Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urtësi dhe porosi të Lukman Hakimit

Shko poshtë

Urtësi dhe porosi të Lukman Hakimit Empty Urtësi dhe porosi të Lukman Hakimit

Mesazh nga Muslim Sun Mar 07, 2010 12:46 am

Urtësi dhe porosi të Lukman Hakimit


Allahu i Madhëruar thotë:
"Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh Allahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, Allahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.
(përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"
Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.
E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.
O djali im, s'ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta sjellë atë, se Allahu është i butë dhe hollësisht i informuar.
O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.
Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.
Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit." (Lukman 12/19)

-Djali im, kalova pranë shumë Pejgamberëve dhe përfitova prej tyre tetë urtësi:

*Kur të jesh në namaz, ruaje zemrën tënde.
*Kur të jesh në tubime me njerëz, ruaje gjuhen tënde.
*Kur të jesh në shtëpitë e tyre, ruaje shikimin tënd.
*Kur të jesh në ushqim, ruaje stomakun tënd.

Dy gjëra mos i përmend kurrë:
Të keqen që ta bën dikush dhe të mirën që ia bën dikujt.
Dy gjëra mos i harro kurrë:
Allahun dhe shtëpinë e përhershme (ahiretin).

-Djali im, kam bartur gur dhe hekur, mirëpo nuk kam gjetur asgjë më të rëndë se borxhi. I shijova te gjitha mirësitë e nuk shijova asgjë më të mirë se shëndeti. I shijova te gjitha të hidhurat e nuk shijova asgjë më të hidhur se nevoja ime për njerëzit.

-Djali im, me të vërtetë prindërit janë derë prej dyerve të xhenetit, nëse ata janë të kënaqur me ty, vazhdo për në xhenet, e nëse janë të hidhëruar, të është bërë perde (pengesë) për në xhenet.

-Djali im, mos rri me njerëz të prishur dhe mos u shoqëro me ta. Frikësohu se po i godet dënim nga qielli e të përfshin edhe ty.

-Djali im, rri me njerëz të dijshëm dhe shoqërohu me ta, ndoshta zbret mbi ta mëshirë e të përfshin edhe ty.

-Djali im, shite dynjanë për ahiretin, do i fitosh të dyja, e mos shit ahiretin për dynjanë, se do i humbësh të dyja.

-Djali im, mësoje gjuhën tënde që vazhdimisht të thotë "O ALLAH MË FAL MUA!"sepse është një çast në të cilin Allahu nuk e refuzon duanë.

-Djali im, tek ti të ushqehen të devotshmit, ndërsa në të gjitha çështjet konsultohu me dijetarët.

-Djali im, mos u sill but me injorantin, që të mendojë se je i kënaqur me punën e tij, dhe kujdes nga neveritja e të mençurit, se do të kthehet ty (neveritja).

-Djali im, bëhu shërbëtor i të mirëve e mos u bëj i dashur i të këqijve.

-Djali im, ik (largohu) nga armiku dhe kujdes se me kë po shoqërohesh dhe mos iu qas asaj që nuk të intereson.

-Djali im, shkon në mësimet dhe tubime me dijetarët, se me të vërtetë Allahu i Madhëruar i ngjall zemrat me dritën e urtësisë sikurse e ngjall tokën me shi të furishëm.

-Djali im, shenjat e ziliqarit janë tri: e përgojon shokun në mosprani, kur dëshmon, bën lajka, gëzohet me fatkeqësinë e tjetrit.

-Djali im, bëhu i pasur, do të jesh besnik.

-Djali im, dynjaja (jeta në këtë botë) është kalimtare, prandaj kalo nëpër të e mos u mashtro pas saj (ndërtimit në të).

-Djali im, vërtet dynjanë e ke lënë mbrapa që kur ke ardhur në të, ndërsa ahiretin e ke para, prandaj shtëpinë së cilës çdo moment i afrohesh e ke më afër se shtëpinë që çdo moment i largohesh.

-Djali im, nëse dëshiron të zësh shok ndonjërin, së pari hidhëroje, nëse tregohet i drejtë në ato momente, shoqërohu me të, përndryshe largohu nga ai.

-Djali im, fjala e mirë dhe buzëqeshja jote janë më të dashura te njerëzit sesa ndihma materiale.

-Djali im, shokun vëre në atë pozitë sikur nuk ka nevojë fare për ty, ndërsa ti për atë çdoherë ke nevojë.

-Djali im, mos dëshiro që njerëzit të të lëvdojnë, as mos u jep shkas që të të fyejnë, ti çdoherë lodhu (përpiqu që t’i ndihmosh), ndërsa të tjerët të jenë nga ti të qetë.

-Djali im, kujdes çfarë del nga goja jote, sepse kush hesht, shpëton, prandaj duhet të flasësh vetëm atë që të bën dobi.

-Djali im, le të jetë nënshtrimi ndaj Allahut tregtia jote, do fitosh pa harxhuar mall fare.

-Djali im, ki frikë Allahun e mos u shtir si i devotshëm me qëllim që të të nderojnë njerëzit, kurse zemrën e ke të prishur.

-Djali im, largoju së keqes (sherrit), se me të vërtetë e keqja për të keqen është krijuar.

-Djali im, mos u bëj më i paaftë se gjeli, i cili këndon para mëngjesit, ndërsa ti je në gjumë.

-Djali im, kush i do debatet (polemikat), fyhet; kush hyn në vende të këqija, akuzohet, e kush shoqërohet me njerëz të këqij, nuk shpëton dhe kush nuk e ruan gjuhën e tij, pendohet.

-Djali im, mos e humb pasurinë tënde e ta rregullosh pasurinë e huaj, se vërtet pasuria jote është ajo që e ke dhënë, ndërsa pasuria që ke lënë është e huaja.

-Djali im, nuk ka asgjë më të mirë sesa gjuha dhe zemra nëse pendohen dhe nuk ka asgjë më të keqe sesa gjuha dhe zemra nëse prishen.

Muslim
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 6
Points : 17
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 20/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi