Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë gjëra të padobishme

Shko poshtë

Dhjetë gjëra të padobishme Empty Dhjetë gjëra të padobishme

Mesazh nga Peace to you Sun Mar 07, 2010 12:08 am

Dhjetë gjëra të padobishme

1. Dituria me të cilën nuk vepron sipas saj

2. Një vepër e cila nuk ka sinqeritet në të e as që është e bazuar në pasimin e shembujve e të devotshmëve të tjerë.

3. Parat të cilat grumbullohen; ku pronari as që kënaqet me ato gjatë jetës së tij e as që arrin ndonjë shpërblim me ato për botën e ardhshme

4. Një zemër e cila është e zbrazët prej dashurisë dhe mallëngjimit për Allahun, dhe nga të kërkuarit e afërsisë së Tij

5. Një trup i cili nuk i bindet dhe nuk i shërben Allahut

6. Ta duash Allahun pa ju përmbajtur urdhrave të Tij apo pa e kërkuar kënaqësinë e Tij

7. Koha e cila nuk shpenzohet për shlyerjen e mëkateve apo për të zënë një shans për të bërë mirë

8. Një mendje e cila mendon për gjëra të pavlefshme.

9. Të ju shërbesh atyre të cilët nuk të afrojnë tek Allahu; e as që të sjellin dobi në jetën tuaj.

10. Të shpresosh dhe t’ia kesh frikën atij i cili është nen autoritetin e Allahut dhe në dorën e Tij, derisa ai nuk mund ti sjell as dëm e as dobi vetes së tij; as vdekje; as jetë; e as që ka mundësi ta ringjall vetën e tij.



Sidoqoftë çështjet më të mëdha prej këtyre janë humbja e zemrës dhe humbja e kohës. Humbja e zemrës bëhet duke i dhënë përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër; dhe humbja e kohës bëhet duke pasur shpresa tejet të madhe. Shkatërrimi ndodhë duke e pasuar epshin tënd dhe duke pasur shpresë të madhe; derisa e gjithë e mira gjendet në pasimin e rrugës së drejtë dhe në përgatitjen tuaj për ta takuar Allahun.



Sa e çuditshme është se kur robi i Allahut e ka një problem (të kësaj bote); ai e kërkon ndihmën e Allahut; por kurrë nuk e lut Allahun që t’ia shëroj zemrën e tij para se të vdes në injorancë; në neglizhencë; në përmbushjen e epsheve të tija dhe në marrjen pjesë në bidate. Në të vërtet, kur zemra vdes; ai asnjëherë nuk do ta ndiej rendësin apo goditjen e mëkateve të tija.

Imam Ibn el Kajim el Xheuziju
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi