Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anton Kçira prifti që preferon rrjepje

Shko poshtë

Anton Kçira prifti që preferon rrjepje Empty Anton Kçira prifti që preferon rrjepje

Mesazh nga Ebu Amar Mon Mar 08, 2010 12:32 am

Anton Kçira prifti që preferon rrjepje

Edhe në Kosovë me i pas rrjepë 1 milion e 900 mijë qenë, kurrgjë nuk ishte bërë më keq

Mëkati:
Don Anton Kçira duket i zhveshur nga ndjenjat njerëzore që një predikues fetar duhet të ketë, bazuar në një xhirim të bërë në vitin 2007 në Detroit të SHBA-ve.

Fjalimi i Don Antonit, i mbajtur në maj të atij viti, është bërë objekt debati në Kosovë dhe në forume të ndryshme në internet.

“Ne s’kemi merituar lirinë nga Beogradi. Është dashur të na rrjepë ashtu siç i ka rrjepur Milosevici në Srebrenicë 260 mijë qenë. Edhe në Kosovë me i pas rrjepë 1 milion e 900 mijë qenë, kurrgjë nuk ishte bërë më keq”, thotë Don Antoni në këtë xhirim.

Kjo është vetëm një fjali e tij e thënë më 13 maj 2007, vetëm disa ditë pasi autoritetet amerikane kishin arrestuar tre vëllezërit Duka, shqiptarë nga Maqedonia, nën akuzën për përgatitje të sulmeve terroriste në bazën e ushtrisë amerikane në Ford Dix të New-Jerssyt.
Don Antoni, i cili shërben në Kishën e St. Paul’s në Detroit, fjalimin e ka mbajtur në një mbledhje të organizuar nga Shoqata Intelektuale e Shqiptarëve në Amerikë.

Reagimi i Ipeshkvisë së Kosovës:

-Nëpërmes një deklarate për shtyp, Ipeshkvia e Kosovës, thekson se Don Anton Kqira, edhe pse me prejardhje nga Kosova, tash 20 vjet nuk është më nën jurisdiksionin e Ipeshkvisë së Kosovës, dhe si i tillë përgjigjet vetëm para autoriteteve kishtare në Detroit, ku edhe vepron.
“Ne e dimë që autoritetet e shumta, kishtare politike dhe kulturore, nga të gjitha trojet shqiptare e kanë njohur si kontribues të madh dhe mbështetës të fortë të çështjes sonë kombëtare, në SHBA.
Kontributi i tij ishte i madh, sidomos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Këtë gjë e dinë dhe mund ta dëshmojnë të gjithë ata që e njohin ose kanë pasur mundësi ta takojnë në aktivitetet e ndryshme që janë organizuar në Amerikë.
Te ky njeri të gjithë kanë gjetur mikpritje, mirëkuptim, përkrahje dhe bashkëpunim vëllazëror.
Këto rrethana na bëjnë të shqetësohemi shumë dhe na befasojnë fjalët e tija, gjë që në asnjë mënyrë nuk e paraqet jetën dhe qëndrimet e tija të mëparshme në çështjen kombëtare dhe ndërfetare tek ne shqiptarët.
Si duket shprehjet e vrazhda ishin një çështje mllefi, zemërimi dhe hidhërimi, e mos të themi edhe dëshpërimi, për rrethanat në të cilat ai gjendej në momentin e këtij fjalimi."

Themi: Nuk ka nevojë për komentim dhe befasi. Për këtë çështje Kurani famëmadh flet qartë: "Gjithçka që jobesimtarët shpenzojnë në jetën e kësaj bote, i përngjan erës së akullt, e cila godet të lashtat e ndonjë populli që i ka bërë dëm vetes dhe ua zhduk të lashtat.
Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes.O besimtarë!
Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm.
Ata dëshirojnë që të vuani.
Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni." (Ali Imran 117-118)
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi