Në dy aksidente në Malishevë, një i vdekur dhe 3 të lënduar rëndë
Faqja 1 e 1

Malishevë, 7 mars – Në dy aksidente të ndara komunikacioni që kanë ndodhur afërsisht në të njëjtën kohë në rajonin e Malishevës, të shtunën mbrëma, ka vdekur një person dhe janë lënduar rëndë 3 të tjerë, njoftojnë burime policore dhe ato nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare(QKMF) në Malishevë.
Në një aksident që ka ndodhur në fshatin Mirushë, përballë Mullirit "Vetoni 2", rreth orës 19:20, sipas njoftimeve të Zyrës Rajonale për Informim të Policisë së Kosovës, ngasësi i veturës Gollf 2, Shpend R Krasniqi(1981)nga Drenoci i Malishevës pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkak të rrugës së mbuluar me akull, ka goditur një kamionetë dhe me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda.
Nga lëndimet, bëhet e ditur se ai ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërkohë që lëndime të rënda kanë pësuar edhe Sokol B. Krasniqi(1976) dhe Sahit B.
Krasniqi(1975), vëllezër nga Damaneku i Malishevës, të cilët gjendeshin në kamionetë.
Shpëtim Paçarizi, infermier në QKMF-në e Malishevës, ka njoftuar të dielen se Shpend Krasniqi kishte arritur në këtë institucion shëndetësor rreth orës 19:45 pa shenja jete ndërkaq dy të lënduarëve të tjerë pasi u ishte dhënë ndihma e parë ishin dërguar për ndihmë të mëtejme në QKUK-Prishtinë.
Kufoma e të ndjerit Krasniqi është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Afërsisht në të njëjtën kohë të shtunën mbrëma një aksident tjetër ka ndodhur në fshatin Drenoc, ku pasi me veturën e tij ka dalë nga rruga, lëndime serioze ka marrë Lulzim I.
Krasniqi(1966) nga ky fshat, i cili, poashtu, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF-në e Malishevës, është dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë.

Similar topics
» Komitët rëndë plagosin një fëmijë në sheshin e Shkupit
» 15 Ushtarë Gjerman te vrarë dhe të lënduar, 3 tanke të shkatëruara në Kunduz
» Bora shkaktoi mijëra aksidente në Gjermani
» Bora rrit numrin e të lënduarve në aksidente
» Kazakistan, 25 të vdekur nga përmbytjet

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi