Dënimi në varr
4 posters
Faqja 1 e 1
Dënimi në varr
Dënimi në varr
Ebu Umamete tregon se në një ditë shumë të nxehtë, Pejgamberi a.s. kishte kaluar pranë varrezave në Bakij. Ai thotë se njerëz po ecnin pas tij, dhe ai, me të dëgjuar trokitjen e nallaneve të tyre, u ndal gjersa ata të dilnin para tij.Veproi kësodore që në veten e tij të mos kishte ndonjë dozë mendjemadhësie.
Me të kaluar pranë varrezave Bekij el Garkad, ai vuri re dy varre, ku ishin varrosur dy burra. Pejgamberi a.s. u ndal duke pyetur:” Ke e keni varrosur këtu sot”? I thanë:''Filanin dhe filanin''. Pastaj i thanë ''O i dërguar i Allahut, për se është fjala''?(Pejgamberi a.s. u përgjigj).
''Njëri prej tyre nuk ruhej nga urina, ndërsa tjetri bante fjalë” (për keqbërje). Pastaj mori një degë të njomë dhe
e çau përgjysmë duke e ngulur në varr. Të pranishmit i thanë: “O i Dërguar i Allahut, pse e bëre këtë”? Ai tha:
“Që tua lehtësojnë”. I thanë: “O i dërguar i Allahut, deri kur do të dënohen këta të dy”? Pejgamberi a.s. u tha:
“Kjo është fshehtësi që s’e di kush përveç Allahut, dhe,ne po të mos copëtoheshin zemrat tuaja dhe (po të mos
shtohej) interesimi juaj për të mësuar edhe më tepër, do të dëgjonit atë që po dëgjoj unë”. (Imam Ahmedi, hadithi nr. 21261) Hadithin e shënojnë edhe Buhariu e Muslimi, por ne kemi zgjedhur versionin e imam Ahmedit, ngase është më i gjerë dhe ka përmbledhur detaje të rëndësishme, që nuk janë cekur nga transmetuesit e tjerë.
Tregimi shtjellon dy tema kryesore:
1. Kujdesin që duhet të kemi gjatë urinimit.
2. Ndalimin e bajtjes së fjalëve me qëllim keqbërjeje.
Një hadith me rëndësi të veçantë
Ky hadith paraqet një element të përbashkët në literaturën islame. Këtë mund ta gjejmë në librat e hadithit, fikhut, tefsirit, etikës dhe të dhënies së këshillave të tjera.Tematika e tij përfshin një fushë të gjerë normash dhe dispozitash, që mund të rezultojnë nga studimi. Secili e studion nga aspekti i fushës së vet, prandaj që të gjithë e konsiderojnë, me të drejtë, si të veçantë dhe marrin hisen e tij. Sidoqoftë, nuk ka dyshim se është i frytshëm dhe paraqet tema të një rëndësie të veçantë, ngase kemi të bëjmë me mësime praktike që prekin përditshmërinë tonë. Tërheqja e vërejtjes në hadith është shumë serioze, sepse kemi të bëjmë me dy veprime që paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe, në peshën e mëkatëve, rangohen nga më të mëdhatë.
Dy rastet rastet kanë të bëjnë me pastërtinë, me atë objektive dhe subjektive, materiale e morale dhe me dëmin e të dyjave, që është shumë i madh. Veprimet e tilla mund të jenë pjesë e mësimeve në lëmin e pastërtisë, të edukatës, raporteve shoqërore e të tjera.
Shkoqitje e tekstit
Nga një krahasim i transmetimeve të tilla, gjejmë se kemi versione të ndryshme, nga të cilat vërejmë se disa transmetime në tekst dallojnë nga njëri tek tjetri.
Duhet ta themi se nuk është fjala për transmetime kontradiktore. Jo assesi. Tekstet e tilla paraqesin një pasurim në ndriçimin e kuptimit të përgjithshëm të hadithit dhe pasurojnë domethënien e tij. Krahasimet e tilla zakonisht janë shumë të nevojshme, ngase nxjerrin në pah domethënien shumëdimensionale të asaj që Pejgamberi a.s. kishte për qëllim.
Një përfitim të tillë e kemi kur hulumtojmë pas përcaktimit të vendit, ku Pejgamberi a.s. ka kaluar pranë dy varrave. Versionet e tjera të të njëjtit hadith na zbulojnë se kjo kishte ndodhur në Medinë. Madje bëhet e qartë se Pejgamberi a.s. i kishte pyetur të pranishmit se kë kishin varrosur në ato dy varre dhe ata i ishin përgjigjur me emrat e tyre. Është interesant se në transmetime nuk janë bërë të qartë emrat dhe çështja është përgjithësuar
duke i paraqitur në mënyrë diskrete.
Ky veprim është bërë qëllimisht, sepse kreu i çështjes kishte të bënte me denoncimin e veprimit dhe paraqitjen e ndëshkimit të madh, me të cilin të vdekurit ballafaqohen në varr, dhe kjo është esenca, kurse, në anën tjetër, nuk do të kishte ndonjë efekt produktiv nëse do të njihej identiteti i tyre. Në anën tjetër, kemi të bëjmë me një parim moral islam, që shkon në interes të individit e shoqërisë, dhe ruajtjen e interesit të përgjithshëm duke mos publikuar personalitetin e individit i cili, nëse nuk e kërkon nevoja, nuk duhet të bëhet i njohur. Synimi ynë esencial është të urrejmë veprimin e keq dhe jo të bëjmë publike gabimet e të tjerëve. Çfarë interesi do të kishte nga publikimi i emrave të tyre? Nëse do të ishte interesant për kohanikët e tyre, çfarë domethënieje do të kishte për ne?! Vëmendja duhet të përqendrohet në veprimin e shëmtuar e jo në individin, dhe kjo është e rëndësishme për të gjitha gjenerata deri në Ditën e Gjykimit. Edhe shprehja që tërheq vëmendjen për “kujdesin gjatë urinimit” ka disa forma shprehëse, që gjithsesi sqarojnë qëllimin. Në to thuhet: Kujdeset, mbrohet, ruhet, që të gjitha në funksion të trajtimit serioz të gjithë kësaj situate.
Kujdesi për mësimet nga hadithi
Çështja e urinimit implikon shumë segmente të tjera të temës që ne po trajtojmë, ngase, si rrjedhojë e papastërtisë, zhvleftësohet namazi që falim, por shtjellimi edukativ i paraprin vetëdijes së përgjithshme mbi njohjen e çështjes, e cila rezulton me trajtimin e duhur të çështjeve të cekura në hadith dhe kujdesin relevant. Nëse dikush i nënvleftëson veprimet e tilla, duke menduar se nuk janë aq serioze dhe ndoshta u duken si të tepërta, duhet ta bëjmë të qartë se Islami në tërësi mbulon jetën e besimtarit dhe se Pejgamberi a.s. në gjithë atë që thotë, është i mbuluar me Shpallje nga Allahu. Pastaj, tregimi mbi gjendjen e dy të vdekurve është një tregues shtesë se për këtë e ka njoftuar Allahu xh.sh. nëpërmes vajit, ngase është e qartë se Pejgamberi a.s. nuk e di të fshehtën. Për të gjithë ata që njohin mësimet islame, është e qartë se ne na është mësuar edhe mënyra e hyrjes në WC pastaj, veprimet e tjera që lidhen me këtë veprim, duke përcaktuar edhe kahun e drejtimit për të qëndruar galiç. Gjithsesi, edhe kjo është pjesë e Islamit, që ne duhet ta zbatojmë në praktikë.
Shkalla e praktikimit të Islamit nuk matet vetëm me zbatimin e shtyllave të tij, edhe me korrektësinë ndaj
tërësisë së tij, deri edhe në pjesët më të imëta. Islami është trungu me shumë degë, dhe imani ka shkallëzim në vlerat referente në mes të asaj që njihet si shkalla më e lartë, dëshmia islame, dhe shkallës më të ulët, që shprehet edhe me largimin e ndonjë pengese nga rruga. Veprimet tona marrin emër besimi në çfarëdo shkalle qofshin ato. Prandaj, a thua ruajtja gjatë urinimit, nuk është pjesë e besimit, dhe, e kundërta, injorimi i çështjes, ashtu siç është paraqitur, a nuk është tregues i defektit në perceptimin e drejtë të besimit? Dukurit e tilla nuk duhet të maten me karakterin personal, por me shkallën e gatishmërisë për përgjegjësinë ndaj Islamit dhe islamizimit të jetës.
Dënimi i menjëhershëm
Vdekja paraqet daljen nga kjo botë dhe fillimin e një jete tjetër, ndërsa varri banesën e parë në nisjen drejt rrugës së përjetshme të Ahiretit. E gjithë bota tjetër dhe ndodhitë e saj paraqesin kulmin e besimit që, përmbledhtazi, shprehin shumë fshehtësi, të cilat për ne reflektojnë besimin e sinqertë dhe matin përkushtimin e besimtarit. Për tërë ato që bëjmë, shpresojmë mirëqenien dhe shpërblimin në Ahiret.
Ndëshkimi apo shpërblimi në varr, janë vërtetuar me ajete të Kur’anit dhe me hadithe të Pejgamberit a.s.. Aty njeriu do të ballafaqohet me veprat e veta, çfarëdo qofshin ato, të mira a të këqija. Situata të tilla mund të njihen vetëm nëpërmes argumenteve fetare, ngase nuk ka ndonjë rrugë tjetër komunikimi si do të informoheshim për ndëshkimin apo shpërblimin. Janë raste të rralla kur argumentet fetare kanë bërë të qartë se për ndonjë veprim të caktuar, njeriu do të ndëshkohet në varr. Një rast i tillë është në hadithin në fjalë, ku Pejgamberi a.s. na njofton se për ata që bien në një mëkat të tillë, do të filloj gjykimi për të keqen e bërë që në varr, menjëherë, që nga momentet e para.
Këtë vlerësim e mbështetë versioni i hadithit në fjalë, që e transmeton imam Ahmedi në Musnedin e tij.
Aty gjejmë se Pejgamberi a.s. kishte pyetur shokët e tij se kë kishin varrosur në ato dy varre, që do të thotë se tërë tregimi ka të bëjë me një zhvillim shumë të shpejtë dhe ishte ngjarje dite. Ky fakt duhet të tërheqë vëmendjen në mënyrë të veçantë.
Veprime që nënçmohen!
Në hadithin që shënojnë Buhariu dhe Muslimi, gjejmë se Pejgamberi a.s. ka thënë:” Këta të dy po dënohen dhe
jo për ndonjë çështje të madhe. Po, gjithsesi, (ajo është e madhe)...” Në lidhje me komentin dijetarët kan shfaqur disa mendime:
1. Në vlerësimin e njerëzve kjo nuk llogaritet si e madhe dhe nënvleftësohet duke mos i kushtuar kujdesin e duhur, por gjithsesi, tek Allahu është veprim i keq dhe paraqet dënim shumë të madh.
2. Nuk ka qenë veprim shumë i vështirë, sa të mos mund të ruheshin prej tij, dhe ata lehtë kanë mundur ta bënin me kujdesin e nevojshëm e të mos binin në këtë dënim, i cili te njerëzit nënçmohet, po tek Allahu është shumë i madh.
Pakujdesi e dënueshme
Vërtet njeriu nënçmon veprimet që në mendjen e tij i duken si pa peshë, dhe ndoshta as që u kushton kujdesin e duhur. Ndoshta për shkak se janë të përditshme, njeriut i bëhet e zakonshme, prandaj nuk kujdeset sa duhet, dhe kjo bëhet shkak që të bëjë mëkat të madh. Është me interes të themi se veprimet e tilla nuk nisin nga mëkati i vogël e të rriten derisa të bëhen të mëdha. Jo, jo, - kurrsesi, mosruajtja nga papastërtia dhe bajtja e fjalëve, që në nisje paraqesin shkelje në zonën e mëkateve të mëdha. Ndoshta këtu qëndron edhe arsyeja e tërheqjes së vëmendjes, ngase njerëzit nuk janë të kujdesshëm.
Ngritja e vetëdijes në këtë aspekt është shumë e nevojshme, sidomos kur kemi të bëjmë me një çështje që
lidhet ngushtë me aspektin fetar dhe që ngërthen shumë pasoja. Tregimi i hadithit shpie drejt një komenti shumë
të rëndësishëm dhe korrespondon me atë që dijetarët e kanë vlerësuar si mendim shumë i çmueshëm, i cili në faqet e zemrës duhet të shkruhet me shkronja të arta.
Sipas një hadithi, e para punë për të cilën do të pyetet në Botën tjetër dhe për se do të marrë ndëshkimin, është
namazi, si e drejtë e Allahut, ndërsa në raportet që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave ndaj njeriut, është
mbytja-vrasja e tjetrit. Dy mëkatet e cekura në hadithin e temës, lidhen shumë fort me këtë që thamë së fundi,
dhe pikërisht ky është përfundimi të cilit Pejgamberi a.s. ia ka prerë udhën që në nisje. Kjo komentohet në këtë
mënyrë:
1. Nga obligimet që kemi ndaj Allahut, i pari për të cilin ne do të japim përgjegjësi, është namazi, të cilin besimtari, në rastet si në hadith, nuk e ka plotësuar si duhet e ndoshta edhe e ka bërë të pavlefshëm, sepse nuk ka plotësuar njërin nga kushtet bazë të tij, që është pastërtia. Personi i tillë, nga pakujdesia, ka rrezikuar namazin duke mos u kujdesur gjatë urinimit.
Ka nënçmuar një veprim me pasoja shumë të mëdha, prandaj, si rezultat i pakujdesisë, ka qenë me namaz
të pavlefshëm, meqë e ka falur me rroba të papastra.
E tani, në Botën tjetër, kur merret në pyetje, namazi që ai e ka falur, nuk është i vlefshëm, ngase, nuk është plotësuar njëri nga kushtet themelore për faljen, që është pastërtia.
Kjo paraqet një konditë unike në mesin e të gjitha medhhebeve. Ky pa dyshim është një përfundim shumë i keq, nga i cili Pejgamberi a.s. ka synuar të na tërheqë vëmendjen dhe të bëhemi të vetëdijshëm për pasojat e pashmangshme në Botën tjetër, duke filluar që në varr.
2. Gjithë të këqijat që u bëjmë tjerëve, janë të dënueshme, dhe njeriu do të japë llogari për to, por, sipas hadithit, dënimi i parë me të cilin do të ballafaqohet njeriu, është vrasja, si akti më i rëndë.
Vrasja si një akt i tillë, shumë herë vjen si rezultat i faktorëve të ndryshëm e nuk ka dyshim se ngatërresat në mes njerëzve paraqesin një nga shkaqet e para.
Shumë herë ngatërresat janë si pasojë e të dhënave jo të drejta dhe thashethemeve të shumta, që nganjëherë mbushin kupën e durimit. Bartja e fjalëve të pavërteta e të pasakta, gjeneron një urrejtje që shpie tek më keqja. Kët e arrin ai që ban fjalë me qëllim keqbërjeje, ngase njërit i shkon me një fytyrë e tjetrit me tjetrën.
Bartja e së keqes në mes njerëzve shpi në aktin më të rëndë, dhe kjo paraqet njërin nga shkaqet e vrasjes.
Prandaj, Pejgamberi a.s. ka dashur që, me pengesën e parë, ta mënjanojë atë të fundit. Në jetën tonë të përditshme dëgjojmë raste të shumta kur dikush, për shkak të thashethemeve, ka përfunduar me vrasje.
Në këtë aspekt, në dy rastet, lidhja është shumë e fortë dhe pasojat të njohura. Kjo është nga mësimet esenciale të hadithit. Kujdesi nga veprimet e tilla në këtë botë, që të mos heqim pasojat e dënimit në Botën tjetër.

Re: Dënimi në varr
Es Selam Alejkum vellezer Allahu na rujt prej denimit naten e varrit, Allahu ju shperbleft juve.
Selam
Selam
Khattab- Anëtarë Fillestar
- Numri i postimeve : 17
Points : 36
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 08/03/2010
Re: Dënimi në varr
Allahu ju shperbleft vella Selam Alejkum
Amar- Anëtarë Fillestar
- Numri i postimeve : 11
Points : 17
Reputation : 6
Data e Anëtarësimit : 08/03/2010
Re: Dënimi në varr
Allahu te shperbleft vellah
melika- Moderator
- Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010
Similar topics
» Shtatë vepra, shpërblimet e të cilave i vazhdojnë njeriut në varr pas vdekjes së tij
» Dënimi i merituar për vjedhje, mbytje dhe prostuticion (zina)!
» Dënimi i merituar për vjedhje, mbytje dhe prostuticion (zina)!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi