij ne nje veper enciklopedike, te cilen e ka quajtur Kanun fi el-tibb (Ligji i mjekesise). Ky liber eshte perkthyer disa here ne gjuhen latine dhe ka ndikuar ne shume gjenerata te studenteve te mjekesise ne Evrope. Ibn Sina’️a ka shkruar gjithashtu vepra me titull Kitabul shifa (Libri i sherimeve), El Advija el-kalbijja (Ilacet e zemres) dhe Kitabul-Kulanxh (Libri i dhembjeve ne zorre). Keto jane vetem disa nga veprat e shumta qe mbajne emrin e Ibn Sines si autor. Ai ka qene dy here minister i Hamadanit, ndersa kater muaj ka qene i burgosur per shkak te bindjeve te tij politike. Doktori Kruger, M.D. ka thene per Ibn Sinen: “Pervoja e tij mjekesore ne pikepamje transhendentale eshte me e madhe se ajo e Galenit...(ai) demonstron nje mendje si te Getes dhe ka pasur nje gjenialitet sikur te Leonardo da Vincit”. (C.Kruger, M.D. Springfild, III. Charles C. Thomas, 1963)

3. Mjekesia tradicionale

Mjekesia tradicionale islame ekziston ne shkalle te ndryshme te sofistikimit. Skolastiket islame e kane perkufizuar mjekesine (tibb) si “art qe merret me mbrojtjen e shendetit te mire, kundervenien ndaj semundjes dhe kthimin e shendetit te personit te semure”.
Format origjinale te mjekesise tradicionale jane themeluar mbi baze te permbledhjeve te teksteve, te zakoneve, menyrave dhe hulumtimeve. Mjekesia tradicionale eshte sherbyer me teorine e kater sekrecioneve te trupit, gjegjesisht me vrerin e zi, gjakun, vrerin e verdhe dhe kelbazen. Keto sekrecione te trupit apo fluide gjaku korrespondojne me kater elementet: toka, zjarri, uji dhe ajri. Emocionet dhe temperamenti jane percaktuar me ekuilibrin ndermjet sekrecioneve te trupit, qe, per shkak te raporteve te tyre, kane rezultuar ne veti, sic jane: melankolia, gjalleria, apatia (indiferenca) dhe shqetesimi apo agresiviteti. Ne teorine fiziologjike te sekrecioneve te trupit melankolia eshte shkak i vrerit te zi te tepert.
Keto kater sekrecione te trupit jane te perziera gjithashtu me atributet primare te thatesise, nxehtesise, ftohtesise dhe lageshtise. Ekuilibri dhe raporti ndermjet ketyre sekrecioneve te trupit percakton raportin e shendetit dhe semundjes. Ne mjekesine unane, qe eshte dege e mjekesise tradicionale islame, terapia per shembull perdor ilac te kundert: semundja “e nxehte” eshte sheruar me ilac te thate etj. Ne kete shkolle mjekesore jane pranuar veprat e Galenit dhe te Ibn Sines deri ne hollesi, por praktikantet (hakim) i kane modifikuar disa nga ato, ndersa novacione vazhdojne te behen ne fushen e farmakologjise. Ne Indi, praktikantet unane ia kane shtuar ofertave te veta terapeutike komeopatine per shkak se ajo e ve theksin vecanerisht mbi pjeset e bimeve.
Por, mjekesia moderne supozon se ilaci shkakton pasoja te njejta ne trupin e njeriut, apo perafersisht te njejta, ndersa mjekesia tradicionale islame sheron secilin pacient ne perputhje me perzierjen autentike te sekrecioneve te veta te trupit, por qe nuk mund te gjenden ne mase plotesisht te njejte te dy persona.
Ne fund, mjekesia tradicionale islame eshte koncentruar po ashtu edhe ne anatomi dhe psikologji. Ne mesin e shkrimeve, te cilat datojne qe nga shekulli IX, hasim ne vepren El-Muhtesar fi ‘ilm-i tashrih (Doracak i shkurter i anatomise), te cilin e ka shkruar Abdul-Mexhid et-Bejdavi, dhe teksti i njohur pesembedhjeteshekullor Tashrik el-Mensuri (Anatomia e Mensurit), autor i te cilit eshte Mensur Muhammed ibni Fakih Iljas. Pjesa kryesore e anatomise se Galenit ka ardhur nepermjet vepres se Ibn el-Nafisit dhe zbulimit nga ai te qarkullimit te vogel te gjakut.


Mjekesia e Pejgamberit

Mjekesia e Pejgamberit, e njohur gjithashtu si Tibbu nebevi, eshte themeluar mbi baze te Shpalljes kuranore dhe udhezimeve te te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s. Shpjegimi i haditheve nga skolastiket e ligjeve, sic thuhet edhe ne kete liber, e ka pervetesuar stilin e suksesshem dhe te perpunuar. Ne realitet disa ligjvenes, filozofe, juriste, teologe dhe historiane islame, nder te tjera, kane nxjerre penat e veta dhe i kane shpjeguar gjeresisht udhezimet e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., dhe kane qene mjaft te suksesshem ne integrimin e mjekesise islame me materia medica, te cilen e kane gjetur ne sistemet mjekesore te meparshme. Leksikoni i njohur i bibliografit otoman Haxhi Halife, me titull Kashf el-zunnun (Largimi i dyshimeve), te cilin e ka hartuar ne vitin 1658, eshte nje shembull i mire i ketij lloji.
Ne mesin e skolastikeve te njohur, qe jane permendur ne leksikonin e tij, ketu eshte me rendesi te permendim edhe bibliografin e sufizmit te hershem Ebu-Naim el-Asfahanin, Ebu-Abdullah el-Zehebin, enciklopedistin Xhelaluddin el-Sujuti dhe shume te tjere, te cilet kane shkruar vepra mbi mjekesine e Pejgamberit me titull Tibbu nebevi, ose se paku i kane stolisur veprat e veta me studime te ketilla.

5. Perfundim

Ne perfundim, sikurse lexuesit qe i behet thirrje per te notuar neper kete det te diturise, per ta zbuluar te miren, mencurine analitike dhe shpjegimin e sakte te haditheve, njesoj sikurse imam Ibn Kajjimi , r.a., ne shek. XIV, keshtu edhe une e shfrytezoj kete rast t’️i falenderohem All-llahut te gjithefuqishem, i cili ia lejoi ketij robi per ta njohur shkelqimin e shenjave (arab. Ajet) te tij te madherishem dhe per nje moment te mendoj mbi bukurine e veprave te Tij madheshtore.
Qofte lavderuar All-llahu, i cili dergon bekimet e veta te pakufishme per me te mirin dhe me te persosurin e krijesave te veta, Muhammedin , s.a.v.s., i cili ka poseduar temperamentet me te ekuilibruara fizike dhe psikologjike. Familja e tij, shoket, femijet dhe pasuesit e tij qofshin te bekuar gjithmone.
A m i n

H Y R J E

Themi, kurse All-llahu eshte ndihmes i cili dhuron pasuri dhe kontrollon veprimet, se ekzistojne dy lloj semundjesh qe jane shpjeguar ne Kur'an:
1) semundjet e zemres dhe
2) semundjet e trupit.
Sa i perket semundjeve te zemres, ato jane dy llojesh: E para eshte semundja e dyshimit dhe dilemes, ndersa e dyta eshte semundja e lakmise, terheqjes (e joshjes, epshore...). Qe te dyjat permenden ne Kur'an. Per kete All-llahu i gjithefuqishem thote:
“Ne zemrat e tyre kane semundje, e All-llahu u shton semundje edhe me shume”. (El Bekare, 10)
Gjithashtu ka thene:
“Dhe ata qe zemrat i kane te semura dhe jobesimtaret te thane:’️Çka dashti All-llahu me kete shembull?’️”. (El Muddeththir, 31)
Ai, me i madherishmi, lidhur me ata qe refuzojne te pranojne kriteret e Kur'anit dhe synnetin e Pejgamberit, thote:
E kur thirren qe ndermjet tyre te gjykoje All-llahu dhe i derguari i Tij, nje grup prej tyre nuk i pergjigjen asaj; po nese eshte qe e drejta u takon atyre (ne ate gjykim) ata i shkojne atij te bindur e me respekt. A thua jane te semure ne zemrat e tyre apo mos dyshojne (ne te derguarin) ose frikesohen se All-llahu dhe i derguari i Tij do te gjykojne padrejt kunder tyre? Por jo, ata jane zullumqare”. (En Nure, 48-50)
Kjo eshte semundja e dyshimit apo e dilemes.
Sa i perket semundjes se lakmise, joshjes dhe mendjelehtesise (shfrenimit), All-llahu i gjithefuqishem dhe me i madherishmi, duke ua terhequr verejtjen besimtareve, porosit grate e Pejgamberit te tij, te cilat sherbenin dhe udheheqnin perkujdesjen per nevojat ne rritje te numrit gjithnje e me te madh te njerezve te cilet e vizitonin Pejgamberin dhe e lutnin per t’️u dhene keshilla, dhe thote:
“O grate e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnje grua tjeter, nese keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni ne te folur e te lakmoje ai qe ka semundje ne zemren e tij, por thuani fjale te matura!” (El Ahzabe, 32)
Semundja e lakmise, e cila permendet ketu, eshte semundja e prostitucionit, ndersa All-llahu e di me se miri!
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njohja me mjekesine islame Empty Re: Njohja me mjekesine islame

Mesazh nga Amar Thu Mar 18, 2010 4:58 pm

Allahu ju rujt vella Selam Alejkum
Amar
Amar
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 11
Points : 17
Reputation : 6
Data e Anëtarësimit : 08/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi