Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E mira dhe e keqja

Shko poshtë

E mira dhe e keqja Empty E mira dhe e keqja

Mesazh nga Ebu Amar Sat Mar 06, 2010 11:51 pm

E mira dhe e keqja

Në bazë të sqarimit që jepet në fjalor, e mira dhe e keqja kanë disa kuptime të ndryshme. Megjithatë, në këtë seksion ne do të bëjmë fjalë për të mirën dhe për të keqen në aspektin e tyre moral, etik dhe fetar dhe do të shpjegohen në formë të mbiemrit dhe emrit. E mirë (si mbiemër) do të thotë diçka moralisht e shkëlqyeshme, që ka cilësi të përpikta, që është e ndershme, e pastër, meritore etj. Ndërkaq, mirësi (si emër) do të thotë shkëlqyeshmëri morale, veçanëri e të qenët mirë, ndershmëri, besim, ngritje, korrektësi, mirësjellje, njerëzi, bujari, drejtësi etj. E keqe (si mbiemër) do të thotë diçka moralisht e prishur, me mëkate, e gabuar, e pamoralshme, e ashpër, e ligë, e dëmshme, lënduese, e neveritshme etj. E keqja në formë të emrit paraqet ligësi, poshtërsi, çoroditje, amoralitet, padrejtësi, dëm, urrejtje, djallëzi, turp, keqdashje e kështu me radhë.
Në këndvështrimin fetaro-moral, e mira dhe e keqja janë veti bazike dhe nuk mund të definohen në mënyrë precize. Ndonëse koncepti themelor i së mirës dhe i së keqes mbetet konstant, kriteri i tyre varion prej kohës në kohë, prej vendit në vend dhe prej shoqërisë në shoqëri.
Siç mund të vërejmë nga rreshtat paraprake, këto dy nocione nuk janë definuar saktë nga Islami, por janë të lëna që të sqarohen duke përdorur shumëkuptimësi, faktikisht, me anë të sinonimeve. Pra, as Kur'ani e as Hadithi nuk japin definicion ekzakt për këto dy terme. Megjithatë, edhe Kur'ani, edhe Hadithi kanë hedhur mjaft dritë rreth këtyre dy vlerave, meqë, analizuar nga këndvështrimi islam, ato konsiderohen si vlerat rrënjësore të shoqërisë. Veç kësaj, ai (Islami), i urdhëron ndjekësit e tij që të bëjnë vepra të mira dhe të abstenojnë nga të këqijat. Megjithëse në Kur'an dhe Hadith, pra, nuk janë dhënë përkufizime të plota mbi të mirën dhe të keqen, prapëseprapë gjërave e veprimeve të mira, po edhe gjërave e veprimeve të këqija, në mënyrë të qartë, u është vënë qarku në to (Kur'an dhe Hadith). Mirëbërësve u janë premtuar shpërblime, përkundër të cilëve, keqbërësit kanë marrë kërcënim të rreptë në rast se veprojnë vepra prishëse.
Sipas Kur'anit Famëmadh, njeriu mund të ketë e të shprehë justifikime, megjithatë ai e di se kush është dhe çfarë është. Ky lloj dijenie, në fakt, njihet si ndërgjegje dhe e dimë se ajo është e pranishme në çdo shpirt njerëzor. Ndërgjegjja, domethënë, është një fener i ndezur në mendjen e njeriut dhe njëherit është udhërrëfyese e tij, përkatësisht, i tregon atij se çka është e drejtë e çka nuk është e drejtë dhe cila është mirë e cila e keqe. Nëse ky fener fiket për një periudhë bukur të gjatë dhe nëse prolongohet rregullimi i tij, pastaj si rregullator i njeriut do të jenë zërat e mendimet e të tjerëve të cilat do t'i shërbejnë këtij (që i është fikur feneri) për ta dalluar të mirën nga e keqja. Në një fjalë të urtë është thënë: "Nëse të gjithë thonë se je i mirë - atëherë vërtet je i tillë, por edhe nëse të gjithë ata thonë se je i keq - atëherë, në këtë rast, do të konsiderohesh si i tillë.
Ndershmëria dhe mëkati, në mënyrë të qartë, janë shpjeguar nga Pejgamberi alejhi selam. Pra, kur i dërguari i All-llahut alejhi selam u pyet nga një sahab se çka është ndershmëria e çka është mëkati, ai ia dha përgjigjen vijuese: "Ndershmëria është karakteri mirë, ndërsa mëkati është ajo që tretet në zemrën tënde për të cilën dëshiron të jetë e paditur nga njerëzit tjerë".

Argumente nga Kurani

Në ajetet vijuese elaborohen gjërat, veprimet dhe punët e mira për të cilat do të fitohet shpërblim i pamasë për bërësit e tyre:
1) "Secili (popull) ka një anë të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për t'ju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send" (Kur'an, 2: 148).
2) "Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit" (Kur'an, 2: 177).
3) "Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çka do që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di" (Kur'an, 3: 92).
4) "Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit" (Kur'an, 3: 134).
5) "Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet" (Kur'an, 4: 36).
6) "S'ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh" (Kur'an, 4: 40).
7) "Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi" (Kur'an, 4: 85).
Cool "Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie" (Kur'an, 4: 124).
9) "...Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë" (Kur'an, 5: 2).
10) "...andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t'ju njoftojë me atë që kundërshtoheshit" (Kur'an, 5: 48).
11) "Thuaj: "Nuk është e njëjtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë All-llahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni" (Kur'an, 5: 100).
12) "Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë" (Kur'an, 6: 160).
13) "Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë" (Kur'an, 10: 26).
14) "Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat" (Kur'an, 11: 114).
15) "Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë" (Kur'an, 13: 22).
16) "All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim" (Kur'an, 16: 90).
17) "Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre" (Kur'an, 16: 97).
18) "E All-llahu u shton besimin atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të përjetshme janë shpërblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim më i mirë" (Kur'an, 19: 76).
19) "Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim, dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne i furnizuam, ata japin" (Kur'an, 28: 54).
20) "Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t'i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa ai që paraqitet me punë të këqija, do t'i jepet dënim vetëm aq sa e ka merituar" (Kur'an, 28: 84).
21) "Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar" (Kur'an, 34: 37).
22) "Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm" (Kur'an, 103: 1-3).
Në ajetet vijuese janë të elaboruara gjërat e këqija, për të cilat do të pasojë ndëshkim i rëndë në Zjarr nëse nuk njeriu nuk heq dorë nga to:
1) "Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë" (Kur'an, 2: 81).
2) "Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t'u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: "Të mjerët ne për atë që lëshuam" (nga punët e mira në Dunja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin" (Kur'an, 6: 31).
3) "E ata që bënë të këqija, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t'i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t'i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit" (Kur'an, 10: 27).
4) "E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur)" (Kur'an, 14: 42).
5) "Mandej përfundimi i atyre që bënë punë të këqija ishte më i keqi, për shkak se argumentet e All-llahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to" (Kur'an, 30: 10).
6) "Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë" (Kur'an, 40: 40).
7) "Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët" (Kur'an, 42: 40).
Cool "A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t'i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?" (Kur'an, 45: 21).
Ajetet vijuese janë këshillim dhe nxitje për besimtarët që të keqen ta kthejnë me të mirë, madje edhe ndaj atyre të cilët u kanë bërë dëm këtyre (besimtarëve):
1) "Ti të keqen kthe me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata" (Kur'an, 23: 96).
2) "Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim, dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne i furnizuam, ata japin" (Kur'an, 28: 54).
3) "Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë" (Kur'an, 41: 34-35.)

Argumente nga Sunneti

1. En-Nevas ibwn Samani (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se njëherë e kishte pyetur Pejgamberin alejhi selam se çfarë është ndershmëria dhe mëkati, ndërsa ai i ishte përgjigjur: "Ndershmëria është karakteri mirë, ndërsa mëkati është ajo që tretet në zemrën tënde për të cilën dëshiron të jetë e paditur nga njerëzit tjerë". [Transmeton Muslimi]
2. Hudhejfe (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Mos u bëni të marrë e të thoni: nëse njerëzit bëjnë mirë, edhe ne do të bëjmë mirë dhe nëse ata bëjnë keq, edhe ne do të bëjmë keq; por mësohuni të bëni mirë kur njerëzit bëjnë mirë dhe, përveç kësaj, mësohuni të bëni mirë kur ata gabojnë!". [Transmeton Tirmidhiu]
3. Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se fjalia vijuese ka qenë e shkruar në shpatën e Pejgamberit alejhi selam: "Fale atë që të bën dëm! Shoqërohu me atë që i ndërpret lidhjet me ty! Ktheja me të mirë atij që të bën keq dhe thuaje gjithmonë të vërtetën, madje edhe nëse është kundër ty!".
[Transmeton Ihja]
4. Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Janë shtatë grupe njerëzish të cilët Hija e All-llahut do t'i mbulojë në atë Ditë kur nuk do të ketë hije tjetër: udhëheqësi i drejtë; i riu që e adhuron All-llahun me bindje; njeriu, zemra e të cilit është e lidhur fort për xhaminë; dy njerëzit që duhen për hirë të All-llahut; njeriu që e kujton All-llahun dhe sytë e tij mbushen me lotë; njeriu i cili refuzon ofertën e ndonjë vajze të bukur e me pozitë për të bërë marrëdhënie të palejuara dhe njeriu i cili jep lëmoshë dhe e mban aq fshehtë saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë ka dhënë e djathta". [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
5. Xheriri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Ai që është i privuar nga butësia - është i privuar nga të gjitha!".
[Transmeton Muslimi]
6. Esma (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Kryelarti, fodulli, imponuesi, ai që ka vetëbesim të tepërt, ai që e harron Fuqinë e të Madhit, neglizhuesi i gjërave të rëndësishme, i pabinduri, ai që është i shpërqendruar ndaj fillimit e fundit, dyshuesi në fenë e All-llahut, lakmuesi, pasuesi i epshit dhe i përuluri ndaj gjërave të kësaj bote janë njerëz të pavlerë!".
[Transmeton Tirmidhiu dhe Bejhekiu]
7. Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Tri veti janë që çojnë në shpëtim dhe tri të tjera janë që çojnë në shkatërrim. Për të shpëtuar janë frika ndaj All-llahut të Lartësuar kur je në vetmi dhe kur je në prani të njerëzve, të folurit e vërtetës kur je në gjendje gëzimi dhe në gjendje hidhërimi dhe të përmbajturit në kamje dhe në skamje. Në anën tjetër, vetitë që ta hapin rrugën drejt shkatërrimit janë pasimi i vazhdueshëm i epshit, koprracia e skajshme dhe të qenët mendjemadh (kryelartë) - e cila është më e keqja prej të gjithave". [Transmeton Bejhekiu]
8. Ebu Dherri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon: "Një ditë vajta te i dërguari i All-llahut alejhi selam. Ai mbajti një ligjëratë shumë të gjatë. Pas kryerjes së saj, i thashë: Më këshillo, o i dërguari i All-llahut! Ai ma ktheu: "Të këshilloj të kesh frikë ndaj All-llahut meqë ajo (frika ndaj All-llahut) është stolia më e mirë për të gjitha punët tua!". Më pas, unë prapë i thashë: Më këshillo diçka më shumë, o i dërguari i All-llahut! "Lexoje Kur'anin më shpesh dhe mos e harro të Lartmadhërishmin, ngase në këtë mënyrë përmendesh nga engjëjt në qiell!". Më këshillo ende! - i thashë unë. "Hesht më shumë e fol më pak, ngase kjo është mënyrë e mirë për ta larguar shejtanin e mallkuar dhe, njashtu, është përforcues imani!" - ma ktheu ai. Përsëri i kërkova të më këshillojë e ai më tha: "Mos qesh pa masë, ngase e qeshura e tepërt e vdes zemrën dhe e zbeh shkëlqimin e fytyrës!". Edhe më tej i kërkova këshillë, e ai më tha: "Fole të vërtetën, madje edhe nëse të duket e hidhur!". Në herën e fundit që i kërkova këshillë, më tha: "Mos u frikëso ndaj thashethemeve të shpifësve dhe le të të shërbejë ajo që ti di për veten tënde si mbrojtje kundrejt përgojimeve të përgojuesve!". [Transmeton Bejhekiu]
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi