Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mënyra e faljes së namazit të xhenazes

Shko poshtë

Mënyra e faljes së namazit të xhenazes Empty Mënyra e faljes së namazit të xhenazes

Mesazh nga Ebu Amar Sat Feb 20, 2010 6:43 pm

Mënyra e faljes së namazit të xhenazes

I falet namazi i xhenazes muslimanit, i madh qoftë apo i vogël, mashkull apo femër.

I falet namazi fëmijës i cili ka dështuar nga nëna shtatzënë, n.q.s i ka mbushur 4 muaj.

Nuk i falet namazi fetusit i cili ka dështuar pa mbushur akoma 4 muaj, pasi atij akoma nuk i është futur shpirti. Nuk lahet e nuk qefinoset, por futet në tokë në çdo vend.

Gjatë faljes së namazit të xhenazes imami (prijësi) qëndron në drejtim të kokës së burrit, e në mes të xhenazes kur ajo është femër, ndërsa njerëzit e tjerë falen pas tij.

Namazi i xhenazes ka katër tekbire

1. Pas tekbirit të parë lexohet surja El Fatiha.

2. Pas tekbirit të dytë bëhen salavate mbi profetin (sal-All-llahu alejhi we sel-lem). “Allahume sali ala Muhamedin ue ala ali Muhamed, kema salejte ala Ibrahijm ue ala ali Ibrahijm ineke hamidun mexhid.”

“O Zot, ki mëshirë ndaj Muhamedit dhe familjes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhërishëm.”

“Allahume barik ala Muhamedin ue ala ali Muhamed, kema barekte ala Ibrahijme ue ala ali Ibrahijm ineke hamidun Mexhid.”

“O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhërishëm.”

3. Pas tekbirit të tretë lutesh për të vdekurin, si dhe thua duanë e transmetuar:

“Allahume gfir li hajjina ue mejjitina, ue shahidina ue gaibina, ue sagirina ue kebirina, ue dhekerina ue unthaana. Allahumme men ahjejtehu minna feahjihi alel Islam,ue men teuefejtehu minna feteuefehu alel Ijman. Allahumme la tahrimna exhrehu ue la tudil-lena ba`dehu.

“O Zot fali të gjallët (nga ne) dhe të vdekurit, të pranishmit dhe ata në mungesë, të vegjlit dhe të mëdhenjtë, meshkujt dhe femrat. O Zot atij ndër ne që i dhurove jetë, udhëzoje të jetojë në Islam, kurse atë që ia merr jetën, merrja duke qenë me Iman. O Zot, mos na ndalo prej shpërblimit të tij dhe mos na bëj të humbur pas tij.”
Transmeton: Ibën Maxheh dhe Ahmedi

“Allahumme gfir lehu uer-hamhu ue afihi ue`fu anhu, ue Ekrim nuzulehu, ue uesi` mud-halehu, uegsilhu bil-mai ue thelxhi uel-bered, ue nekkihi minel khatajje kema nekkajte eth-theubul ebjad mine-denes, uebdilhu daren hajren min darihi,ue ehlen hajren min ehlihi, ue zeuxhen hajren min zeuxhihi, ue ed-khilhul-Xhennete, ue`idhhu min adhabil-kabr ue adhabin-nar.

"O Zot falja mëkatet dhe mëshiroje, shpëtoje dhe ki ndjesë ndaj tij, bëja vendin e mire dhe zgjeroja vendin ku do të hyjë. Pastroje atë me ujë, borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga njollat. Zëvendësoja shtëpinë me një më të mirë, familjen me një familje më të mirë, bashkëshortin (bashkëshorten) me një më të mirë. Fute në xhenet dhe mbroje nga dënimi i varrit dhe dënimi zjarrit."
Transmeton Muslimi

Nëse i vdekuri është fëmijë thuhet kjo dua:

“Allahumme xhealhu lena feraten, ue selefen ue exhren.”

“O Zot jepi këtij përparësi nga ne dhe jepi shpërblim.”

“Allahumme e`idhhu min adhabil kabr.”

“O Zot mbroje nga dënimi i varrit.

4. Pas tekbirit të katërt thuhet:

“Rabbena atina fi dunja hasanaten ue fil ahireti hasaneh ue kina adhaben nar.

“O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në tjetrën dhe ne ruaj nga dënimi i zjarrit.”

Pas thënies së duasë jepet selam vetëm nga e djathta, ose nga të dy krahët.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi