Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ky është Profeti ynë Muhamed a.s paqja Zotit qofshin mbi të

Shko poshtë

Ky është Profeti ynë Muhamed a.s paqja Zotit qofshin mbi të Empty Ky është Profeti ynë Muhamed a.s paqja Zotit qofshin mbi të

Mesazh nga Ebu Beker Tue Mar 09, 2010 4:19 pm

Ky është Profeti ynë Muhamed a.s paqja Zotit qofshin mbi të Dh62o0

Ky është Profeti ynë Muhamed a.s paqja Zotit qofshin mbi të

Para shpalljes
Në Gadishullin Arabik, në një zonë që shtrihet mes malesh shkëmbore e të zeza, pranë Kabes së Shenjtë, të cilën e ngriti Babai i të gjithë profetëve, Ibrahimi, me djalin e tij Ismailin (paqja e Allahut qoftë mbi ta), pesëqind e shtatëdhjetë vjet pas lindjes së Isait (paqja e Allahut qoftë mbi të), lindi njeriu më i mirë i të gjitha kohërave, Muhamedi, i biri i Abdullah ibn Abdul Mutalibit, nga një baba i pashëm dhe fytyrëndritur dhe nga një nënë fisnike prej një dere të lartë, me emrin Amine bintu Uehb, nga fisi Kurejsh, që sundonte të gjitha fiset arabe, i shërbente Vendit të Shenjtë (Kabes) dhe mburrej për pozitën dhe fisnikërinë që kishte ndër fiset e tjera.

Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) lindi jetim, sepse i ati i vdiq që kur nëna e tij ishte shtatzënë me të. Ky fëmijë i bekuar u dërgua të rritej në shkretëtirë (nën kujdestarinë e një gruaje nomade), që të mësonte gjuhën e kulluar arabe, si dhe të merrte shëndet të plotë dhe moral të lartë. Kur mbushi gjashtë vjeç, i vdiq edhe e ëma, duke e lënë nën kujdestarinë e gjyshit të tij, Abdul Mutalibit dhe njerëzve të tij. Kudo që të qëndronte ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kishte një begati të madhe dhe u hyri në zemër të gjithëve, aq sa filluan të garonin kush e kush ta merrte nën kujdestarinë e tij.

Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) u rrit në një mjedis, ku arabët ishin të përçarë, në luftë me njëri-tjetrin, të devijuar nga feja e Allahut që ua lanë atyre Ibrahimi dhe Ismaili (paqja e Allahut qoftë mbi ta), duke adhuruar idhujt, në një ideologji mitike dhe ishin pjesë e asaj historie që nuk ia vlente të përmendej për asgjë.

Ky djalosh u rrit dhe u njoh në popullin e tij si “i çiltri, i besueshmi”, aq sa zonja fisnike Hadixhe bintu Huejlid i besoi atij tregtinë e saj në Sham. Ai diti të ishte një tregtar i drejtë dhe i suksesshëm, prandaj kjo zonjë e nderuar i propozoi të martohej me të dhe martesa u realizua, duke ndërtuar kështu familjen më të lumtur në botë.

Pas shpalljes
Para se t’i zbriste shpallja, Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) mendonte dhe hulumtonte për gjithësinë e krijuar nga Zoti. Kur mbushi dyzet vjeç, i zbriti shpallja dhe fjala e parë që iu tha ishte: “Lexo!”. Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) u kthye te bashkëshortja e tij i trembur dhe duke u dridhur, por ajo e qetësoi duke i thënë se ai ishte njeri i mirë dhe se Allahu i donte atij, veçse të mirën. Ajo (Allahu qoftë i kënaqur me të) u këshillua për këtë edhe me një nga të afërmit e saj, Uaraka ibn Neufelin, që kishte njohuri rreth Shkrimeve të Shenjta. Ai ia komentoi këtë ngjarje si një sihariq të mirë dhe i tha se Shkrimet e Shenjta lajmëronin për një profet nga arabët dhe se do të dëshironte të jetonte aq gjatë sa ta shihte këtë profet, ta besonte e ta përkrahte edhe ai vetë.

Shpallja filloi t’i zbriste vazhdimisht Muhamedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe ai u urdhërua që t’i ftonte njerëzit në adhurimin e Allahut, Një të Vetëm, të bënin vepra të mira dhe t’u largoheshin të këqiave. Ai e nisi me njerëzit më të afërt të tij dhe në fillim e besuan bashkëshortja e tij Hadixhe, shoku i tij Ebu Bekri, djali i xhaxhait të tij, Ali ibn ebi Talibi që jetonte në shtëpinë e tij dhe disa njerëz të tjerë, që e pranuan ftesën dhe që ishin nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, si: tregtarë, fisnikë, burra, gra, të lirë dhe skllevër.

Por arabët në përgjithësi, e kundërshtuan dhe e refuzuan ftesën e tij. Atyre iu duk e rëndë të linin ritet e baballarëve, prandaj i përbuzën ata që e besuan Muhamedin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe filluan t’i përgënjeshtronin, t’i ndëshkonin, t’i rrihnin dhe t’i masakronin muslimanët, derisa arritën edhe t’u bënin atyre embargo dhe bojkot të plotë, por të gjitha këto nuk i sprapsën muslimanët nga feja e tyre.

Emigrimi (Hixhreti)
Një grup nga shokët e Muhamedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), të detyruar nga dhuna e kurejshëve, emigruan për në Abisini (Etiopia e sotme). Abisinia kishte një mbret të drejtë kristian me emrin Nexhashi, i cili u ndikua nga propaganda e muslimanëve dhe pas njëfarë kohe e pranoi edhe vetë Islamin. Më vonë filloi emigrimi për në Jethrib (Medine), pasi Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) u takua me një delegacion që vinte prej andej, i njohu me Islamin dhe ata e besuan me bindje. Me kthimin e delegacionit, Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nisi me ta Musab ibn Umejrin, që t’u mësonte rregullat e fesë islame dhe të ishte ambasadori i tij në Medine. Me thirrjen e Musabit, Allahu e futi Islamin në shumicën e shtëpive të Medines. Pas një viti, nga Medine u nis një delegacion i madh për t’u takuar me Profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), ku ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i ftoi ta përkrahnin dhe ta ndihmonin në ftesën e tij dhe ata pranuan duke i dhënë besën. Që këtu nisi emigrimi i begatë për në Medine, gjatë të cilit Ebu Bekri ishte shoqëruesi i Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), nën mbrojtjen dhe kujdestarinë e Allahut të Madhëruar, derisa arritën në Jethrib, vend i cili u quajt “Medineja e Shndritshme”. Banorët e këtij qyteti u lumturuan nga ardhja e Vulës së Profetëve (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tek ata, me një lumturi që s’e kishin provuar kurrë më parë.

Këtu Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nisi menjëherë të themelonte bazat e shtetit islam, duke filluar me tri kryesoret:
1. Ndërtimin e Xhamisë (që ishte kurora e të gjitha institucioneve të mëvonshme).
2. Vëllazërimin e njerëzve, që më parë ishin të përçarë (vendosja e rendit publik).
3. Përpilimin e kushtetutës së brendshme dhe sistemit të jetesës së qytetarëve, muslimanë dhe jomuslimanë.

Lufta në rrugën e Allahut
Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e mbushi jetën e muslimanëve në Medine me moralin e tij të lartë, me thjeshtësinë, guximin dhe udhëheqjen e tij të drejtë, sa u bë për ta baba, udhëheqës, prijës, këshilltar dhe udhëzues. Pasi erdhi urdhri nga Allahu i Lartësuar, Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) përgatiti ushtrinë dhe zhvilloi beteja në mbrojtje të shtetit të besimit dhe në ngritjen e fesë së vërtetë. Në betejën e madhe të Bedrit, ushtria e vogël dhe e dobët e besimtarëve triumfoi ndaj ushtrisë arrogante dhe të madhe të jobesimtarëve, ku Allahu e ndau të drejtën nga e kota, e mbështeti Profetin dhe e ngadhënjeu fenë e Tij.

Islami shpalosi një sistem të përkryer jetese, që mbante një vizion gjithëpërfshirës për të tashmen dhe të ardhmen. Kështu u rrënjos fuqia e muslimanëve, prandaj kundër tyre u bashkuan të gjitha fiset arabe dhe bishtat e tyre, në betejën e Ahzabit, por ata u befasuan kur panë se muslimanët kishin gërmuar një hendek përreth Medines. Natën e asaj beteje, një natë e errët dhe e ftohtë, Allahu u dërgoi jobesimtarëve një erë të fortë e të frikshme, që ua shkuli tendat e i bëri t’ia mbathnin nga kampet e tyre dhe të ktheheshin nga kishin ardhur.

Më vonë, fisi Kurejsh lidhi një pakt me Profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Ky u quajt “Pakti i Hudejbijes” dhe ishte një arritje e madhe për muslimanët. Pasi u vendos armëpushimi dhe njerëzit u ndjenë të sigurtë, muslimanët filluan të përziheshin me jobesimtarët dhe t’i ftonin ata në fenë e drejtë, t’ua lexonin Kuranin dhe t’u kumtonin atyre mësimet e Islamit. Prandaj, çdo njeri me mendje të shëndoshë që u ftua në Islam, e pranoi dhe e përqafoi atë si fenë e tij.

Çlirimi (i Mekës)
Kur fisi Kurejsh e shkeli paktin e arritur, të gjithë muslimanët u nisën në xhihad drejt Mekës Madhështore dhe arritën ta merrnin atë pa luftë. Kjo ndodhi në vitin e tetë pas emigrimit në Medine. Muslimanët e zhveshën Mekën nga pamja e saj pagane dhe e pastruan Shtëpinë e Shenjtë (Kaben) nga idhujt. Me këtë u zhduk paganizmi nga zemrat e njerëzve dhe u përhap Islami në të gjithë Gadishullin Arabik, duke bashkuar kështu fise e njerëz që askush nuk e mendonte se mund të bashkoheshin, mbi të cilët sunduan drejtësia dhe siguria, në një vend ku sundonin lufta dhe trazirat. Kufijtë e Islamit u zgjeruan dhe u përmbush fjala e Allahut të Madhëruar: “Ne të dërguam ty si mëshirë për botët.”. Pastaj u dërguan letrat e thirrjes në Islam te mbretërit dhe udhëheqësit e asaj kohe, midis të cilëve disa iu përgjigjën pozitivisht fesë së re dhe disa të tjerë filluan përgatitjet për luftë.

Vdekja e Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)
Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ishte një njeri, ai vepronte si të gjithë njerëzit e tjerë, përveç mëkateve dhe atyre gjërave që binin në kundërshtim me moralin e lartë dhe me natyrën e profetëve. Ai hante, pinte, flinte, gëzohej, dëshpërohej, martohej, sëmurej dhe… vdiste. E vullneti i Allahut ishte që ai të ndërronte jetë, pasi njerëzit u futën masivisht në fenë e Tij dhe muslimanët morën përsipër të mbanin lart flamurin e Islamit dhe ta mbronin atë pas tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).

Shokët e Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i dhanë atij lamtumirën dhe u tronditën nga ndarja me të dashurin e tyre, por interesi i Islamit i bashkoi ata të këshilloheshin mes tyre, ashtu siç i mësoi Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe zgjodhën një prijës që ta pasonte e ta zëvendësonte atë (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Ky prijës u vendos të ishte shoku më i ngushtë i Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Ebu Bekri (Allahu qofte i kenaqur me të), i cili e udhëhoqi Umetin (besimtarët) drejt lavdisë.

Mrekullitë
Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) jetoi mes popullit të tij dyzet vjet dhe u njoh prej tyre në atë kohë si njeri me çiltërsi dhe besnikëri të rrallë. Kur i erdhi shpallja dhe u urdhërua që t’i ftojë njerëzit në Islam, Allahu i dha edhe shumë mrekulli, që të ishte edhe më i besueshëm. Ndër mrekullitë e tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) më të mëdha janë:
 Kurani famëlartë.
Ai u zbrit në gjuhën e arabëve me një retorikë të pashembullt dhe i sfidoi ata – e vazhdon t’i sfidojë – që të formonin sikur edhe një kapitull të vetëm si kapitujt e tij, meqë ishin oratorë dhe autorë të poemave madhështore (por ata as mundën e as që mundin ta bëjnë këtë). Ndërsa Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk njihej si poet, përkundrazi, dihej që ishte analfabet, që s’dinte as të shkruante e as të lexonte, e pikërisht për këtë arsye, Kurani ishte një mrekulli që do të mbetet përjetë e tillë.
 Israja dhe Miraxhi.
Israja është udhëtimi i Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nga Medineja në Jeruzalem dhe kthimi i tij prej andej, brenda natës. Ky udhëtim u zgjaste njerëzve në atë kohë një muaj plot. Ai ua përshkroi atyre Jeruzalemin në një mënyrë që e përforconte sinqeritetin e tij dhe shumë prej atyre që e dëgjuan këtë gjë, e besuan dhe e pasuan atë në fenë e tij. Miraxhi është ngjitja e tij në qiell, gjatë së cilës pa me sytë e tij çuditë e krijimit të Allahut.
 Ndarja e Hënës.
Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) bëri shenjë me dorë nga Hëna dhe njerëzit e panë atë të ndarë në dy pjesë (nga fuqia e Allahut).
 Gurët që madhëronin Allahun.
Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) mori disa guralecë në dorë dhe njerëzit i dëgjuan ata të thoshin: “Subhanallah, Subhanallah!” (i Lartë është Allahu, i Lartë është Allahu!).
 Shërimi i të sëmurëve.
Profeti mjekoi sëmundje të ndryshme në zemër dhe trup, plagë dhe sy të shkulur që nga rrënjët dhe të gjitha këto u bënë me lejen e Allahut të Madhëruar.
 Profecitë për të ardhmen.
Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) u zbuloi qëllimet që kishin në zemër disa njerëzve në kohën e tij dhe ka lajmëruar për ngjarje që do të ndodhnin në të ardhmen. Disa prej tyre kanë ndodhur tashmë dhe disa të tjera pritet të ndodhin.
 Begatia dhe zhvillimi.
Ai i zgjaste dorën gjirit të një deleje dhe ai mbushej plot me qumësht, e vinte dorën në një enë me ushqim ose pije dhe nga ajo hanin e pinin me qindra vetë, e megjithatë masa e ushqimit dhe ujit mbetej e njëjtë.

Gjithsesi, Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka pasur shumë më tepër mrekulli sesa mund të përmendim.

Cilësitë
Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kishte natyrën më të plotë njerëzore. Ai kishte cilësitë dhe moralin më të mirë që mund të ketë një krijesë. Mjafton për këtë të dëgjosh se si e ka cilësuar ai veten: “Jam dërguar që të përmbush moralet fisnike.”
Allahu i Lartësuar thotë për të: “Ti vërtet ke një moral të lartë.” dhe: “Ne të dërguam ty si mëshirë për botët.”. Andaj, ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) është mëshirë për të gjithë njerëzit: gra, burra dhe fëmijë, mëshirë për zogjtë dhe kafshët, mëshirë për të gjitha krijesat e Allahut. Një nga dëshmitë më të mëdha të kësaj, është edhe fakti se ai i thirri të gjithë njerëzit në adhurimin e Zotit dhe Krijuesit të tyre të Vetëm: “Ju erdhi juve nga Allahu një dritë dhe një Libër i Qartë. Allahu udhëzon me të, ata të cilët me kënaqësinë e Tij ndjekin rrugën e paqes, i nxjerr ata nga errësira në dritë me lejen e Tij dhe i udhëzon në rrugën e drejtë.”. Për këtë mision, Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duroi vuajtje që s’i ka përjetuar asnjë profet tjetër. Madje, edhe në rastet më të vështira, kur populli i tij i shkaktoi shumë vuajtje dhe tallje, zemra e tij ishte plot me mëshirë, prandaj nga goja e tij e nderuar dolën vetëm fjalë të përjetshme që nënvizojnë kushtetutën e faljes dhe mëshirës: “O Allah! Fale popullin tim, sepse ata nuk dinë (se ç’po bëjnë)!”.

Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) vuri peshoren mes kësaj bote dhe botës së përtejme, kur disa muslimanë deshën ta vinin veten në një pozitë të rëndë jetese dhe njëri prej tyre tha se s’do të hante më mish dhe do të agjëronte gjithë jeten, një tjetër tha se s’do të bënte më marrëdhënie bashkëshortore dhe i fundit tha se s’do të flinte më mbi një shtrat. Kur Profetit i erdhën në vesh fjalët e tyre tha: “Si e kanë hallin disa njerëz? Unë vetë agjëroj dhe ha, fle dhe çohem, ha mish dhe bëj marrëdhënie bashkëshortore! Prandaj kush i largohet sunetit tim (mënyrës sime të jetesës), ai s’është si unë (pasuesi im).”. Megjithatë, ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ishte njeriu që e adhuronte më shumë Zotin e tij, falej natën derisa i fryheshin këmbët dhe kur Aishja – Nëna e besimtarëve – i thoshte: “Përse falesh kështu, kur Allahu t’i ka falur të gjitha gjynahet e mëparshme dhe të mëvonshme?”, ai i përgjigjej: “Përse të mos jem njeri falënderues (ndaj Allahut)!?”

Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ishte njeriu më i vendosur në rrugën e drejtë. Atë e tunduan shumë dhe i ofruan propozime, i bënë shumë kërcënime dhe i shkaktuan shumë vuajtje, që ta ndalonin të përhapte mesazhin dhe përgjigjja e tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ishte: “Pasha Allahun! Sikur ta vinin diellin në dorën time të djathtë dhe hënën në dorën time të majtë, që unë të heq dorë nga misioni im, nuk do të heq dorë derisa Allahu ta shpalosë atë (fenë, mesazhin tim), ose të vdes për këtë çështje.”. Ai ishte njeriu që Allahu i dha një guxim të pamatë, aq sa Aliu (Allahu qoftë i kenaqur me të) ka thënë për të: “Kur gjendeshim në vështirësi – gjatë betejave – mbroheshim me Profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe askush nga ne nuk ishte më afër armikut se ai.”.

Por e gjithë kjo nuk e pengonte Profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) të ishte më fytyrëçeluri, më buzagazi, më i buti, me karakterin më të mirë dhe më i sjellshmi me familjen, shokët e tij dhe me të gjithë njerëzit. I nderonte bashkëshortet e tij dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, i përkëdhelte dhe luante me ta, sillej mirë dhe me dashuri me ta dhe thoshte për të na mësuar edhe ne të tjerëve: “Më i miri nga ju është më i miri në familjen e tij dhe unë jam më i miri në familjen time. Gratë i nderon vetëm një njeri i nderuar dhe ato i poshtëron vetëm një njeri i poshtër.” Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e ndihmonte familjen në punët e shtëpisë, i bënte vetë shërbim vetes, u shkonte për vizitë muslimanëve të dobët dhe u jepte zemër atyre, i vizitonte të sëmurët dhe merrte pjesë nëpër xhenaze. Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ishte shembulli më i lartë në thjeshtësi, megjthëse kishte pozitën më të lartë në shoqërinë e tij.

Gjithsesi, për të kanë zbritur ajete kuranore që dëshmojnë për moralin e lartë që i dha atij Allahu dhe për virtytet e tij madhështore, sikurse thotë Allahu i Lartmadhëruar në fillim të sures “Kalem”, duke iu drejtuar Profetit dhe duke ia bërë të qartë të gjitha krijesave të Tij epërsinë morale të të Dërguarit të Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “Nun! Pasha kalemin (lapsin) dhe çka ai shkruan! Me mirësinë që të ka dhënë ty Zoti yt, ti nuk je i çmendur. Ti ke një shpërblim të merituar. Ti ke vërtet një moral të lartë.”.

Para Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe pas tij

Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) solli një ndryshim rrënjësor në jetën e njerëzimit. Këtu do të përmendnim këto fakte:
 I drejtoi njerëzit nga Allahu, Krijuesi i tyre i Vërtetë. I udhëzoi ata të adhurojnë dhe t’i mbështeten vetëm Zotit të tyre.
 Mesazhi i tij i liroi mendjet e njerëzve nga mitologjia dhe iluzionet dhe i bëri ato të meditojnë për universin dhe vetet e tyre.
 Korrigjoi konceptet e deformuara në besimin e ithtarëve të librit (kristianët dhe çifutët) dhe e ktheu besimin në rrënjën e vet të zanafillës.
 E vendosi Sheriatin (ligjin) hyjnor që të qeverisë jetën morale, shoqërore, ekonomike dhe politike të njerëzve.
 I doli në krah gruas, e cila më parë ishte e shtypur nga shoqëria, poshtërohej, shitej dhe blihej dhe më pas ajo u bë mësuese, edukatore, dijetare dhe ndërtuese civilizimesh.
 I bëri arabët sundimtarë të botës, kur më parë ishin vetëm barinj delesh. I pajtoi armiqtë dhe ata u bënë vëllezër. I barazoi të gjithë popujt, arabë dhe të tjerë, të gjithë vëllezër të një besimi dhe prej tyre u formua shoqëria më e mirë që kishte njohur ndonjëherë historia njerëzore.
 Zhduku diskriminimin racial dhe vendosi që baza e epërsisë midis njerëzve të ishte besimi, përkushtimi dhe mirësjellja.
 Ngriti shtetin islam mbi bazat e drejtësisë dhe vëllazërisë, shtet që punon për përhapjen e së mirës dhe zhdukjen e së keqes, që mbron njerëzit e dhunuar, ndihmon njerëzit e përvuajtur dhe i nxjerr robërit nga adhurimi për robërit e tjerë, në adhurimin e Zotit të robërve.
 Konkretizoi mësimet e Kuranit në jetën e përditshme dhe ishte (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) një Kuran i gjallë që ecte mbi tokë, shembulli që besimtarët duhet të ndjeknin.
 Ndërtoi një urë të sigurtë mes jetës së kësaj bote dhe asaj të botës së përtejme, prandaj shokët e tij ishin murgjit e natës dhe kalorësit e ditës. Ai u mësoi atyre që të mbjellin farën në këtë botë dhe t’i presin të korrat në botën tjetër, e këto janë mëshira dhe Xheneti (parajsa) i përgatitur nga Allahu, sa madhësia e qiejve dhe e tokës.


Edituar për herë të fundit nga Ebu Beker në Tue Mar 09, 2010 4:35 pm, edituar 2 herë gjithsej
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ky është Profeti ynë Muhamed a.s paqja Zotit qofshin mbi të Empty Re: Ky është Profeti ynë Muhamed a.s paqja Zotit qofshin mbi të

Mesazh nga Ebu Beker Tue Mar 09, 2010 4:26 pm

Java e fundit e jetës te Derguarit a.s

Sëmundja e Resulullahut s.a.v.s. ishte tejet e rëndë,saqë filloi t’I pyeste gratë e veta:
-“Ku jam nesër,te cila jam nesër?”
Ato e kuptuan dëshiren e tij,andaj e lejuan të shkonte tek e cila dëshironte.
U vendos tek Aishja r.a.,duke u mbështetur mes El-Fadël b.Abbasit dhe Ali b.Ebi Talibit.
Në shtëpinë e Aishes hyri me kokë të lidhur,duke I tërhequr këmbët zvarrë.Tek ajo e kaloi javën e fundit të jetës së vet.Aishja r.a.këndonte “Mauvvedheten”-suren “El-Felek” dhe “El-Nas” dhe dua,të cilat I kishte mësuar nga Resulullahu s.a.v.s.,pastaj fryente në të dhe e fërkonte atë me dorën e vet,duke u lutur per mirëqënien e tij. (more…)

Pesë ditë para transferimit
Të mërkurën,pesë ditë para transferimit,temperatura iu zgjerua në tërë trupin.Kishte dhëmbje të mëdha dhe I binte të fikët.
Atë botë tha:”Mi sillni shtatë matare me ujë nga puse të ndryshëm,në mënyrë që të dal para njerëzve dhe t’ua lë porosin time.”
E ulën në govatë dhe derdhnin ujë mbi të,saqë tha:-“Mjaft më,ju lutem!”
Pas kesaj u ndie me mire.Hyri ne mesxhid,u ul ne mimber dhe u mbajti fjalim njerzve te tubuar.Ai tha:
-“All-llahu I ka mallkuar hebrenjte dhe te krishteret,per shkak se varret e Pejgambereve te tyre I kane shnderruar ne faltore.”
Ne nje hadith tjeter qendron:-“I vrafte Allahu hebrenjte dhe te krishteret,per shkak se I kane bere varret e Pejgambereve te tyre faltore.”(Sahihu Buhariu)
Pastaj tha:-“Mos e merrni varrin tim si object adhurimi.”
Pastaj pranoi te jete I ndeshkuar nese i ka bere keq dikujt,e tha:
-“Nese dikend e kam frushkulluar shpines,ja shpina ime,le te ma ktheje ne mase te njejte.Nese dikend e kam ofenduar,le te ma ktheje me te njejten mase.”
Pastaj zbriti nga mimberi dhe e fail namazin e drekes.Mandej perseri hipi ne member dhe prape e perseriti se nese I ka mbetur dikujt borxh,le te kerkoje ate qe t’ia kthente.
Njeri tha:-“Me ke borxh tre drahme.”Resulullahu s.a.v.s.iu drejtua El-Fadilit e I tha:-“O Fadel,jepja ato.”
Pastaj e la porosine ne lidhje me ensaret,e tha:-“Po ua le porosine per ensaret.Ata jane njerezit e mi dhe familja ime,ata e kane kryar ate qe eshte dashru ta kryejne,por u mbete ajo qe ende duhet ta kryejne .Merrni prej tyre ate qe eshte mire,ndersa mos e perfillni ate qe eshte prej tyre keq.”
Ne nje hadith qendron:”Njerezit shumohen,ndersa ensareve gjithnje iu pakesohet numri,gjersa nuk behen sikur kripa ne gjelle.Kushdo qe te jete prej jush ne pushtet,e prej tyre perjeton gjera te papelqyeshme apo ndihme,prej tyre le te pranoje ate qe eshte e mire, e most e perfille ate qe prej tyre eshte keq.”(Sahihu Buhariu)
Pastaj tha:-“All-llahu xh.sh.ia ka mundesuar nej njeriu te zgjedh nga kopshti I dynjallekut cilndo lule ose ate qe posedon Allahu.Ai xgjodhi ate qe posedon Allahu.
Ebu Se’id El-Hudariu transmeton:”Ebu Bekri filloi te qaje e tha:”Te flijojme ty per baballaret tane e nenat tona.”Ne protestuam,kurse njerezit thane:”Shihni kete plak,ç’po ndodh me te?Resulullahu s.a.v.s.na flet per robin te cilin Allahu e ka sprovuar qe te zgjedhe lulen e kesaj bote ose ate qe posedon Allahu,e ky se kendejmi thote:”Te flijojme ty per baballaret dhe nenat tona.”
Resulullahu s.a.v.s.tani ishte ne pozite te zgjedhe,kurse Ebu Bekri me te vertete ka qene me I dituri prej nesh.”
Atehere Resulullahu s.a.v.s.tha:”Njeriu me doredhenes ndaj meje,qofte per pasurine e vet,qofte per shoqerimin e tij me mua,eshte Ebu Bekri.Sikunder te kerkoja mik te ngushte,pos Allahut,do ta merrja Ebu Bekrin.Por ta keni te ditur se vellezerit t tubuar rreth islamit ne dashuri dhe ne harmoni do te hasin ehde xhami me dyer te mbyllura,por dyert e Ebu Bekrit jane gjithnje te hapura.”

Kater dite para transferimit
Te ejten,kater dite para transferimit ne Ahiret,duke ndier dhimbje te medha,Resulullahu s.a.v.s.tha:”Ejani t’ua shkruaj nje liber,ne menyre qe te mos devijoni nga rruga e drejte.”
Rreth tij ishin ulur njerezit,ne mesin e te cileve ishte Umeri r.a.,I cili tha:”Resulullahun s.a.v.s.e ka kapluar semundja,ndersa ju e keni Kur’anin.Juve ju mjafton Libri I Allahut.”
Njerezit e shtepise dhe u ndane ne mendime.Disa u hidheruar e thane:”Afrojani le te thote Resulullahu s.a.v.s.çka te deshiroje”,ndersa te tjeret u pajtuan me mendimin e Umerit r.a.
Pasi qe e tepruan me polemike,Resulullahu s.a.v.s.tha:-“Shkoni dhe me lini te qete!”
Ate ditei ka porositur tri gjera:
1.Qe te shperngulen nga Arabia hebrenjte,krishteret dhe mushriket;
2.Qe te shperblehen delegacionet me te gjitha ato qe u kishte premtuar;
3.Porosine e trete e ka harruar transmetuesi.Eshte e mundur qe kjo te kete qene lidhshmeria e ngushte me Kur’anin dhe Sunnetin,ose qe ushtria,me kry me Usamen ta kryente detyren e vet,ose porosia per:”Namaz dhe per at ate cilet jane ne posedimin tuaj.”
Edhe kete te ejte Resulullahu s.a.v.s.gjithnje ishte imam ne xhemat perkunder semundjes se rende,deri ne jaci.Namazi I fundit te cilin e fail me xhemat ishte akshami.Kendoi si zakonisht “El-Murselat”.
Rreth kohes se jacise gjendja e rende u veshtiresua edhe me,andaj nuk mundi te dilte ne mesxhid.
Aishja r.a.thote:-“Resulullahu s.a.v.s.pyeti:”a te shkoj t’u fali njerezve namazin?”
Ne u pergjigjem:”Jo,o Pejgamber I Allahut,edhe pse at ate presin.”Ai tha:”Me sillni uje dhe govaten.”Ne ia sollem e ai u pastrua dhe u ndrit me mund te madh,por menjehere I ra te fiket.Pastaj u kendell e pyeti:”A t’ua fali namazin njerezve?”
Edhe te dyten here e te treten here ndodhi si heren e pare.Pastrohej,çohej per te vajtur,por I binte te fiket.Me ne fund e dergoi Ebu Bekrin qe t’I behet xhematit imam ne namazin e jacise.Ebu Bekri falej ehd diteve te tjera.si imam I fali shtatembedhjete namaze gjate jetes se Resulullahut s.a.v.s.
Aishja r.a.u perpoq tri-kater here te Resulullahu s.a.v.s.per ta nderruar imamin,ne menyre qe njerezit te mos e marrin si parashenje te keqe,por Resulullahu s.a.v.s.refuoi ta bente kete duke thene:”Me te vertete,ju jeni pronare te Jusufit.Urdherojeni Ebu Bekrin qe te behet imam dhe t’u fale njerezve namazet.”

Nje apo dy dite para transferimit
Te shtunen apo te dielen,Reulullahu s.a.v.s.u ndie me mire,andaj doli I mbeshtetur per dy njerez per ta falur namazin e drekes.Ebu Bekri ishte imam.Kur e pa Resulullahun s.a.v.s. deshi te menjanohej per t’ia leshuar vendin,po Resulullahu s.a.v.s.i beri shenje qe te mos luante nga vendi,e tha:”Me çoni afer tij!”
E ulen ne anen e djathte te Ebu Bekrit.Ebu Bekri e imitonte Resululahun s.a.v.s.ne namaz.Njerezit e dallonin tekbirin.

Nje dite para transferimit ne ahiret
Te dielen,vetem nje dite para transferimit,Resulullahu s.a.v.s. I liroi sherbetoret e vet dhe ua ndau shtate dinaret e fundit qe I kishte.
Muslimaneve ua fali armet e veta.Ate nate Aishja r.a.huazoi nga fqinja e saj vaj per kandil.Parzmorja e Pejgamberit s.a.v.s.ishte peng te nje hebre,per tridhjete mase grure.

Dita e transferimit ne ahiret
Enes b.Maliku rrefen:”Derisa muslimanet ne mengjes ishin duke falur namazin e sabahut pas Ebu Bekrit,ata I befasoi Resulullahu s.a.v.s.
E kishte menjanuar perden nga dera e dhomes se Aishes dhe I shikonte ata.
Ai buzeqeshi dhe qeshi.Ebu Bekri u terhoq ne saf dhe e liroi vendin,duke menduar se Resulullahu s.a.v.s.deshiron te hyje ne namaz.”
Enesi thote:”Muslimaneve iu duk se jane ne sprovim gjate namazit per shkak te gezimit qe ndienin ndaj Resulullahut s.a.v.s.Ai u dha shenje me dore te vazhdojne namazin.
Pastaj hyri ne dhome dhe terhoqi perden e deres.
Pas kesaj nuk e perjetoi kohen vijuese te namazit.
Kah ora dhjete para dreke,resulullahu s.a.v.s.e thirri Fatimen dhe I peshperiti diqka ne vesh.Ajo filloi te qaje.Pastaj perseri I peshperiti,e ajo filloi te qeshe.
Aishja r.a.thote:”Ne e pyetem se ç’I kishte thene,e ajo tha:”Resulullahu s.a.v.s.me tregoi se do te transferohet ne ahiret per shkak te kesaj semundjeje,andaj qava.E pastaj me tregoi se do te jem e para nga familja jone qe do te shkoj pas tij,andaj nga gezimi qesha.”
Resulullahu s.a.v.s.e ka gezuar Fatimen duke I thene se ajo eshte perfaqesuesja e te gjitha grave ne te dy botet.
Fatimja e pa se çka po ndodhe me Resulullahun s.a.v.s.dhe sa fort eshte duke vuajtur nga semundja e cila e shtrengonte rende,andaj bertiti:”O pikellimi im,o babai im!”
Ai tha:”Prej sot babai yt nuk do te kete me dhembje.”
Resulullahu s.a.v.s.i thirri nipat e vet,El-Hasanin dhe El-Hyseinin dhe I puthi.
Porositi çdo te mire per ta.I thirri edhe grate e veta,I keshilloi ato dhe ua perkujtoi obligimet e tyre.
Dhembja behej gjithnje e me e fuqishme.Gjurma e helmit,te cilin e kishte ngrene ne Hajber,u shfaq,e ai tha:”O Aishe,ende jam duke ndier dhembjen dhe hidhesiren e atij ushqimi qe e kam ngrene ne Hajber.E ndiej se me pelcet dielli I gjakut nga ai helm.
Resulullahu s.a.v.s.ua la porosine njerezve duke thene:”Namazin,namazin,dhe ate qe e keni ne posedimin tuaj.”Kete e perseriti disa here.

Transferimi ne Ahiret
Transferimi filloi.Aishja e ngriti pak dhe e mbeshteti te ajo.
Perkitazi me kete,ajo ka thene:”Nga begatite e Allahut ndaj meje eshte ajo qe Resulullahu s.a.v.s.ka nderruar jete ne shtepine time,ne diten time,ne kraherorin tim dhe prane shpirtit tim.
Ne çastet e fundit ne dhome hyri Abdullahu,I biri I Ebu Bekrit.Ne dore mbante misvakun (per pastrimin e dhembeve)e une e mbaja Resulullahun s.a.v.s.te mbeshtetur.Verejta se isht duke shikuar misvakun,e kishte deshire qe gjithnje t’I pastronte dhembet.
Thashe:”A e do?”E levizi koken ne shenje pohimi.Une ia dhashe,e ai e shtypi neper dhembe.Une thash:”A ta zbus pak?”Ai beri me shenje se po.Une e zbuta,e ai urdheroi perdorimin e tij.
Ne nje hadith tjeter thuhet se ai me misvak I ka ferkuar dhembet siçka mundur edhe me pare.Para tij ishte pjata me uje.I lagu duart me uje,e ferkoi fytyren e tha:”La ilahe ilAll-llah,vdekja e ka agonine e vet.”
Kur Resulullahu s.a.v.s.mbaroi pastrimin e dhembeve me misvak,e ngriti doren apo gishtin dhe e drejtoi shikimin ne tavan.Aishja r.a.e ktheu koken kah ai,gjersa buzet e tij peshperitnin:”Me ata,te cileve ua ke dhuruar meshiren Tende,me Pejgamberet,te sinqertet,shehidet dhe te miret.O Zoti im,me bashko me lajmetaret e fese.”
Fjalet e fundit I peseriti tri here.Dora I ra,e ai u shperngul te shoket me te lartesuar.
“Ne I takojme Allahut dhe Atij I kthehemi.”
Kjo ngjau ne oret e paradrekes,te henen me 12.rebiul-evvel te vitit 11 h.
Ate dite Resulullahu s.a.v.s.i kishte mbushur gjashtedhjete e tre vjet e kater dite.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi