Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa lloje të ibadetit

Shko poshtë

Disa lloje të ibadetit Empty Disa lloje të ibadetit

Mesazh nga Ebu Beker Tue Mar 09, 2010 6:50 pm

Ibadeti ka shumë lloje. Secili veprim, të cilin e do Allahu dhe është i kënaqur me të, qoftë fjalë apo vepër, e dukshme apo e fshehtë, është një lloj dhe një njësi e ibadetit. Në vijim po përmendim disa shembuj te tij.

1. Lutja me të dy llojet e saj: lutje adhurimi dhe lutje kërkese.

Allahu, subhanehu we teala, thotë: “Pra, luteni Allahun me sinqeritet në adhurim!” (Gafir, 14);

“Xhamitë janë vetëm për (ta adhuruar) Allahun, e mos lutni, krahas Allahut, asnjë!” (El-Xhinn, 18);

“A kush është më i humbur se ai që, veç Allahut, lut dikë tjetër që nuk mund t’i përgjigjet atij deri në Ditën e Kiametit, sepse janë gafilë ndaj lutjes së tyre. E kur do të tubohen njerëzit, ata (të adhuruarit – zotat) do të jenë armiq të tyre (adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.” (El-Ahkaf, 5-6)

Kush e lut dikë tjetër veç Allahut, për ndonjë gjë për të cilën nuk ka mundësi ta plotësojë kush pos Allahut, i tilli është mushrik dhe kafir, pa marrë parasysh a është i luturi i gjallë apo i vdekur. Ndërsa, kush e lut një të gjallë për ndonjë gjë për të cilën ai ka mundësi t’ia plotësojë, si p.sh., nëse thotë: O ti filan, më jep të ha, o filan më jep të pi, ose të ngjashme me to, i tilli nuk ka ndonjë gjynah. Por, nëse për këto gjëra e lut dikë që është i vdekur apo nuk është i pranishëm, edhe ky është mushrik, sepse i vdekuri nuk mund t’i bëjë këto gjëra.

Duaja – lutja është dy llojesh: dua kërkese dhe dua adhurimi – ibadeti.

Duaja kërkesë është kur njeriu kërkon prej Allahut të mira të dynjasë ose ahiretit, ndërsa në duanë, që është ibadet, hyjnë të gjitha llojet e adhurimit, të dukshme dhe të fshehta. Është kështu, sepse kush e adhuron Allahun, faktikisht ai kërkon nga Allahu që t’ia pranojë atë adhurim dhe ta shpërblejë për të.

Çdo herë që në Kur’an vjen urdhri për lutje, ndalesa nga të luturit dike tjetër veç Allahut, si dhe lëvdimi i atyre që i luten Allahut, përfshihet edhe lutja kërkesë, edhe lutja ibadet.

2,3,4. Dashuria, frika dhe shpresa.

Më lart u cekën këto tre lloje dhe u sqarua se këto janë shtyllat e ibadetit.


5. Mbështetja.

Mbështetja tek Allahu është lënia e çështjes tënde sinqerisht në Dorë të Allahut, duke u mbështetur në Të, duke pasur besim të plotë në Të dhe duke i bërë shkaqet e lejuara për arritjen e dobive dhe largimin e të këqijave.

Allahu, subhanehu we teala, thotë: “Vetëm Allahut mbështetuni, nëse jeni besimtarë.” (El-Maide, 23);

“Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.” (Et-Talak, 3)

6,7,8. Dëshira, frikësimi dhe vetëposhtërimi.

Me dëshirë është për qëllim dëshira e arritjes deri te një gjë e dëshiruar. Frikësimi është frika e cila rezulton me ikje nga ai prej të cilit frikësohesh, Vetëposhtërimi është përulje dhe nënshtrim para Allahut duke pranuar çdo gjë që ka caktuar Ai, qoftë në fat apo në sheriat.

Allahu i ka përmendur të tria këto lloje të ibadetit në ajetin: “Ata nxitonin për punë të mira, Na luteshin me dëshirë e frikësim dhe para Nesh përuleshin.” (El-Enbija, 90)

9. Frikë nga respekti.

Ajo është frika e cila është e ndërtuar mbi dijen për madhërinë dhe fuqinë absolute të atij prej të cilit kihet kjo frikë. Allahu thotë: “...por, mos ua kini frikën atyre, po Mua më frikësohuni!” (El-Bekare, 150);

“...andaj, mos iu frikësoni atyre, por Mua të Më frikësoheni!” (El-Maide, 3)

10. Pendimi

Pendimi është kthim tek Allahu duke iu bindur Atij dhe duke u larguar nga bërja e gjynaheve ndaj Tij. Allahu thotë:

“Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij”. (Ez-Zumer , 54)

11. Kërkimi i ndihmës.

D.m.th., kërkimi i ndihmës prej Allahut, për t’i realizuar çështjet e kësaj bote dhe ato fetare. Allahu thotë: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe Vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë.”

Ndërsa, Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, thotë: “Kur të kërkosh ndihmë, kërko vetëm prej Allahut!” (Transmeton Tirmidhiu, Ahmedi dhe Hakimi)

12. Kërkimi i mbrojtjes.

D.m.th., kërkimi i ruajtjes dhe mbrojtjes prej gjërave të padëshiruara. Allahu thotë: “Thuaj: Kërkoj mbrojtje prej Zotit të agimit. Nga e keqja (e çdo krijese) që Ai e krijoi.” (El-Felek, 1-2);

“Thuaj: Kërkoj mbrojtje prej Zotit të njerëzve. Sunduesit të njerëzve. Të adhuruarit të njerëzve. Prej të keqes së cytësit që fshihet.” (En-Nas, 1-4)

13. Kërkimi i shpëtimit.

D.m.th, të kërkohet ndihmë për shpëtim nga një vështirësi apo fatkeqësi. Allahu thotë: “(Përkujtoni) kur kërkuat shpëtim prej Zotit tuaj, e Ai ju përgjigj.” (El-Enfal, 9)

14. Sakrifica.

Ajo është therrja e kafshës në mënyrë të caktuar me qëllim afrimi ndaj Allahut. Allahu thotë: “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve.” (El-En’am, 162);

“Andaj, ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” (El-Keuther, 2)

15. Zotimi.

Është ajo që njeriu t’i bëjë detyrim vetes një gjë, ose një ibadet që nuk është detyrim. Allahu thotë: “Ata janë që zbatojnë zotimin dhe i frikësohen një Dite, dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.” (El-Ihsan, 7)

Këta janë disa shembuj për llojet e ibadetit. Të gjitha janë e drejtë vetëm e Allahut dhe nuk lejohet në asnjë mënyrë që diç prej tyre të bëhet për dikë tjetër veç Tij.

Adhurimet, në bazë të asaj se me cilën gjymtyrë realizohen, ndahen në tri pjesë:

Pjesa e parë: ibadetet e zemrës, si: dashuria, frika, shpresa, pendimi, frikë-respekti, frikësimi, mbështetja etj.

Pjesa e dytë: ibadetet gojore, si: falënderimi, dhikri, tesbihu, istigari, leximi i Kur’anit, duaja, etj.

Pjesa e tretë: ibadetet trupore, si: namazi, agjërimi, zekati, haxhi, lëmosha, xhihadi etj.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi