Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazeta Suedeze prapë e publikon karikaturën për ta përkrahur ’lirin e të shprehurit’

Shko poshtë

Gazeta Suedeze prapë e publikon karikaturën për ta përkrahur ’lirin e të shprehurit’ Empty Gazeta Suedeze prapë e publikon karikaturën për ta përkrahur ’lirin e të shprehurit’

Mesazh nga Ebu Beker Sat Mar 13, 2010 12:34 am

Gazeta Suedeze prapë e publikon karikaturën për ta përkrahur ’lirin e të shprehurit’

El-Xhumah 25 Rabi el Euel 1431 / 12 03 2010

Disa prej gazetave kryesore të Suedisë e publikuan prapë karikaturën politike të Pejgamberit Muhamed (s.a.v.s.) të mërkurën, një ditë pasi që 7 persona ishin arrestuar në lidhje me planifikimin për ta mbytur karikaturistin.

Karikaturisti suedez Lars Vilks së pari e kishte bërë një karikaturë të Pejgamberit Muhamed(s.a.v.s.) me trup të qenit 3 vite më parë. Që atëherë, ai është bërë shënjestër e kërcënimeve vdekje prurëse të përsëritshme.

Deutsche Welle foli me shefin editorial të gazetës Expressen Thomas Mattsson për vendimin e tij për ri publikimin e karikaturës.

Deutsche Welle: Pse keni vendosur që ta publikoni këtë karikaturë?

Thomas Mattsson: Kjo karikaturë është publikuar në shumë gazeta suedeze më parë. Expressen asnjëherë nuk e ka publikuar më parë, por e bëmë sot për faktin se dje 7 persona ishin arrestuar për planifikim për ta mbytur artistin Lars Vilks.

Ne dëshironim që lexuesve tanë t’ia tregojmë këtë karikaturë, por jo në mënyrë fyese. Nuk është publikuar në faqen e parë – është një karikaturë sa dy rreshta, pra është shumë e vogël – por është e identifikueshme dhe mund ta shohësh atë dhe të vendosësh me mendjen tënde.

Disa njerëz, veçanërisht muslimanët, ndihen se thjeshtë është bërë për ti ofenduar ata.

Ne zakonisht jemi të vetëdijshëm se njerëzit e gjejnë këtë ofenduese, por është shumë me rëndësi që ne mos ta censurojmë vetën tonë për ti ndal karikaturimet që kanë mundësi ti ofendojnë njerëzit por që neve na lejohet ti publikojmë.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi