Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria sërish rrezikohet nga përmbytjet

Shko poshtë

Shqipëria sërish rrezikohet nga përmbytjet Empty Shqipëria sërish rrezikohet nga përmbytjet

Mesazh nga Dhulkarnejn Sat Mar 13, 2010 12:29 am

Shqipëria sërish rrezikohet nga përmbytjet

Tiranë, 12 mars - Pjesa e Nënshkodrës rrezikon të përmbytet për herë të tretë brenda një harku kohor dymujor.
Reshjet e shumta në veri të vendit, si dhe shkrija e dëborës, ndikuar edhe nga liqeni i Ohrit, kanë risjellë rrezikun për tri hidrocentralet kryesore në vend. Deri tani KESH-i ka vendosur hapjen e portave vetëm për hidrocentralin Vau i Dejës, duke shkarkuar rreth 300 metër kub ujë në sekondë.
Sa i takon HEC-it të Fierzës, më të madhit në vend, niveli i prurjeve regjistroi dje nivelin e 500 metër kub ujë në sekondë, duke e çuar liqenin në kuotën e 293.75 metra mbi nivelin e detit, ose rreth 2 metra mbi pikën kritike.
Deri në orët e vona të mbrëmjes autoritetet nuk kishin vendosur ende se si do të vepronin me portat, ndërkaq e gjithë prurja e ujit po shkon për prodhimin e energjisë elektrike.
Në Koman prurjet janë 110 metër kub ujë në sekondë, kurse liqeni ka prekur nivelin e 171.66 metrave mbi nivelin e detit (175 maksimalja).
Pak më keq paraqitet situata në Vaun e Dejës, i cili arrin në 75.19 metra mbi nivelin e detit, me prurje 20 metër kub ujë në sekondë dhe derdhje nga portat në masën 300 metër kub ujë.
Për momentin në zonat e banuara pranë lumit Buna në Shkodër nuk ka rritje të nivelit të ujit.
Megjithatë, korrespodenti i “Shqip” evidenton faktin se është rritur disi niveli i lumit Buna, ndërsa autoritetet vendore po monitorojnë me kujdes situatën për të ndërhyrë në kohë.
Në rast përmbytje, për banorët e zonës përreth Shkodrës do të ishte hera e tretë brenda një harku kohor të shkurtër, ndërsa qeverisë do t’i duhet të llogarisë nga e para dëmet.
Aktualisht KESH-i po prodhon me kapacitet të plotë, afër 29 milionë kilovat energji, ndërsa konsumi është rreth 22 milionë kilovat, pjesa e mbetur shitet ose depozitohet.
Vetëm për muajin mars, KESH ka të garantuar fitimin e 16 milionë eurove nga kontratat e lidhura për eksportin e energjisë elektrike.
Jo pak ndikim në situatën e krijuar në veri jep liqeni i Ohrit, i cili derdhet në pjesën e Maqedonisë.
Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë bërë që niveli i ujit të liqenit të Ohrit të kalojë 25 centimetra mbi kuotën maksimale të lejuar, duke përbërë një rrezik përmbytjesh për banorët e fshatrave të Strugës dhe të qytetit të vjetër të Ohrit.
Rritja e nivelit të ujit ka detyruar qeverinë maqedonase të mbajë hapur portat, nga të cilat shkarkohet 62 metër kub ujë në sekondë në Drin. Një situatë që reflektohet më pas në kaskadën e Drinit, në Shqipëri.
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi