Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të kërkosh rriskun nga Allahu e jo nga njerëzit

Shko poshtë

Të kërkosh rriskun nga Allahu e jo nga njerëzit Empty Të kërkosh rriskun nga Allahu e jo nga njerëzit

Mesazh nga Ebu Beker Tue Mar 09, 2010 6:56 pm

Ibrahimi, alejhi selam, këshilloi: “...pra kërkoni rriskun tek Allahu, adhuroni Atë dhe shprehjani falënderimin Atij, sepse tek Ai do të ktheheni.” (Ankebut, 17)

Të gjithë kanë nevojë për rrisk (furnizim) dhe mbështetje. Nëse një person e kërkon rrizkun e tij prej Allahut, atëherë ai është rob i Allahut dhe e ndien se ka nevojë për Të. Nëse dikush e kërkon rriskun nga krijesat, do t’u robërohet e do të ndiejë se ka nevojë për to. Kjo është arsyeja pse është e ndaluar që të kërkohet rrisku nga krijesat, por është e lejuar në raste nevoje. Shumë hadithe e ndalojnë këtë lloj të kërkuarit nga njerëzit:

Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, thotë: “Ndonjëri nga ju mund të lypë e të lypë, derisa të vijë Ditën e Gjykimit pa mish në fytyrën e tij.” (Buhariu, Muslimi dhe Nesaiu)

Dhe thotë: “Të kërkosh lëmoshë nuk është e lejueshme, përveç për atë që është në borxhe të mëdha, për atë që duhet tëlajë gjakun (shpagim për vrasje) dhe për atë që ka rënë në një varfëri shkatërruese.” (Ebu Davudi dhe Bejhekiu)

Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, thotë: “Nëse ndonjëri nga ju do të marrë një litar e të shkojë të mbledhë dru, do të jetë më e mirë për të sesa të kërkojë lëmoshë prej njerëzve, të cilët mund t’i japin ose mund të mos i japin.” (Buhariu dhe Ibn Maxheh)

Muhamedi, sal’allahu alejhi we selem, thotë: “Çfarëdo pasurie që ju bie në dorë pa e kërkuar ose pa shpresuar për të, merreni dhe çfarëdo që nuk ju bie në dorë mos shpresoni për të.” (Buhariu, Muslimi dhe Nesaiu)

I Dërguari i Allahut e bëri të qartë se ai nuk e pëlqen që dikush të kërkojë lëmoshë, qoftë ajo kërkesë me gojë ose me zemër. Në një hadith sahih, Pejgamberi i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, thotë:

“Kushdo që dëshiron të jetë i pavarur, Allahu do ta bëjë atë të pavarur. Kushdo që dëshiron të mos kërkojë nga njerëzit asgjë, Allahu do ta ndihmojë që të lirohet prej asaj. Kushdo që dëshiron të jetë i durueshëm, Allahu do t’i japë durim. Askujt nuk i është dhënë më mirë dhe më bollshëm sesa durueshmëria.”

Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, i këshilloi shokët e tij më të ngushtë që të mos kërkonin nga askush asgjë. Është transmetuar se nëse Ebu Bekrit do t’i binte kamxhiku i tij kur ishte i hipur në deve, ai nuk do të kërkonte prej askujt që t’ia kapte dhe thoshte: “Miku im i dashur, i Dërguari sal’allahu alejhi we selem, më këshilloi që të mos kërkoj prej njerëzve asgjë.”

Imam Muslimi transmeton nga Auf ibn Malik se i Dërguari i Allahut, mori besën nga ai dhe një grup njerëzish që ata të mos kërkonin prej njerëzve asgjë. Disa nga njerëzit e atij grupi i dhanë besën të Dërguarit, se nëse do t’u binte kamxhiku nuk do të kërkonin prej askujt që t’ua kapnin atë. Shumë ajete dhe hadithe tregojnë që ne duhet të kërkojmë nga Allahu dhe jo nga krijesat. Allahu subhanehu we teala, thotë:

“E kur ta kryesh (obligimin), atëherë mundohu me adhurim. Dhe vetëm te Zoti yt përqëndro synimin.” (Inshirah, 7-Cool

Pejgamberi i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, i tha Ibn Abasit: “Nëse kërkon diçka, kërkoja Allahut, nëse kërkon ndihmë, kërko prej Allahut.” (Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi)

Ibrahimi alejhi selam, ka thënë në ajetin e mëposhtëm Kur’anor: “...pra kërkoni tek Allahu rriskun.” Në arabisht kjo pjesë e ajetit lexohet “Febtegu indAllahi riska” që përkthehet “kërkoni tek Allahu rriskun”.

Pjesa indAllah (tek Allahu) është vendosur në fillim për një arsye të vetme, ajo tregon se, mos e kërko rriskun prej askujt tjetër përveç Allahut.

Allahu, subhanehu we teala, thotë:

“...Allahut kërkoni nga të mirat e Tij.” (Nisa, 32)
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi