Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një lajm i mirë për ty

Shko poshtë

Një lajm i mirë për ty Empty Një lajm i mirë për ty

Mesazh nga Ebu Amar Sat Mar 06, 2010 11:52 pm

Një lajm i mirë për ty


Allahu i Madhëruar thotë: "O robtë e Mi, që e keni ngarkuar veten tuaj me shumë mëkate, mos e humbisni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet, Ai fal shumë, Ai është Mëshirëplotë!"Kurani-39:53.

Allahu i shndërron të gjitha të këqijat në të mira. Për këtë Ai thotë: "Vetëm në qoftë se pendohen e bëjnë vepra të mira, atëherë, Allahu ua shndërron të këqijat në të mira." Kurani-25:68-70.

Ç' mirësi dhe fitim i madh! O Zot i madh! Këtë mirësi e fitim mund ta lërë pas dore vetëm një i paditur e mospërfillës. Prandaj pendohu i dashur vëlla dhe e dashur motër, nëse dëshiron këtë fitim të madh. Dëgjo çfarë ka thënë Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) për të na nxitur në pendim:

"Allahu është më i Gëzuari për pendimin e robit të vet..." E përcjellin Buhariu dhe Muslimi.

Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) thotë, gjithashtu:

"Allahu i Madhëruar thotë: "O robi im! Sa kohë të më lutesh Mua e të shpresosh tek Unë, Unë i fal të gjitha mëkatet e tua. O robi im! Sikur të arrinin mëkatet e tua deri në kupë të qiellit e pastaj të më kërkoje të falur, do të të falja!" dhe Allahu i Madhëruar thotë: "O robtë e mi! Ju bëni mëkate natën dhe ditën dhe Unë jua falë të gjitha mëkatet, prandaj më kërkoni falje Mua, që t'ju fal ju." Dhe: "Padyshim, Allahu e shtrin Dorën e Tij natën që të pendohet mëkatari i ditës dhe e shtrin Dorën e Tij ditën që të pendohet mëkatari i natës, derisa dielli të lindë nga perëndimi ( deri në Ditën e Kiametit)."

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) pa një nënë e cila po kërkonte fëmijën e saj në moçal; kur e gjeti, nëna e shtrëngoi fëmijën në gji dhe i dha të pijë. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) tha:

"A mund ta hedhë kjo nënë fëmijën e saj në zjarrë?" "Jo" thanë shokët e Profetit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) Atëherë, Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) ua ktheu:

"Allahu është më i Mëshirshëm me robtë e Tij se sa kjo nënë me fëmijën e saj."


Allahu Ekber! Allahu është më i Madhi! E, pra, a mund të mos e kërkojmë pendesën pas kësaj mirësie? Pas kësaj bujarie a mund të vonohemi në pendesë?! O Zot! I Lartësuar je Ti! Sa i Mëshirshëm je! Sa i Butë e Bujar je!


Çfarë të ndalon ty të pendohesh e të ndjekësh rrugën e drejtë? Mbase thua familja, shoqëria , shokët! Kam frikë mos pendohem e më pas i kthehem përsëri mëkatit! Mëkatet e mia janë të shumta; e, si mund të më falen!

A mendon se ti do t'i thuash këto te Zoti yt Ditën kur ta takosh atë? Jo për Zotin! Familja, shoqëria, shokët janë pengesa të imagjinuara, që i shkatërron vetëm ai që i frikësohet Allahut.

O besimtar e besimtare! Jini krenar për fenë tuaj! Jini çiltërisht të vendosur për të mirën dhe ngulmoni në të, duke u mbështetur Allahut të Madhëruar. Pastaj, kujtoni mëshirën e Zotit tuaj dhe pafundësinë e Faljes së Tij.

Vëlla! Motër! Sikur të të vijë ty në këtë çast meleku i vdekjes, a je i kënaqur ta takosh Zotin tënd pa u penduar?

Vëlla! Motër! Mos i dredho vetes dhe gjykimit të saj, sepse, në qoftë se nuk i kërkon llogari sot, nesër vendosesh në varr e atëherë s'të bën dobi pendimi.

I dashur vëlla! E dashur motër! Vendos tani, para se të mbyllet dera, për rrugën që do të ndjekësh e që do të jetë rruga jote në këtë botë e në botën tjetër. Oh! Ç'lumturi do të ketë në atë botë! Zemra gëzohet e lumturohet, kur kthehet te Zoti e penduar, duke ndjekur varganin e besimtarëve të mirë.

Vëlla musliman! Motër muslimane! Në qoftë se ke vendosur të pendohesh e të kthehesh tek Allahu, dije se pendimi ka disa kushte që duhen plotësuar patjetër. Kushtet janë:

Të pendohesh dhe të të vijë keq për mëkatet e bëra.

Të largohesh nga mëkati.

Të vendosësh të mos kthehesh më tek mëkati e në qoftë se kthehesh, përsërite pendimin tek Allahu, por vendimi i dytë duhet të jetë i çiltër.

Të pendohesh para frymës së fundit (para vdekjes) dhe para lindjes së diellit nga perëndimi (para Kiametit).
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi